Forumi Horizont Gjithsej 68 faqe: « E parė ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 15 16 17 18 19 20 21 22 » ... E fundit »
Trego 68 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Referendumi Per Bashkimin Kosove+shqiperi (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18714)


Postuar nga robert datė 16 Shkurt 2013 - 18:51:

Nese me lejon Piktor, -meqe dhe premtova me lart- po te hedh ketu pjese-pjese nje shkrim timin mbi keta lloj patriotesh alla spahinjsh.
Koēo Danaj dhe vėllezėrit Dalton

I pari ėshtė person real, katėr tė tjerėt janė personazhe filmi, i pari ėshtė intelektual shqiptar, katėr tė tjerėt janė (ish) banditė amerikanė, i pari duket idealist, tė katėr vllezėrit filmikė janė materialistė. E megjithatė tė dyja palėt kanė njė ngjashmėri midis tyre, e cila konsiston nė veprimet dhe rezultatin e vepri-meve tė tyre. Kėtė do ta shohim nė shtjellimin e mėposhtėm.
Pėr ata qė nuk e kanė parė filmin e Hollivudit Lucky Luke, i shpjegojmė shpejt se ky ėshtė njė film me humor, ku rolin kryesor e ka Terenc Hilli (Luki Luk), si sherif i njė qyteti amerikan (Daisy Toun), diku nė jug jo larg kufirit meksikan, dikur aty nga fillimi apo mesi i shek. e 19., dhe i cili ėshtė zgjedhur sherif nga qytetarėt, sepse i ka zhdukur tė gjithė kri-minelėt dhe banditėt qė vinin aty pėr tė grabitur. Pėrveē kėsaj ky sherif ka vendosur paqen midis indianve e qytetarve, duke zbutur kėshtu frikėn e kėtyre tė dytėve ndaj tė parve. Indianėt bėjnė jetėn e tyre nė fusha, dhe qytetarėt nė qytetin Daisy.
Personazhet e tjerė janė tė dorės sė dytė e tė tretė. Mirpo pėr ēudi, -kjo ėshtė njė nga pjesėt e shumta humoristike tė filmit-, vėllai i madh i bandės Dalton, del njė personazh tepėr intere-sant dhe me humor, ndonse negativ dhe ndonėse tre vėllezėrit e tjerė kanė role debilėsh. (Nuk mė kujtohet si quhej ky vėlla i madh, ndaj po e quajmė Dalton, siē quhej edhe banda e tij.)
Tė katėr vėllezėrit kishin dalė nga burgu, mirpo hija e tyre e dikurhme kriminale rėndonte akoma nė ato rrethina ku ata lėviznin. Nė qytetin Daisy, ku qytetarėt kishin vendosur sheri-fin e zotė, Lukin (Terenc Hillin), vjen banda e katėr vėllezėrve. Qytetarėt friksohen, mirpo aty ndodhet sherifi i famshėm, zotėsinė e tė cilit nė nxjerrjen e revoles dhe qėllimin nė shenjė e shikon mirė Daltoni dhe vėllezėrit e tij gjysėm-debilė. Pas disa skenash, Daltoni shkon nė njė bankė, tė gjithė tmerrohen, pozicioni i tij dhe i tė vėllezėrve duket sikur ai po grabit, ndaj thirret sherifi i famshėm, i cili me tė hyrė nė bankė sheh se ėshtė tjetėr problem, por nga tmerri qė qytetarėt dhe punonjsi i bankės kanė nga Daltoni, i thotė kėtij tė fundit tė largohet. Shikuesi i hutuar i filmit mendon: pse nuk arrestohet Daltoni! Por jo, Daltoni vetėm sa po kėmngul tė depozitojė njė qese me para (flori) me interes nė bankė. I dėshtuar nė depozitimin e qeses sė tij nė bankė, Daltoni proteston me zė tė lartė: -Idiotėr, dikush don tė investojė nė qytetin tuaj tė prapambetur dhe ju e pėrzini. Por hiē mos u mėrzisni, se tani unė do shkoj nė njė bankė tjetėr, tė cilėt dinė ti presin qytetarėt e ndershėm si mua!
Daltoni nuk zhduket krejtėsisht nga skena. Ai merret me manipulime tė ndryshme andej-kėndej, duke krijuar njė psikozė frike tek indianėt pėr sprastimin qė do bėjnė qytetarėt me ndihmėn e ushtrisė, (pasi ndėrkohė ėshtė dukur edhe ushtria), e nga ana tjetėr u bėn fjalė qytetarve pėr sulmin e indianve ndaj tyre, ndaj ata duhen tė pregatiten. Qytetarėt i ze lemeria dhe fillojnė pregatitjet. Nga ana tjetėr ushtria ėshtė ndalur tek indianėt ku njė kapter po merret me njė indiane tė bukur dhe gjenerali i saj bisedon me kryetarin e indianve, tek ky i fundit i tregon projektet qė kanė realizuar ata indianėt nė ujitjen e fushave, -regjizori ka zgjedhur nė rolin e gjeneralit duket pėrkastile njė mustaqexhi si Xhorxh Kuteri (George Cuter) real i kohės sė atėhershme, si pėr ti kujtuar shikuesit ato tragjedi tė kryera nė kurriz tė indianėve tė Amerikės. E ndėrkohė qė ushtria po pregatitet tė ikė nė punė tė saj, Daltoni me disa indianė i afrohet qytetit. Ai i ka gėnjyer ata, sikur qytetarėt kanė kapur njė indian, (apo diēka tė tillė), dhe vėrtet atė moment ėshtė duke blerė nė qytet njė i ri indian qė shihet vėngėr nga qytetarėt e irrituar prej lajmeve tė Daltonit. Kėshtu ... (vazhdon)...


  Gjithsej 68 faqe: « E parė ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 15 16 17 18 19 20 21 22 » ... E fundit »
Trego 68 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.