Forumi Horizont | Gjithsej 24 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 » ... E fundit » Trego 24 mesazhet nė njė faqe tė vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shkrimtare shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=295)
-- "Imazhet kane ftohte" - SUZANA ZISI (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14499)
VJESHTĖ MĖNGJES
Vjeshtė
Mėngjes
Pi tė trishtėn mjegull, nė vend tė kafesė
Matem me pėllėmbėt e tua.
Vetja,
mė duket e vogėl.
Rrudhave tė kohės vdes.
Dhe zgjohem sėrish tė pi njė kupė shpresė.
Jo!!!
Ti mos u hidh shkėmbinjve tė qumėsht.
Foshnja ėshtė rritur,
Ti - Legjendash tretur.
Nuk ka Perėndi qė tė tė besojė.
Flake pikėllimin shekujve tė mbetur.
Ja, njė kupė vjeshte do pimė Argjiro,
dehur kalldrėmesh si dy pijanece.
Ti Zonja e rėndė me tualet myshqesh- ndrin,
unė hija jote e vockėl memece.
Mos duhet tė pi edhe njė kupė Zgjim?
Apo tė dehem me ca kupa Shpresė?
Vjeshtė
Mėngjes
Pi tė trishtėn mjegull, nė vend tė kafesė
Gjithsej 24 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 » ... E fundit » Trego 24 mesazhet nė njė faqe tė vetme |
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.