Forumi Horizont Gjithsej 7 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 »
Trego 62 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Ilace Popullore! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11362)


Postuar nga ~Enigme~ datė 08 Prill 2006 - 19:57:

Ilace Popullore!

Cod. B08042006

Ne kohet e vjetra njerzit ishin praktike duke kombinuar ilace popullore me formula barishtore.

Kush di me teper reth ketyre barna dhe c'mendoni per ato?

Nje artikull qe lexova permend se mjalti prodhon rezultate efektive kur perdoret per plaget sepse ka veti antibakteriale (antibacterial quality) qe te mbron nga infeksionet. Gjithashtu heqen helmimet apo materialet e huaja dhe ulen "edema" ose fryrjen pra ka aktivitet "anti-inflammatory".


Postuar nga Klodel datė 08 Prill 2006 - 20:54:

Exclamation

teme interesante enigma. kur digjesh mbi plage ver salce domatesh. eshte e fresket dhe te qeteson plagen. ndersa kur ke kolle qe nuk te pushon, pi caj bliri te zier bashke me gjethe dafine dhe cajit te nxehte hidhi pak gjalpe qe qeteson fytin e ashpersuar dhe ndihmon.


Postuar nga ~Enigme~ datė 16 Prill 2006 - 00:25:

Llimon, limontosi apo portokall te pasura me vitamina C ndimojne ne qarkullimin e gjakut dhe ne pastrimin e tij nga substanca oxidative.

Limontosi apo limoni mund te perdoret gjate dhimbjes te grykes. Gjithashtu gargare me uje te ngrohte dhe me kripe ndimon ne regullimin e saj.


Postuar nga ~Enigme~ datė 16 Prill 2006 - 00:41:

GARCINIA CAMBOGIA

Cod. B16042006

"Egziston nje bimė e kuqe, e madhe sa njė kokėrr portokalli qė njihet nė botanikė me emrin GARCINIA CAMBOGIA. Kjo bimė thahet dhe bluhet duke e bėrė nė kėtė mėnyre pluhur.

Ky pluhur ka pasur pėrdorime tė ndryshme pėr shumė e shumė vite me radhė.

Nė Indi pėrdoret pėr infeksione te ndryshme. Gjithashtu ėshtė pėrdorur si punė ēamēakizi pėr tė mbajtur tė shėndetshėm dhėmbėt dhe mishin e dhėmbėve. Ne Indi, gjithashtu pėrdoret si erėz nė gatim, sidomos nė gjellėt e famshme indiane “Keri”.

Nė disa vende bima ėshtė pėrdorur si afrodiziak (nxitės i epshit seksual).

Nė Kinė pėrdoret nė diabetin tipi 2, nė disa sėmundje mėlēie dhe pėr parazitė."

Marre nga gazeta "ballkan" publikuar 23/03/2006 Lajme nga shendetesi


Postuar nga ~Enigme~ datė 16 Prill 2006 - 15:29:

Kura per te sheruar ulceren!

Cod. C16042006

Lule basani
eshte nje nga bimet me te rendesishme qe rekomandohet pėr kurimin e ulceres ne stomak.

Ēaji i perfituar nga zierja e kesaj bime ne nje perzierje me vajin e ullirit, lihet per rreth 40 dite ne nje ene prej qelqi. Kur kjo mase te marre nje ngjyre te kuqerremte, atehere mund te perdoret.

Masa e krijuar ne forme kremi mund te perdoret cdo mengjes derisa ajo te jape rezultatin e deshiruar.

Hudhra
ka veti dezinfektuese. Hudhra mund te konsumohet e gatuar, e njome, por edhe e thate. Ne rastet kur ajo gatuhet, mundesisht jo shume e bute, por me e mira do ishte te skuqet fare pak per te mos i humbur vlerat e saj.

Perzierja e majdanozit, Gremit dhe Mustaqeve te Misrit.

