Forumi Horizont Gjithsej 8 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 »
Trego 8 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kampionati Anglez (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=173)
-- Premier League 2011-2012 (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18486)


Postuar nga Akrobati datė 26 Tetor 2011 - 18:35:

Javier Hernandez firmos kontraten e re 5-vjecare

Sulmuesi i Manchester United Javier Hernandez ka nenshkruar nje kontrate 5-vjecare me klubin.

Meksikani u transferua ne Old Trafford ne vitin 2010 nga Guadalajara dhe beri nje debutim te mire ne sezonin e tij te pare ne Angli, duke shenuar 14 here nderkohe qe United marshonte per te shenuar rekordin e 19-te te titujve.

Ne fundjave ishte bere e ditur se 23-vjecari kishte vedosur te nenshkruaje kontraten e re, dhe klubi konfirmoi te henen se lojtari ka lidhur te ardhmen e tij me klubin.

Lojtari ka thene per faqen zyrtare te klubit: “te luaja per Manchester United per mua ishte realizimi i nje endrre. Nuk e prisja kurre qe sezoni im i pare te ecte aq mire dhe jam i kenaqur te lidh te ardhmen time me United.

“Te fitosh nje titull dhe te marresh pjese ne finalen e Champions League-es ka qene fantastike. Jam entuziast per te ndihmuar shoket e ekipit qe te fitojme sa me shume trofe per kete klub te madh.”

Menaxheri Sir Alex Ferguson shtoi: “Lojtari i fundit qe mbaj mend te kete bere nje ndikim kaq te madh ne nje kohe kaq te shkurter sa JAvier ishte Ole Gunnar Soskjaer dhe Javier me kujton shume Ole-n.

“Talenti i tij per te krijuar hapesire ne vende te ngushta dhe aftesia e tij per te shenuar e tregon ate si nje golashenues i lindur. Jashte fushe eshte kenaqesi ta menaxhosh ate. Ai punon shume dhe eshte nje lojtar i njohur ne skuader.”

Agjenti i sulmuesit, Eduardo Hernandez, ishte shprehur ne fillimet e ketij muaji se klienti i tij kishte arritur nje marreveshje per nje kontrate te re.

Ai pati thene ate kohe: “Kontrata fillestare ishte mire per Manchester-in dhe per Javier-in sepse u mundesoi te dyja paleve te pershtateshin me njeri tjetrin dhe te shihnin nese ai do te arrinte ate qe pritej prej tij. Te dyja palet ishin te kenaqura dhe United ishte i lumtur ta shperblente Javier-in pas performances se mire ne sezonin e kaluar.

“Une nuk do te flas per shifra, por ajo eshte nje kontrate 5-vjecare. Eshte nje rroge fikse me stimuj te bazuar ne suksesin e ekipit ne turne te ndryshme.”

“Javier nuk ishte paguar keq edhe ne kontraten fillestare, por ajo ishte kontrata e tij e pare, dhe nuk mund te krahasohej me Wayne Rooney dhe Nanin. Por sot mund te them se kontrata eshte firmosur dhe te gjithe jane te kenaqur”

Klubi, megjithate, nuk eshte prononcuar nese Hernandez ka marre apo jo nje rritje rroge te tille, por ka konfirmuar se ai do te qendroje ne klub deri ne sezonin 2015/16.

http://www.tribuna-d.com/2011/10/24...e-re-5-vjecare/

https://www.facebook.com/pages/Tribuna-D/


  Gjithsej 8 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 »
Trego 8 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.