Forumi Horizont Gjithsej 62 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 » ... E fundit »
Trego 62 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ceshtja kosovare dhe me gjere (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=162)
-- Maqedonia ofendon Shqiptaret ne Enciklopedine e saj. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17289)


Postuar nga Roi datė 21 Shtator 2009 - 01:32:

Enciklopedia maqedonase shtrembėroi faktet pėr historinė e shqiptarėve; ky ėshtė njė ngacmim qė nxit tensionet dhe e vėshtirėson bashkėjetesėn mes shqiptarėve dhe maqedonasve”.

Kryetari i Akademisė shqiptare tė Shkencave, Gudar Beqiraj reagoi dje ndaj promovimit tė njė botimi enciklopedik nga Akademia maqedonase e Shkencave, qė fyen historinė shqiptare.
Ai tha se tė gjitha pretendimet maqedonase hidhen poshtė nga faktet e dokumentuara nė enciklopeditė e studimet e historianėve dhe akademikėve shqiptarė. Nė njė intervistė pėr “Gazetėn Shqiptare”, kryetari i Akademisė, Beqiraj, sqaron se Akademia maqedonase nuk ka kontaktuar asnjėherė me homologen shqiptare pėr tė pėrballur tė dhėnat apo pėr t’i verifikuar ato. Sipas tij, pohime tė tilla aspak serioze nxisin konflikte tė panevojshme ndėretnike.

Enciklopedia e promovuar nga Akademia e Shkencave nė Maqedoni ka shkaktuar debate dhe polemika mes shqiptarėve e maqedonasve nė vendin fqinj pėr shkak tė informacione tė pasakta lidhur me origjinėn dhe historinė shqiptare. Cili ėshtė reagimi juaj pėr kėtė?

Jam informuar pėr kėtė ngjarje nga shtypi dhe mediat tona, qė kanė pasqyruar faktin se vetė kryetari i Akademisė maqedonase tė Shkencave ka promovuar enciklopedinė qė shtrembėron faktet pėr historinė e shqiptarėve. Ne nuk kishim asnjė njoftim zyrtar pėr kėtė, sepse natyrisht kjo nuk ėshtė nė dorėn tonė, por nė atė tė akademisė maqedonase. Por, kam dėgjuar edhe reagimet e historianėve dhe studiuesve shqiptarė nė Maqedoni kundėr kėsaj enciklopedie. Ėshtė pėr tė ardhur keq qė historia ėshtė shtrembėruar nė kėtė mėnyrė. Duke mos qenė i fushės sė historisė apo dokumentacionit, por duke qenė anėtar i hershėm i Akademisė sė Shkencave dhe duke e ditur se ka botime shumė tė mira lidhur me historinė shqiptare, fjalorė enciklopedikė tė shkruar nga emra tė njohur si Aleks Buda, Neritan Ceka, Myzafer Korkuti, mė vjen shumė keq qė ato nuk janė marrė parasysh nga historianėt dhe studiuesit maqedonas. Botimi i parė daton nė vitin 1985 dhe mė pas ka vijuar puna pėr rifreskimin e tyre. Studimet e hollėsishme pėr etnogjenezėn, i profesor Myzafer Korkutit, ai pėr ilirėt i Neritan Cekės apo ai pėr pellazgėt i Aleks Budės, kanė gjithēka tė dokumentuar dhe janė pikėrisht ato qė e hedhin poshtė kėtė “histori” tė sajuar nga enciklopedia maqedonase.

Jeni kontaktuar nga Akademia e Shkencave e Maqedonisė pėr tė folur lidhur me pretendimet qė u pėrmblodhėn nė kėtė enciklopedi?

Nuk kemi pasur asnjė lloj bashkėpunimi, nuk jemi kontaktuar prej tyre. Ėshtė e pakuptueshme sesi kur bėhet fjalė pėr aktivitete tė tilla, qė pėrfshijnė studimet shkencore, historinė, nuk ka asnjė tentativė pėr tė komunikuar pėr pėrqasjen e fakteve, pėr tė dhėnė tė gjitha anėt e historisė. Unė besoj te fakti se tė gjithė synojmė tė shkojmė drejt integrimit nė Bashkimin Europian, drejt njė bashkėjetese nė rajon, kufijtė po shkrihen dhe njerėzit po largojnė barrierat e po komunikojnė mė shumė. Pikėrisht pėr kėtė, a nuk mund tė gjendet njė mundėsi qė gjithēka tė studiohet nė tėrėsi, qė t’i referohesh shkencėtarėve tė kėsaj fushe dhe tė kėtij kombi? Nuk ka njė moment tė caktuar qė njė historian tė bėjė oponencė lidhur me faktet e pretenduara tė njė historiani tjetėr. Kjo enciklopedi, qė pėr mė tepėr ėshtė mbėshtetur nga shteti maqedonas, ėshtė e njėanshme dhe mendimi i historianėve, studiuesve dhe arkeologėve shqiptarė duhej marrė patjetėr parasysh.

Historianėt maqedonas kėmbėngulin se dy studiues shqiptarė kanė vendosur firmėn e tyre nė kėtė enciklopedi. Ju vetė keni tė dhėna nga studiuesit shqiptarė nė Maqedoni pėr pjesėmarrje nė kėtė botim?

