Forumi Horizont Gjithsej 269 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit »
Trego 269 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Simbolet fetare ne shkolla. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12552)


Postuar nga tolstoy86 datė 04 Nëntor 2006 - 10:10:

Mė i zellshėm se Papa? (Letėr pėr rektorin e Durrėsit)


Fatos Baxhaku

Nė radhė tė parė kėrkoj ndjesė tė thellė. U kėrkoj ndjesė lexuesve, sepse pėr herė tė parė, dhe uroj pėr herė tė fundit, tė flas nė emrin tim personal. Ēdo organ shtypi, cilido qoftė ai, nė daē nė shtyp tė shkruar, nė daē nė median televizive a radiofonike, nuk krijohet thjesht nga njė person e qė nga kjo buron vetiu ideja qė, tė shprehėsh idetė personale duhet tė kesh pak fat a njė grup njerėzish nė krah qė e respektojnė mendimin tėnd. Kėshtu mė ka ndodhur dhe mua e andaj po flas. Tė gjitha janė njė shumė e personave qė venė nga njė tullė nė tė. Tė gjitha janė vektorė pėrfaqėsonjės tė njė shoqėrie, qė rreket tė modernizohet duke u luhatur nė ecė e jaket e saj mes Lindjes dhe Perėndimit. Mbas shumė e shumė vjetėsh, mė duket se mbas dy dekadash, mbasi kam folur e kam diskutuar me shumė kolegė tė mi, klerikė, mėsonjės, gazetarė apo jo, njerėz tė thjeshtė, me ferexhe apo jo, besimtarė fanatikė apo ateistė po aq kėmbėngulės, mbasi kam kuptuar se sa po e kuptojmė ne si popull kėtė historinė e lojės me fenė, m‘u duk detyrė qytetare, jo aq sa detyrė gazetareske, qė tė them edhe unė dy llafe.

Historia jonė e lidhjeve me fetė nis shumė herėt. Historianė tė vendit e tė tjerė janė rrekur tė thonė diēka pa thėnė asnjė herė se pėrse ne jemi njė pullė e veēantė. Pėrse, ndryshe nga tė tjerėt fqinjė tanė, nuk kemi arritur tė kemi njė fe qė tė na bashkonte si njė komb dhe mė pas tė kishim njė shtet tonin? Nuk ėshtė as vendi dhe as koha pėr tė hyrė nė stėrhollime tė gjata historiko-filozofike. Ajo qė ne hasim pėrditė nė rrugėt e nė sheshet tona ėshtė njė pėrpjekje e njė shoqėrie pėr tė gjetur njė gur identifikimi dhe qė mė pas shndėrrohet nė njė mjet propagande nga shumė anė. Me pak fjalė, feja te ne ka qenė, duam apo nuk duam ne, njė faktor interesi vetjak imediat sesa njė forcė e madhe besimi e ngulitur ndėr breza. Tė gjitha kėto i thashė sa qė tė arrini tė kuptoni se ku po jetojmė. Mė kanė thėnė se keni mbaruar njė "master" shumė tė suksesshėm. Juve besoj ua kanė thėnė dhe andaj duhet ta dini: Jo ēdo gjė qė ndodh andej pari ėshtė njė model qė duhet imituar pėrmendėsh. Janė histori tė ndryshme, janė kombe tė ndryshme, janė fe tė ndryshme. Janė - dhe kjo ka mė shumė rėndėsi se ēdo gjė - qėndrime tė ndryshme ndaj fesė.

Tė mė falni i nderuar rektor, por nė tė gjitha rastet, ku ju keni vendosur na ėshtė dukur se, ose jeni nisur thjesht nga lajmet e CNN, ose jeni njė vazhdim i "masteroidėve" tė brumosur mirė, por qė nė Shqipėri dhe nė realitetin e saj e kanė tė vėshtirė tė jetojnė e tė orientohen. Nuk ėshtė e njėjta gjė qė tė ndalohet ferexheja si nė Francė - ndonėse edhe kėtu eksperimenti nuk dha edhe aq shumė rezultate pėrveē zjarreve qė pėrfshinė periferinė e Parisit - dhe historive tona tė posaēme. Aq mė tepėr qė ju keni marrė pėrsipėr tė jeni rektori i njėrit prej universiteteve mė tė rėndėsishėm tė Shqipėrisė. Sikurse tė kishit hyrė disi mė thellė nė historinė e qytetit ku ju punoni, do tė kishit marrė vesh se Durrėsi ėshtė njė qytet qė jetėn e tij tė gjatė ia bashkėngjit bashkėjetesės mes feve. Tė ishte ndryshe i dashur rektor nuk do tė kishim mė Durrės, do tė kishim vetėm njė fshat anės detit dhe aq. Porse ja qė Durrėsi ėshtė qyteti mė i rėndėsishėm i Shqipėrisė pas kryeqytetit. Atėherė si ndodhi kjo? A e keni vrarė ndonjėherė mendjen? Perėndia tė na falė, porse mė duket se duke u marrė me gjėra anėsore, sikurse janė njė studente me ferexhe dhe njė student me mjekėr, keni harruar mė kryesoren. Dhe mė kryesorja ėshtė qė juve iu ka rėnė fati i madh qė ta ktheni kėtė qytet nga vendi qė del nė lajme sa herė ka ndonjė vrasje apo ndonjė kapje trafikantėsh nė vendin qė ka qenė dikur, njė vend i begatė ku lulėzonte arti, dija, piktura, muzika, arkitektura.