Lengu i perftuar nga keto bime pihet per 5-6 dite. Pas kesaj perzihet nje luge piper i zi i bluar, 1luge sheqer, pak kine e shtypur dhe vezė e rrahur.

Me kete perzierje behen hape, te cilat pihen nga 3 ne dite. Edhe ky mjekim perseritet per 6 dite radhazi.


Postuar nga ~Enigme~ datė 17 Prill 2006 - 15:58:

Talking Kush do pakesonte djersen me ilace popullore!!!!

Cod. A17042006

Sherebela

Rritet kryesisht ne shpate gelqerore, ne kullota, nga zona e ulet e deri ne ate sub-alpine. Gjethet e saj permbajnė vaj esencial 2 %, saponine, alkaloide, lende rregjese, rreshire.
Vaji esencial perbehet nga 40-47 % tujon, borneol, cimol, kamfor, pinen, dipenten, linalool. Ne gjethe jane gjetur edhe acid fumarik, glukozė dhe pentozė, vitamina B1 e C, lenda e hidhur e quajtur pikrosalvinė, fitoncide me veti baktericide, enzime. Ne mjekesi ekstrakti i fituar nga gjethet, perdoret si mjet pėr pakesimin e djerses. Ai merret nė formė ekstrakti tė lenget 1 deri 3 gr ne dite, ne forme infuzi 4 luge kafeje. Ēaji i perftuar nga zierja e bimes perdoret per pastrimin e gjakut, kunder djersitjes gjate nates. Perqindje me e larte vaji esencial nga gjethet e sherebeles mjekesore mund te perfitohen para lulezimit te saj.

Gjether e arres

Kembet duhen lare ne uje te vaket, ku me pare eshte zier gjethja e arres apo e plepit, me pas behet masazh me alkool ne te cilin eshte shtuar pak kamfor dhe jod. Lekura e kembeve kur te thahet duhet te lyhet me talk apo puder.


Postuar nga NS-6 datė 17 Prill 2006 - 22:25:

shume interesante keto gjera
un per mjeksi popullore mbaj mend ate qe me bonte gjyshja kur me fryhej kemba...dicka me hitha e me qepe...or hajd mo se e fryra ikte...po mbante kemba ere 1 jave pastaj


Postuar nga ~Enigme~ datė 18 Prill 2006 - 13:49:

