Forumi Horizont Gjithsej 338 faqe: « E parė ... « 50 51 52 53 54 55 56 57 58 [59] 60 61 62 63 64 65 66 67 68 » ... E fundit »
Trego 338 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Feja krishtere (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=184)
-- A ėshtė Jezusi Zot? Bibla thotė JO! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11991)


Postuar nga Equis datė 02 Shtator 2006 - 18:34:

Re: Re: JEZUSI NUK ESHTE ZOT,POR VETEM I DERGUARI I TIJ.

cfare llogjike kerkon i dashur, ky eshte besim jo shkence. s'ka vend per llogjike ketu. ti mendon se feja qe ti beson ka ndonje llogjike. ti mendon psh se fjalia "zoti e krijoi boten ne x dite" ka ndonje llogjike? asnje llogjike s'ka ketu. njeriu thjesht i beson keto gjera, ose jo.



I (E)dashur lost-soul.Nuk arrij te kuptoj nga fjalet e tua nese thjesht me kundervihesh mua apo me te vertete i mendon keto qe thua.Te lutem pozicionohu dhe shprehe mendimin tend.


Nga njera ane ti me thua qe t'i mare cope ashtu si jane shkruar ne bibel si nje histori qe ka ndodhur,nga ana tjeter duhet t'i interpretoj ashtu si mund te interpretohet kurani pra simbolikisht apo ne menyre metaforike.

Ne bibel thuhet se Perendia e krijoi qiellin token yjet dhe beri te mundur jeten ne toke per 6 dite dhe te shtaten beri pushim.Shkencerisht nje gje e tille eshte e pamundur dhe kete te gjithe e dime shume mire.Njeriu u krijua nga balta,ne fillim burri pastaj gruaja,dolen kallup ashtu perfekt simbas shembellimit te perendise (Vete zoti nuk ngjan me asnje krijese,nuk mund te krahasosh apo t'i shembellesh atij).Sepse eshte i paarritshem,nuk mund t'i japaesh asnje forme asnje ze as seks,as edhe emer.Dhe ti mendon qe njeriu kjo krijese e mjere eshte nje shembelltyre perfekte e perendise kur vete perendi nuk mund te shembellehte me asnje gje?Ne shkrimet e shenjta ndalohet idhujtaria,Vete zoti e ka ndaluar kete gje ne urdheresat e shwenjta te Moisiut si nje mekat vdekjeprures.Por nese do ta marrim Krishtin si perendi,atehere kisha eshte ndertuar ne themelle te tmerrshme mekatare,duke patur ne qender figuren e krishtit mbi kryq,apo imazhe te tij,apo shenjtoreve.Dhe njerezit i pwerulen ketij kryqi,i falen sikur te ishte vete shmebelltyra e Zotit.A nuk eshte kjo idhujtari?Nje mekat vdekjeprures?Mos valle Krishti (Zoti) qe ka lejuar adhurimin e tij,shembellimin e tij nuk bie ne kontradikte te tmerrshme me veten e tij kur ai vete nese do te ishte perendi e ka ndaluar rreptesisht nje gje te tille?


Une nuk jam mysliman as nuk i perkas ndonje feje ne vecanti,prinderit e mia dhe fisi eshte krejtesisht ortodoks,pra nuk eshte se mbroj kuranin ne keto momente,por te them te drejten jam shjume i bindur qe kurani eshte vertet fjala e zotit,i krijuar ne menyre hyjnore,ne ndryshim me biblen,qe eshte krijuar nga njerezit.Vete ne kuran shpjegohen gati te gjitha fushat e shkences,mejeksi,astronomi,gjeologji,fizike,matema
tike,filozofi deri edhe muzike apo art.Aty gjejme shpjegime per gjenetiken,per trupin e njerezveapo te kafsheve,per menyren si funksionon trupi i njeriut,gjaku dhe ndertimi i tij me rruazat e kuqe apo te bardhe.Mos harro qe behet fjele ne shekullin e tete apo te shtate te eres sone.Gjithshka eshte e mrekullueshme ne te,dhe duke mare parasysh qe vete Muhamedi nuk dinte as te lexonte as te shkruante,dhe aq me pak te kishte njohuri shkencore kaq te perparuara qofte edhe per ditet e sotme.Ne bibel un gjej vetem nje histori kontradiktore shpesh here dhe ti me thua ta besoj ashtu si eshte shkruajtutr qofte edhe kur llogjika ime nuk e pranon,qe eshte kontradiktore me veten e vet?Apo perrallat e trinise se shenjte me atin birin dhe shpirtin e shenjte.Qe bejne nje te vetme qe quhet perendi pra te tre se bashku.

Feja duhet te ece krah per krah shkences,gje qe per here te pare ndoshta eshte arritur me kuranin,ndoshta edhe me profete te tjere si Buda apo Krishna Zoroastra Etj.Pse duhet te hedh poshte 6 fe te ndryshme te cilat kane tipare te njejta gati,mesime dhe urdheresa te ngjashme me njera tjetern qe ne kohet e ndryshme kur kane ardhur kane plotsuar njera tjetren .Pse duhet t'i mohoj shkrimet e tyre qe jane shkencerisht te provuara,qe kane llogjike te shnedoshe dhe nje filozofi te mrekullueshme per te besuar qe Zoti sipas te krishtereve nuk qenka vetem nje por tre se bashku,qe ka fytyre dhe shembelletyre (krishti dhe kryqi)qe nuik pranon asnje fe tjeter kur vete profetet si abrahami,krishne,muhamedi etj.kane pranuar qofte dhe parashikuar ardhjen e Krishtit ne Toke.Pse duhet t'i hedh poshte ato dhe t'i marr qofte cope ashtu si jane3 shkruar qofte edhe simbolikisht biblen qe ne shume raste nuk me bind aspak.Por edhe sikur ta pranoja si shkrim te shenjte perseri aty nuk thuhet ne asnje cast qe Krishti e shpall veten Perendi.

Prandaj dhe njehere po theksoj qe Krishti eshte Profet,i derguari i Perendise,qofte edhe lindur ne menyre hyjnore nga MAria e virgjer.(Per Zotin nuk ka asnje gje te pamundur.Por edhe sot shkenca ka arritur te krijoje ne epruvete embrion njerezor pa patur nevoje per mardhenie seksuale,keshtu qe edhe nje vajze e virgjer mund te linde sot ne menyre laboratorike.)

Lost Soul i belive ure really lost.Kur te citosh fjalet e mia ,mundohu te japesh nje shpjegim llogjik ne kunderveniet e tua.


  Gjithsej 338 faqe: « E parė ... « 50 51 52 53 54 55 56 57 58 [59] 60 61 62 63 64 65 66 67 68 » ... E fundit »
Trego 338 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.