Forumi Horizont Gjithsej 62 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit »
Trego 62 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ceshtja kosovare dhe me gjere (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=162)
-- Maqedonia ofendon Shqiptaret ne Enciklopedine e saj. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17289)


Postuar nga lezhjani-82 datė 19 Shtator 2009 - 15:01:

Studiuesit shqiptarė: Enciklopedia, me prapavijė politike

TIRANĖ- Studiuesit shqiptare e cilėsojnė njė minim pėr bashkėjetesėn mes dy komuniteteve Enciklopedinė Maqedonase, duke pohuar madje se ajo nuk ėshtė njė botim rastėsor, por njė provokacion politik.

Historiani Pėllumb Xhufi ka deklaruar se kjo akademi nė 2001 botoi promemorie qė hidhte idenė e ndarjes sė Maqedonisė dhe e cilėson kėtė enciklopedi si shpirt tė keq intolerant, qė nuk sheh mundėsi bashkėjetese mes sllavėve dhe shqiptarėve.

Ndėrkohė, historiani Sabri Godo pohon se njė botim i tillė duhet tė hiqet urgjent nga qarkulli, kurse qeveria maqedonase duhet tė mbajė njė reagim zyrtar pėr kėtė dokument.


Nė vijim tė reagimeve pėr skandalin e krijuar pas publikimit tė Enciklopedisė Maqedonase, qė i cilėson shqiptarėt ardhacakė dhe njerėz mali, kreu i BDI-sė, Ali Ahmeti deklaron se enciklopedia duhet tė hiqet nga qarkullimi dhe tė pezullohet kėshilli miratues i kėtij dokumenti.
"Pres qė akademikė tė komunitetit maqedonas tė reagojnė mbi kėto dokumente dhe tė rishikojnė kėtė dokument pėrēarės dhe luftėnxitės mes komunitetit shqiptar e maqedonas"- tha ai.
Nė tė njėjtėn linjė ėshtė edhe Xhevat Ademi, anėtar i kryesisė sė Bashkimit Demokratik pėr Integrim, sipas tė cilit "Enciklopedia e re e Maqedonisė ėshtė me pėrmbajtje tendencioze, qė nuk e reflekton realitetin e tė gjithė popujve, qė jetojnė nė Maqedoni, e veēanėrisht tė popullit shqiptar".


Marre nga "Shekulli"


  Gjithsej 62 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit »
Trego 62 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.