Ftuta_Ilace Popullore per te mposhtur anemine

Cod. C18042006

Te semuret anemike duhet te konsumojne ushqime te pasura me hekur, si mish, peshk, shpretke, veze, perime, fruta etj. Ketyre te semureve u keshillohet perdorimi i frutave te fresketa, qe permbajne vitamine C, e cila ndihmon ne absorbimin ose marrjen e hekurit. Nese pijnė kafe, ēaj, kakao apo edhe lengje te tjera, qe permbajnė kafeine, duhet t’i marrin dy ore para ose pas ushqimit, sepse veshtiresojne absorbimin e hekurit.
Hurma
Per kurimin e kesaj semundjeje nė mjekesinė popullore perdoren pothuajse te gjitha pjeset e bimės, frutat, gjethet, degėt, rrėnjėt etj. Nė vendet arabe ėshtė ushqim kryesor, i cili shuan urinė pėr shkak tė pėrbėrjes sė celulozės. Hurmat kanė gjetur pėrdorim tė mirė kundėr anemisė.
KARROTA
Karrota ėshtė e pazėvendėsueshme pėr shėndetin e njeriut. Lėngu ditor i karrotės nė sasi prej 50-150 gr ėshtė ilaē efikas te tė sėmurėt, qė vuajnė nga anemia. Karrota nė periudhė rekord e rregullon pastrimin e gjakut.
Rrepa e kuqe
Tė sėmurėve u kėshillohet pirja ēdo ditė e 150 ml lėng tė rrepės sė kuqe, para buke, apo tė konsumohet sa mė shpesh domatja. Duhet tė marrin, gjithashtu, ēdo ditė 10 - 15 fruta tė mandarinės pėr njė kohė prej 20 - 25 ditė.
Gjethe Hithre
Njė kurė e efektshme ėshtė edhe ajo e pėrgatitur nga 250 gramė gjethe hithre, 10 gramė uthull dhe 10 gramė gjethe delli. Tė gjitha kėto vendosen nė 1 litėr ujė tė ftohtė, ku qėndrojnė 12 orė. Pastaj zihen pėr 10 minuta, ėmbėlsohen sipas dėshirės me mjaltė dhe pastaj sėrish mbyllen dhe qėndrojnė tė mbyllura pėr 20 minuta. Kullohen dhe pihen gjatė tėrė ditės me lugėn e kafesė.
Luleshtrydhja
Ėshtė bimė shumėvjeēare me shije tė hidhur nė tė ėmbėl. Nė fitoterapi pėrdoren gjethet, rrėnja dhe lulet. Gjethet e reja tė kėsaj bime janė mjaft tė pasura me vitaminė C, me kripėn natyrore, e cila bėn pastrimin e gjakut. Nė shumė vende pėrdoret si sallatė, sidomos pėr ata qė vuajnė nga anemia. Luleshtrydhja pėrmban glikozidet e hidhura, insulinėn, taninet, vitaminėn B, C dhe provitaminėn A, shumė minerale, ka pėrqindje tė lartė tė kripėrave tė kaliumit, sidomos nė gjethe, karotenoide, proteinė, pektinėn, holinėn etj.
FIKU
Ėshtė njė frut, qė pėrmban shumė karbohidrate, albuminė, yndyrė. Pėrdoret i freskėt, i tharė dhe i pėrpunuar nė produkte tė ndryshme. Rekomandohet tė pėrdoret nga personat e dobėsuar, nga anemikėt dhe nga ata qė ndiejnė shumė tė ftohtė, pasi i japin organizmit forcė dhe nxehtėsi. Njė tjetėr mėnyrė pėr kurimin e tė sėmurėve me anemi ėshtė edhe pirja e tri lugėve kafeje nė ditė nga masa e pėrftuar nga shalqini, karafili, mastiku dhe sheqeri. Tre kokrra shalqini mbushen me 50 gr karafil dhe 100 gr mastikė. Pasi piqen u hidhet sheqer. E gjithė masa e krijuar zihet derisa tė mpikset mirė dhe pihet ēdo ditė.

Autori: Mimoza Kėrmezi


Postuar nga agata datė 18 Prill 2006 - 18:05:

Pershendetje Enigma

Cod. D18042006

Trajtimi me bime mjeksore ose Fitoterapija, vazhdon te kete nje rendesi te madhe ne ditet tona..

Gjethet e rrushit te zi te quajtura ne latinisht Vitis vinifera. jane bime qe ndihmojne ne menyre te persosur per problemet e qarkullimit te gjakut.
si psh kembet e renda e te fryra, variset, hemoroidet, Qarkullim jo i rregullte i gjakur... Keto gjethe permbajne nje supstace qe quhet anthocyanosides e cila i jep gjetheve edhe ngjyren e kuqe gjate stines se vjeshtes. Kjo supstance ka per karacteristike aktivitetin vitaminik te supstances P, qe do te thote, rrit ndjeshem rezistencen dhe tonikun e venave e te artereve...
Mundt ta perdorni si "infuzjon".. Gjethet e thare mund te lehen ne uje te valuar perqate 5 deri ne 10 min.


Postuar nga cupka datė 18 Prill 2006 - 18:18:

qepa per kolesterolin

Cod. D18042006

per kolesterolin:

Ver nje koker qepe ne gote me uje per gjithe naten. Pije ujin ne mengjes dhe perserite kete proces per nje jave rresht - do shohesh qe kolesteroli do te ulet drastikisht.

natyrisht pas cdo pirje laj dhembet 7 here dhe shpelai dy here. Mer pushim nga puna per nje muaj se ajo aroma e qepes eshte veshtire te hiqet.

hajde salut.


  Gjithsej 7 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 »
Trego 62 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.