Forumi Horizont Gjithsej 13 faqe: « E parė ... « 3 4 5 6 7 8 9 10 11 [12] 13 »
Trego 13 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ceshtja kosovare dhe me gjere (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=162)
-- "Trafiku i Organeve" dhe fushata serbe kunder Shqipetarve (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17113)


Postuar nga X-File datė 21 Qershor 2009 - 17:00:

Si ra nė kurth BIA?

Nė vazhdimin e tretė dhe tė fundit tė rrėfimit pėr arrestimin e pjesėtarėve tė BIA-sė nė Kosovė do tė lexoni pėr mėnyrėn se si njė shqiptar, tė cilin pjesėtarėt e BIA-sė ishin tė gatshėm t’i paguanin mijėra euro pėr dėshmi tė rrejshme, i futi nė grackė shėrbimin inteligjent serb. Ai i bindi ata qė tė hollat tė vinin e t’ia paguanin nė Kosovė, por kėtu u arrestuan prej Policisė sė Kosovės.

Nga Express mė 20.06.2009 nė ora 16:00
Kjo ėshtė pjesa e fundit dhe mė interesante e bisedave qė Express ka botuar nė tri ditėt e fundit.
Mė nė fund personi qė kishte inskenuar se gjoja gjatė kohės sė luftės atij i ishte marrė veshka nė Shtėpinė e Verdhė nė Kukės, takohet me Igorin dhe Ndėrmjetėsuesin. Kjo ėshtė dita e fundit kur kėta tė tre bisedojnė, pėrpara se nė Kosovė tė vinin njė delegacion i BIA-sė qė do tė bėnin pazarin final me Shqiptarin, nė mėnyrė qė ky tė pranojė tė dėshmojė rrejshėm se gjoja gjatė luftės atij i ėshtė marrė veshka.

Mirėpo, pėr shkak tė konfuzionit tė krijuar dhe shumė komenteve qė kanė ardhur pėr ketė shkrim nė redaksi, duhet tė thuhet se Shqiptari - i cili gjatė gjithė kohės ka negociuar pėr ēmimin e dėshmisė sė rrejshme - ka qenė bashkėpunėtor i Shėrbimit Policor tė Kosovės. Roli i tij ka qenė kritik nė arrestimin e pjesėtarėve tė BIA-sė, sepse ai gjatė gjithė kohės i ka ndarė informatat me SHPK-nė, deri nė momentin kur nė Kosovė kanė mbėrritur zyrtarėt e BIA-sė, qė pastaj edhe janė arrestuar.

Nė kėtė pjesė tė transkriptit mund ta kuptoni se si Igori provon vazhdimisht qė dėshmitari shqiptar tė shkojė tė takohet me zyrtarėt e BIA-sė diku nė Mitrovicė, por shihet edhe insistimi i dėshmitarit qė takimi tė bėhet nė pjesėn tjetėr tė Kosovės. Po tė zhvillohej takimi nė Mitrovicė, do tė ishte e pamundur qė tė arrestoheshin spiunėt serbė, por kjo gjė u realizua me sukses nė vendin qė kontrollohet prej policisė sė Kosovės.

Prej gjithė kėtij rrėfimi tė botuar kėto ditė nė Express kanė dalė nė shesh disa tė vėrteta, tė cilat kanė qenė tė mjegullta.
Pjesėtarėt e BIA-sė e kanė pranuar nė pjesėn qė ėshtė botuar dje, se nuk kanė kurrfarė faktesh pėr transplantimin e organeve tė bėra nė Kukės. Ata e pranojnė se kjo ėshtė mundėsia e vetme qė ata ta fitojnė luftėn pėr shtėpinė e verdhė nė Kukės. Krejt shpresat shėrbimi serb i inteligjencės i ka pasur nė kėtė dėshmitar tė rrejshėm, tė cilit kanė qenė nė gjendje t’i paguajnė shuma tė konsiderueshme tė tė hollave.

Kjo bisedė ėshtė zhvilluar mes Igorit, Shqiptarit dhe Ndėrmjetėsit

Igori: Unė e di se si ka qenė situata me ty... Mė vjen keq.

