Forumi Horizont Gjithsej 178 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 178 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Aktualitete mbi emigracionin. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17517)


Postuar nga arturm datė 10 Dhjetor 2009 - 19:23:

Pyetje per emigrantet ne Greqi

Sic e dime kriza e rende financiare qe kapi Ameriken pati nje efekt domino ne te gjithe boten, por vecanerisht ne europen perendimore.

Natyrisht nje krize  e permasave te tilla nuk mund te mos sjelle tensione sociale.

Ketu ne Itali tensionet sociale per momentin jane akoma shume te zbehta, kjo edhe per efektin zbutes qe kane amotizatoret sociale ketu. Por po vazhdoi keshtu mund te ndodhi qe keto amortizatore sociale mos te mjaftojne me, dhe ne ate rast une parashikoj nje situate shume te keqe, nje si tip lufte midis te varferve.

Per momentin, eshte vetem partia (tashme famoze) raciste e quajtur Lega NOrd qe i po kaleron "betejen" per mbrojtjen e puntorit italian nga puntori emigrant. Nje nder gjetjet e fundit te kesaj partie ishte propozimi per futjen e nje ligji me te cilin emigranteve u kufizohej VETEM ne 6 muaj e drejta e marrjes se asistences (amortizatove sociale) ne rast se humbin punen. Per fat ky propozim nuk kaloi, por jam i bindur qe nqs situata ekonomike do rendohet, kjo "beteje" e Lega Nord-it do behet akoma me e fuqishme dhe besoj qe edhe shume njerez te deshperuar (nga kriza) do ta mbeshtesin ate. Me pak fjale eshte nje situate shume delikate.

Pyetja ime eshte (sic thashe per ata qe jetojne ne Greqi):

duke qene se degjojme shume lajme te keqia ekonomike nga Greqia, por sot degjova edhe per ne Spanje, (deri ne mundesine e "falimentimit" te shtetit), SI ESHTE SITUATA E EMIGRANTEVE ATY?

A ka forca te caktuara populiste greke te cilat (do te) tentojne te kalerojne edhe ato "betejen" kunder emigranteve me teorine "s'kemi buke per vete, prandaj ikni ne vendin tuaj"?

Falenderoj kedo qe do me pergjigjet dhe do me japi nje ide mbi situaten (sepse sic e thashe kam frike se nje skenar i tille mund te paraqitet edhe ne Itali)


  Gjithsej 178 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 178 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.