Forumi Horizont Gjithsej 213 faqe: « E parė ... « 75 76 77 78 79 80 81 82 83 [84] 85 86 87 88 89 90 91 92 93 » ... E fundit »
Trego 213 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Kuriozitete mjekesore (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2834)


Postuar nga NS-6 datė 26 Mars 2006 - 14:40:

gjithe faji i apoptozes

Cod. A26032006

Renia e flokeve,keqesimi i shikimit dhe i degjimit,humbja e tonit muskular dhe i sasise se kockes; Jane keto shenjat e pleqerise.por pse ndodhin?
Jane keto pyetje qe kane shtyre kerkimet qe kane cuar ne nje lidhje te ketyre proceseve me mutacione qe ndodhin ne ADN-n e mitokondrive.Rritja e radikaleve te lira(radikalet jane pjese te nje strukture qe kane aftesi te madhe te veprojne me pjese te tjera te strukturave. Jane keto pergjegjese per demet qe behen ne brendesi te qelizes si dhe ne shkaterrimin e bakterieve qe behet nga neutrofilet te cilet kane aftesi te madhe ti prodhojne,sidomos ato te oksigjenit) ne keto organele cojne ne nje rritje te asaj qe quhet stres oksidativ dhe ne nje ulje te jetegjatesise se ketyre organeleve. Dhe kjo con ne nje rritje procesin e apoptozes qe con ne shkaterrimin e programuar tyren.
Ekperimente te kryera ne minj ku enzimat qe rregullonin enzimat qe riparonin mutacionet e ADN-s ne mitokondri conin ne nje rritje te mutacioneve. Dhe ne keto minj fillonin te shfaqeshin edhe me shpejt shenjat e pleqerise.
me ane te markatoreve te ndryshem histologjike u pa qe ishin indet qe pesonin nje rimodelim me te shpejte ato qe e ndienin me shpejt kete proces te mplakjes,sic jane testikujt,gjendrra e timos(gjenderr qe normalisht ndodhet siper zemeres por qe ne pergjithsi tek njeriu i rritur peson atrofi,dmth nje ulje te dimensioneve duke qene se nuk perdoret me,por tek femijet e vegjel ka nje rol me te madh. Nese nuk gabohem luan rol ne zgjedhjen e antitrupave qe nuk do sulmojne trupin,gje qe me duhet te verifikoj sepse nuk jam shume i sigurte), dhe epiteli i zorres. Kjo shpjegon edhe shkakun pse keto inde jane ato qe kane edhe mundesine me te madhe qe te pesojne mutacione dhe se apoptoza eshte nje nder mekanizmat qe mundohet te ndale kete ecje drejt kancerit.


  Gjithsej 213 faqe: « E parė ... « 75 76 77 78 79 80 81 82 83 [84] 85 86 87 88 89 90 91 92 93 » ... E fundit »
Trego 213 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.