Shqiptari: A je ti kryesori? Unė kam dėshirė tė bisedoj me kryesorin.

Igori: Jo, nuk jam kryesori. Por, do tė vijė kryesori tė flasė me ty.

Shqiptari: Ne do tė takohemi diku kėtu.

Igori: Unė e di problemin qė ke pasur ti mė herėt. Mua nuk ma ndjen pėr asgjė. Ti ke pasur problem, e di. Ti ke luftuar pėr kėtė shtet, ti ke dhėnė shumė pėr shtetin tėnd, mirėpo ata ty nuk tė kanė dhėnė asgjė. Domethėnė se tash ne tė luajmė patriot, unė ti dhe ky. Unė po kam dėshirė tė tė ndihmoj ty, kėtij dhe vetes. Tė gjithė sė bashku ta kryejmė njė punė tė mirė. A po kupton? Kjo do tė jetė njė e vėrtetė si ka qenė. Ti do tė jesh dėshmitar i mbrojtur dhe do tė takohesh me shokun tim pa problem.

Shqiptari: Kadale njė herė... Unė dėshiroj tė bisedoj me njerėz qė janė korrektė, jo me njerėz qė do tė mė mashtrojnė.

Igori: Shiko, Shqiptar... kėtu nuk ka hajgare.

Shqiptari: Kadale njė herė... Unė dėshiroj tė bisedoj me kryesorėt. Nuk dua tė bisedoj me njerėz tė tjerė. Ti nuk je kryesori. Unė i besoj Ndėrmjetėsit... ēka tė thotė Ndėrmjetėsi, unė i besoj atij.

Igori: Nuk ka problem. Ti i ke treguar pėr paratė, pėr krejt?

Ndėrmjetėsi: Po, po, i kam treguar pėr tė gjitha.

Igori: Shiko, kėshtu Shqiptar, 100 % unė tė garantoj.

Shqiptari: Jo, jo, unė nuk dua tė mė garantosh ti. Mua dua tė mė garantoj Ndėrmjetėsi. Ty nuk tė njoh.

Igori: Ndėrmjetėsi tė garanton ty, unė i garantoj atij.

Shqiptari: OK.

Igori: Nė qoftė se merremi vesh pėr paratė, atėherė ti i kėrkon nga ai, atėherė unė duhet t’i kem paratė, unė i garantoj kėtij.

Shqiptari: Po de, por unė nuk po tė njoh ty, unė e njoh Ndėrmjetėsin. Kadale pak...

Igori: A mund tė merremi vesh diēka... Javėn e ardhshme, kah fundi i javės sė ardhshme...

Shqiptari: Jo, jo, sa mė shpejt unė dėshiroj tė flas me kryesorėt. Ne mund tė pimė kafe sa herė tė duash, mirėpo unė kam dėshirė tė flas me kryesorin. Pėr punė dėshiroj tė flas me kryesorin. Ti nuk je kryesori.

Igori: Jo, jo, unė nuk jam kryesori.

Shqiptari: E nė qoftė se ti nuk je kryesori, atėherė kush ėshtė kryesori?

Igori: Kryesori ėshtė njė shok i imi.

Shqiptari: Cili ėshtė ai shok i yti, a e njoh unė, si e ka emrin?

Igori: Ti nuk e njeh atė.

Shqiptari: Sigurisht nuk e njoh unė? Paratė, a i jep shteti?

Igori: Ti t’i marrėsh paratė...

Shqiptari: Kadale... unė dua ta di se a i jep paratė shteti apo njerėzit?

Igori: Paratė i jep shteti.

Shqiptari: Shteti?

Igori: Paratė i jep shteti, e ata njerėzit t’i japin ty... Shiko, njeriu punon nė gjyqėsor...

Shqiptari: Sa para m’i jep?

Igori: Ty t’i japin prej 30 mijė deri nė 40 mijė euro dhe atė 100 %.

Shqiptari: Sa?

Ndėrmjetėsi: 30-40 mijė.

Igori: Mundet edhe mė shumė, unė po tė them ty se mund tė shkojė deri nė 40 mijė.

Shqiptari: Jo, jo. Pak para...

Igori: Si pak para? Pak a ėshtė shumė?

