Forumi Horizont Gjithsej 38 faqe: « E parė ... « 19 20 21 22 23 24 25 26 27 [28] 29 30 31 32 33 34 35 36 37 » ... E fundit »
Trego 38 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- truri, semundjet e tij dhe te rejat e fundit rreth tyre (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11654)


Postuar nga Fajtori datė 16 Mars 2007 - 02:01:

Ehhh, plasticiteti i sinapseve

Cod. A16032007

Plasticiteti i sinapseve eshte i lidhur ngushte me disa struktura qe gjenden neper dendrite, te cilat quhen "spine" (shqip gjemba). Keto jane struktura te vogla si pune kokash me nje qafe te ngushte. Ne pergjithesi permbajne retikulum endoplazmatik te lemuar (smooth endoplasmatic reticulum). Mendohet se qafa e ngushte nuk lejon kalimin e molekulave te rendesishme qe nuk duhet te shperndahen neper sinapse te tjera. Pse nuk duhet te shperndahen?

Pergjigjia vjen nese kuptojme "long term potentiation" dhe "long term depresion". Ne rastin e pare kemi nje rritje te efektivitetit te nje sinapse pasi sinjali nga neuroni paraardhes eshte i forte dhe i shpejte (100 shkarkime ne sekonde per 3 sekonda). Ne rastin e dyte kemi nje ulje te efektivitetit te sinapses pasi sinjali nga neuroni paraardhes eshte i dobet dhe i zgjatur (10 shkarkime ne sekonde per 60 sekonda). Rendesia qendron ne konfirmimin e parimeve klasike te Hebb-it, i cili thoshte se dy sinapse qe shkarkojne bashke forcohen. Ne menyre analoge nese neuroni i pare shkarkon shume mbi neuronin e dyte, atehere lidhja konsiderohet e rendesishme dhe forcohet. Nese neuroni i pare shkarkon pak atehere lidhja konsiderohet e parendesishme dhe dobesohet.

Cfare prakticiteti ka kjo ne jete? Eshte vene re se eleminimi i long-term potentiation (LTP) tek minjte i ben ata te mos mesojne dot ushtrime te thjeshta edhe pas shume perseritjes. Zakonisht miu duhet te gjeje nje platforme te mbuluar nga uji. Pas pak heresh normalisht e meson se ku eshte, ndersa po u bllokua LTP nuk e meson dot me.

Kthehemi tek "spines" (gjembat). Pse eshte e rendesishme mos kalojne materiale jashte sinapseve? Sepse cdo sinapse eshte specifike (input specificity). Kjo dmth se kur nje sinapse shkakton LTP duhet qe vetem ajo dhe asnje tjeter te mos forcohet. Duke qene se LTP shkaktohet nga reaksione kimike qe prodhojne molekula te caktuara, keto molekula nuk duhet te bien ne kontakt me sinapset e tjera. Eshte interesant fakti se gjembat levizin me shume kur jemi te aktivizuar dhe te vemendshem. Kete efekt ka dhe LTP mbi gjembat. Nje autor ka propozuar se levizja e gjembave krijon bazen e vetedijes, pra koshenca se ku jemi dhe cfare bejme ne cdo moment. Sidoqofte kjo hipoteze eshte e larget dhe askush nuk e ka marre seriozisht ne konsiderate.

Se fundi. LTP dhe LTD nuk jane mekanizma te memories dhe harreses. Te dyja bashke formojne aspekte te caktuara te memories.

LTP implikon keto molekula dhe receptore:
Kinazat: CAMKII, PKA, PKC, RAS, MAPK.
Receptoret: AMPAR, NMDAR, mGluR (te gjithe per glutamatin).

Ka shume molekula dhe mekanizmi eshte i komplikuar, por e rendesishme eshte te dihen dy gjera. Se pari LTP shkaktohet nga aktivizimi i kinazave, ndersa LTD nga fosfatazat. Se dyti, mekanizmat e LTP dhe LTD nuk jane standarte dhe ndryshojne ne varesi te struktures anatomike. Keto qe ju thashe i perkasin rekasioneve ne hipokampus.


  Gjithsej 38 faqe: « E parė ... « 19 20 21 22 23 24 25 26 27 [28] 29 30 31 32 33 34 35 36 37 » ... E fundit »
Trego 38 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.