Tė mė ndjeni, unė si njeri qė e njeh Durrėsin prej kohėsh, jam gėzuar kur u dha lajmi se edhe ky qytet u bė me universitet. Porse, sapo u gėzova edhe u trishtova kur pėr herė tė parė pashė ambientet e universitetit dhe pėr mė tepėr u trishtova kur nė vend qė tė merreshim me programet e me tė ardhmen e studentėve dhe me tė tjera punė si kėto u morėm me shaminė e njė vashe apo me mjekrėn e njė djali. I dashur rektor, tė mė ndjeni, edhe unė kam qenė pedagog nė UT, edhe unė i kam vuajtur njėsoj si ju kėto qė po hiqni. Unė e kuptoj fare mirė se ēfarė ndjeni nė kėsi rastesh. Vetėm se nuk mund t‘i privoni lirinė askujt, pa bėrė mė parė njė rregullore tė bėrė publike qė mė parė. Nėse nuk e keni bėrė njė gjė tė tillė, atėherė keni bėrė gabim dhe tė madh fort bile. Madje, ndokush do ta kujtonte edhe si kurth. Ne - tė gjithė bashkė duke nisur nga ministri Pollo - kemi thėnė se shkolla ėshtė laike dhe e tė gjithėve. Pastaj, pasi kemi parė studentėt kemi thėnė: "Ah, jo kėshtu, kėshtu nuk shkon sepse nuk dua unė". E para, kjo ėshtė njė liri e mohuar nė njė vend demokratik sikurse rreket tė jetė ky i yni. E dyta, ėshtė njė thelb njė pabesi o njė gjė e ngjashme me tė. Sepse askund nuk ėshtė shkruar qė nė universitetet tona nuk lejohet shamia dhe aq mė pak mjekra. Nėse ju nuk e dini akoma atėherė po ua them unė. Shamia nuk ėshtė simbol absolut mysliman. Le qė dhe po tė ishte ē‘tė keqe do tė kishte xhanėm, po nejseā€¦ Nėse shikoni lart e poshtė nėpėr Mesdhe, atėherė do tė vinit re se tė gjitha besimtaret - bėhet fjalė pėr ato tė vėrtetat - e mbajnė nė kokė shaminė, qofshin kėto myslimane apo tė krishtera si shenjė e vendit ku ato u falen Perėndisė sipas mėnyrės sė tyre. Le tė kalojmė te mjekra qė ju e paskeni dėnuar, ose keni ndėrmend ta dėnoni. Qė ta dini ju, autori i kėtyre radhėve, qė mban njė palė mustaqe jo edhe aq tė lidhura me fenė, por edhe ministri juaj aktual e kanė vuajtur vetė nė kurriz kėtė mungesė demokracie nė kohėn qė ishin studentė. Tani nuk kemi mė parti qė tė tėrheqin veshin se pėrse vesh xhinse, apo pėrse mban balluket e gjata. Tani paskemi njė universitet - e pikėrisht nė Durrės - qė tė thotė qė ti nuk duhet tė mbash shami apo nuk duhet tė lesh mjekėr. Mė mirė do tė ishte sikur pėr Universitetin tuaj tė diskutonim nėse ia vlen tė quhet kėshtu, si janė programet mėsimore, si e ndjejnė veten studentėt dhe kėshtu me radhė. Nė vend tė kėsaj, ju kini hapur njė lojė qė nuk i shėrben askujt, pėrveēse daljes suaj nė publik.

I dashur rektor, nė emėr tė miqve tė shumtė tė Durrėsit dhe tė etjes sė tij pėr dije, nė emėr tė studentėve qė kujtojnė se po shkollohen nė njė universitet me emėr tė madh, nė emėr tė atyre qė mbajtėn mjekra, shami, minifunde, pantallona kauboj dhe tė tjera si kėto dhe nė emėr tė etjes sė tė rinjve tanė pėr dije dhe pėr tė vėrtetėn, le tė heqim dorė nga kėto gjėra. Le tė heqim dorė nga historitė qė e tėrheqin vėmendjen nga hallet tona tė vėrteta. Le tė heqim dorė nga kopjimi i modeleve qė shohim nė lajme dhe le tė jemi mė afėr njerėzve, tė cilėve kemi marrė pėrsipėr t‘u shėrbejmė. Si ne dhe ju ende nuk i kemi pyetur studentėt tuaj nėse njė shall mė tepėr apo njė mjekėr e besimtarit e dėmton procesin mėsimor nė universitetin tuaj tė brishtė. Do t‘ju lutesha qė kėtė mendim ta mblidhnit pėrpara se tė vendosnit nė emėr tė rregulloreve tė padeklaruara. Unė jam i mendimit se nė betejėn tuaj pėr modernizimin e Universitetit tė Durrėsit do tė keni nė krahun tuaj edhe vetė ministrin aktual tė Arsimit. Ai i ka vuajtur vetė kufizimet dhe fletėrrufetė e stilit "dacibao", ndaj me siguri do tė jetė nė krahun tuaj.

Ju uroj njė punė tė mbarė. Ju uroj tė jeni sa mė pak nė media dhe sa mė shumė mes studentėve dhe ju uroj tė doni sa mė shumė durrsakėt, me mjekra a pa mjekra qofshin. Jam i bindur se me ta nė krah punėt tuaja do tė shkojnė gjithnjė e mė mbarė.


  Gjithsej 269 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit »
Trego 269 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.