Shqiptari: Pak ėshtė pak.

Igori: A mundet ky javėn tjetėr, sepse tek ne ėshtė festė... Ne mund tė shihemi, unė, ti dhe Ndėrmjetėsi dhe shkojmė.

Shqiptari: Unė pa Ndėrmjetėsin nuk shkoj.

Igori: Edhe mė mirė, sepse jemi bashkė. Shiko, kėshtu, edhe pėr mua ėshtė nė interes qė t’i marrim paratė. Edhe ti t’i marrėsh edhe Ndėrmjetėsi edhe unė. Ne jemi shokė.

Ndėrmjetėsi: Edhe mua tė ma heqin burgun...

Shqiptari: Dua ta di se a i jep paratė shteti?

Ndėrmjetėsi: Ky po dėshiron pėr shkak tė seriozitetit...

Igori: Paratė do t’i paguajė shteti. Do tė shohim, nėse mbetet diēka pėr mua dhe pėr Ndėrmjetėsin mirė... Ti mund tė thuash kėshtu...

Shqiptari: Me shefin...

Igori: U krye. Ti mund tė thuash ashtu, kėshtu, tė merresh vesh. Vetėm se le tė merremi vesh diēka, duhet tė shkojmė nė Mitrovicė, nė pjesėn serbe.

Shqiptari: Tash?

Igori: Jo, tash. Kur tė merremi vesh, javėn e ardhshme, ne tė tre, me veturėn time shkojmė poshtė.

Shqiptari: Nuk ka problem, por puna mė e mirė ėshtė tė shihemi kėtu.

Igori: Nuk ka besim... Ti mund t’u thuash kėshtu... shuma qė keni thėnė 40 mijė, unė kėrkoj 70 mijė. Prej tyre, ti na qeras diēka mua dhe kėtė. Kėshtu ti pėr Ndėrmjetėsin 10 mijė, sa ke thėnė pėr ty Ndėrmjetės?

Ndėrmjetėsi: 10 mijė.

Shqiptari: Unė vetėm me Ndėrmjetėsin kam punė.

Igori: Tė rregullohet pėr burg dhe 10 mijė Ndėrmjetėsit. Ti 70 mijė thua?

Shqiptari: Unė nuk dua tė rri mė gjatė, unė dua tė flas me shefin, nuk dua tė bisedoj kot, a po mė kupton?

Igori: A po shkojmė nė Mitrovicė? Unė ju garantoj.

Ndėrmjetėsi: Kjo varet nga Shqiptari. Pėr mua nuk ka problem.

Shqiptari: Pse nuk vjen ai kėtu?

Igori: Ai frikėsohet.

Shqiptari: Pse frikėsohet?

Igori: Ai frikėsohet... Dėgjo ēka tė them... Unė tė garantoj, tė betohem nė fėmijė, unė tė garantoj pėr sigurinė tonė, pėr tretė. Sikur ti kur tė mė kishe dėrguar nė Rahovec ose nė Prizren. Unė garantoj pėr juve. Ti thua se unė i dua 70 mijė euro...

Shqiptari: Pse nuk vjen ai kėtu, a nuk tė beson?

Igori: Ai mė beson, por si ta garantoj unė? Ai po mė pyet se si ta garantoj unė. Nėse ndodh ndonjė problem... Pėr shembull, ti ose ky ma montoni mua... Ai nė kėtė dyshon. Pėr ju tė dy, nė rast nevoje, shkojmė nė Tiranė, ku tė duash.

Ndėrmjetėsi: Nė atė drejtim nuk duhet as tė mendojnė.

Igori: Unė po betohem nė kryq... se kur tė pėrfundojė kjo, unė tė garantoj pėr para, ata duhet tė m’i japin paratė. Ata nuk do tė rrezikonin mė...

Shqiptari: Nuk dua tė bisedoj kot. Kur tė vijė shefi...

Igori: A do qė tė takohemi vetėm nė Mitrovicė, domethėnė unė tė garantoj pėr tė gjitha. Nėse mė mungon mua diēka, atėherė tė mungon ty, atij.

Ndėrmjetėsi: Unė i kam thėnė edhe atij. Ai po frikėsohet.

