Forumi Horizont Gjithsej 178 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 16 17 18 » ... E fundit »
Trego 178 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Aktualitete mbi emigracionin. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17517)


Postuar nga Fajtori datė 14 Dhjetor 2009 - 10:01:

Arturm,

1. Nuk te jane fshire ndonjehere mesazhe qe te thuash "mund te fshish mesazhin".

2. Kur shkruan ne nje forum merr parasysh diskutimin qe hapet. Mos thuaj "pusho ti, fol ti tjetri", sepse nuk mund te ndalosh njerezit te flasin.

3. Postimi jot i pare nuk flet per cassa integrazione, por per asistence sociale. Te marresh leke nga shteti per shume muaj me rradhe, kur je emigrant me dokumenta pune dhe nuk ke pune nuk ka sens ne asnje shtet.

4. Nje shqiptar paguan taksat si italiani, por:
4a. Eshte shtetas i huaj. Pra, ka alternativen e kthimit ne atdhe. Italiani nuk ka alternativa.
4b. I huaji nuk ka kontribuar ne Itali mjaftueshem qe te mbahet perjetesisht me buke nga shteti. Ku ishin shqiptaret kur italianet paguanin taksa per "cassa integrazione" 60 vitet e fundit? Ne vendin e tyre.


Me duket krejt llogjike qe nje shtet ne krize te tkurre amortizatoret sociale per te huajt. Problemi eshte se ne Itali jane te huaj njerez qe jetojne aty prej 10 vjetesh, me shtepi te blere, te integruar ne kulture, etj. Por kjo nuk justifikon llogjiken qe te huajt duhet te mbahen ne asistence perjetesisht, kur vijne per pune dhe mbeten pa pune. Ne ēdo shtet civil emigranti qe vjen per pune nuk mund te rrije emigrant kur s'ka pune. Jemi larg botes globale ku pasaporta s'ka rendesi.

Nese Italia ka nje te keqe, ajo nuk eshte keqtrajtimi i emigranteve por keqedukimi i tyre. Shpesh mbahen emigrantet per "gjynaf" dhe rinovohen dokumentat me kleēka fallco. Perkundrazi, njoh persona qe kane mbaruar shkollen ne USA dhe nuk marrin dot dokumenta pune. Madje po detyrohen te kthehen ne Shqiperi. Ne mos gaboj Gerti Bogdani (zedhenes i PD-se) perfundoi ne Shqiperi pikerisht per kete aresye. Gjermania ka rregulla strikte dhe nuk lejon qendrimin e kote kur je pa pune. Pra shtetet e tjera fizikisht nuk lejojne qendrimin kur je pa pune. Ti jo vetem qe mund te qendrosh ne Itali, por kerkon ndihma ekonomike mbi 6 muaj.

Se fundi,
Siē e thashe ne mesazhin e pare, idete e Bosit kane te mirat e veta per Shqiperine. Zhdukja e gomoneve (qe Bosi propozoi te qellohen ne det) ne rradhe te pare na ndihmoi neve, sepse kemi vuajtur ne veten e pare krimet e bashkeatdhetareve. Ndersa mbajtja e amortizatoreve sociale per italianet do spostoje qendren e ekonomise ne lindje, ku pagat jane me te uleta.


  Gjithsej 178 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 16 17 18 » ... E fundit »
Trego 178 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.