Nuk ka pasur asnjė lloj bashkėpunimi me historianėt dhe studiuesit shqiptarė nė Maqedoni. I referohem profesor Myzafer Korkutit, i cili ka komunikuar me kolegėt nė kėtė vend. Ata e kanė kundėrshtuar dhe kritikuar njė botim tė tillė. Thuhet se dy shqiptarė kanė marrė pjesė nė pėrgatitjen e enciklopedisė, por se ata nuk janė akademikė. Profesor Luan Starova, tė cilit iu ofrua bashkėpunimi, ėshtė tėrhequr.

Cilat janė faktet qė kundėrshtojnė pretendimet maqedonase pėr origjinėn e shqiptarėve dhe praninė e tyre nė kėto troje qė nė kohė tė hershme?

Faktet janė kokėforta. Ato janė tė dokumentuara dhe mund tė verifikohen. Po sjell vetėm njė shembull; me ardhjen e turqve nė vitin 1400 nė Ballkan, ata regjistruan tė gjitha pronat me qėllim mbledhjen e taksave, dhe ndaj tė gjithė emrat e banorėve janė regjistruar nė vendet ku ata jetonin. Emėrtimet e kėtyre vendeve janė shqiptare, gjithēka ėshtė e dokumentuar nė atė qė quhet Defteri i Stambollit, njė dokument ky qė mund tė verifikohet lehtė. Pretendimet maqedonase pėr mbėrritjen e shqiptarėve nė shekullin e tetėmbėdhjetė janė tė pabaza, pasi dokumenti daton shumė kohė mė parė, rreth viteve 1400. Pretendimet pėr Nėnė Terezėn dhe Skėnderbeun janė gjithashtu tė pabazuara. Njė akademie shkencash nuk i lejohet tė mos konsultojė faktet dhe tė nxjerrė publikime tė tilla qė bien ndesh me historinė.

Do tė kėrkoni ndalimin e kėsaj enciklopedie qė bie ndesh me faktet ku bazohet historia shqiptare?

Mendoj se mėnyra mė e mirė ėshtė qė t’i pėrgjigjemi kėsaj me fakte, tė paraqesim pavėrtetėsinė e pretendimeve maqedonase. Ne nuk mund t’i kėrkojmė Akademisė Maqedonase tė Shkencave tė tėrheqė botimin, dhe besoj se edhe paneli i Akademisė Botėrore nuk mund tė detyrojė nė tėrheqjen e botimeve. Por, detyrimi ynė ėshtė me ekspertėt e fushės, akademikėt, historianėt dhe studiuesit t’i pėrgjigjemi kėtij botimi, duke e rrėzuar atė.

Por, ē’hapa do tė ndiqni konkretisht pėr tė sqaruar opinionin dhe pėr tė kundėrshtuar informatat e gabuara tė enciklopedisė maqedonase?

Ne kemi kėrkuar kopjen origjinale tė kėsaj enciklopedie, qė sapo ėshtė promovuar nė Maqedoni dhe qė ende nuk ka ardhur kėtu. Do tė shqyrtojmė gjithēka pėrmban ajo pėr shqiptarėt dhe historinė e tyre dhe me faktet e pranuara ndėrkombėtarisht do tė hedhim poshtė historinė e pavėrtetė tė treguar nga ky botim.
Media ka njoftuar se materiali pėr shqiptarėt i pėrfshirė nė enciklopedi ėshtė marrė nga Akademia serbe e Shkencave. Cili ėshtė mendimi juaj pėr kėtė?
Nuk kam informacione tė sakta pėr kėtė. Por, nuk do tė mė vinte aspak ēudi. Akademia e Shkencave nė Serbi ka qenė gjithnjė e fuqishme, me ndikim nga qeveria dhe gjithnjė e gatshme tė shpėrndajė informacionet dhe qėndrimin e saj.

Cili do tė jetė ndikimi i kėsaj enciklopedia nė bashkėjetesėn mes shqiptarėve dhe maqedonasve nė vendin fqinj dhe ē’tensione mund tė krijojė ajo nė tė gjithė hapėsirėn shqiptare nė rajon?

Kjo enciklopedi ėshtė nė vetvete njė lloj ngacmimi, njė provokim ndaj shqiptarėve tė Maqedonisė, por edhe tė gjithė shqiptarėve nė Ballkan. Nuk e kuptoj ku qėndron vlera e publikimit tė njė informacioni tė tillė provokues, ndėrkohė qė po flasim gjithnjė e mė shumė pėr bashkėjetesė paqėsore, bashkėpunim. Nuk e di pse kjo hidhet nė treg sot, nė njė kohė Maqedonia synon dhe kėrkon me kėmbėngulje nisjen e negociatave pėr anėtarėsimin nė BE, ndėrsa njė gjė e tillė “nuk ēon ujė nė kėtė rrugė”. Ky ėshtė njė ngacmim pėr tė gjithė shqiptaret atje, qė bashkėjetojnė me maqedonasit, bashkėqeverisin me ta. Maqedonasit duhet ta kuptojnė se njė nxitje e tillė nuk ka asnjė vlerė, e pėrkeqėson situatėn atje dhe nė rajon.

Gazeta Shqiptare


  Gjithsej 62 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 » ... E fundit »
Trego 62 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.