Igori: Mua nuk ma ndjen.

Ndėrmjetėsi: Shqiptari po frikėsohet. Ai po frikėsohet kėtu e jo atje. Ka qenė njeriu nė burg dhe po frikėsohet.

Shqiptari: Nuk kam ēka tė flas. Le tė vijė ai kryesori. Nuk kam ēka...

Ndėrmjetėsi: Po le tė takohen vetė diku kėta.

Igori: Po ku tė takohen?

Shqiptari: Kėtu.

Igori: Jo more se frikėsohet.

Shqiptari: Nė Prishtinė, Ferizaj...

Igori: Po shiko, ai duhet tė vijė nga Serbia, mos bėni hajgare...

Ndėrmjetėsi: Po Igor, ēka u ka munguar atyre qė kanė qenė kėtu...

Igori: Ndėrmjetės, nuk u ka munguar asgjė. Po a mundet nė Shtėrpce, ėshtė sikur shtėpia jonė, sikur familja jote.

Ndėrmjetėsi: Igor, ti duhet ta kuptosh edhe atė.

Shqiptari: Nė qoftė se dėshirojnė kėtu. Unė dua kėtu, nė kėtė restorant.

Ndėrmjetėsi: Ti bisedo me shefin, tė merreni vesh.

Igori: Nuk besoj se do tė vinin kėtu, sepse ata frikėsohen. Ata janė profesionistė. Ata frikėsohen. Shqiptar, a mund tė garantosh ti?

Shqiptari: Unė tė garantoj tė vijnė ata kėtu. Unė tė garantoj. Le tė vijė shefi. Ēka tė ketė problem, unė i garantoj. Kur tė vijė seriozisht.

Ndėrmjetėsi: Shqiptari ėshtė serioz.

Shqiptari: Unė jam serioz.

Igori: U morėm vesh.

Shqiptari: Nuk dua tė bisedoj kot. Le tė vijė ai. A i beson ti Ndėrmjetėsit?

Igori: I besoj.

Shqiptari: Ndėrmjetės, a mė beson ti mua?

Ndėrmjetėsi: Po, tė besoj.

Igori: U morėm vesh.

Shqiptari: Mė shpejt.

Igori: Kur tė vijnė ata, tė gjitha do t’i dimė.

Shqiptari: Unė nuk flas me ty asgjė. Kur tė vijė shefi. Ti i beson Ndėrmjetėsit. Le tė vijė shefi, unė flas me tė.

Igori: Dėgjo, kėshtu, kur tė vijnė ata... Se a do tė shihemi nė Reēan apo kėtu nė kėtė restorant...

Shqiptari: Nė Reēan, kėtu nė kėtė restorant, ku tė doni...

Igori: Ne do tė merremi vesh, datėn kur vijnė saktėsisht. Ti duhet tė jesh kėtu, qė tė mos vijnė ata kot e tė kthehen.

Shqiptari: Nuk ka problem, kur tė vijnė ata. Le tė vijė shefi. Kur tė vijnė ata, unė vij.

Igori: Kur tė vijnė ata, ti bisedon me ta... Ti do t’u thuash, ti e di punėn mė sė miri... Ata do tė kėrkojnė nga ti dhe ti kėrko garanci dhe kushte se a po tė konvenojnė dhe a tė paguhet ty... Ata tė japin garanci pėr familje. Ata tė japin 30-40 mijė dhe ti u thua – unė dua ta kryej punėn, por i dua 70 mijė euro. Atė ditė kur tė merresh vesh... ti u thua se dua tė hyj nė proces, por i dua paratė. Kur t’i japin ata paratė, nėse dėshiron tė mė qerasėsh diēka, mirė. Unė nuk kam asgjė. Nėse ti mė jep diēka, nė rregull. Ndėrmjetėsi i do 10 mijė euro. Shqiptar, nuk kam ēka tė flasim mė. Ti e kryen punėn tėnde, tė vijė shefi, unė e kryej punėn time dhe pėrfundon. Shihemi...


  Gjithsej 13 faqe: « E parė ... « 3 4 5 6 7 8 9 10 11 [12] 13 »
Trego 13 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.