Forumi Horizont Gjithsej 58 faqe: « E parė ... « 44 45 46 47 48 49 50 51 52 [53] 54 55 56 57 58 »
Trego 58 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Gjuha Angleze (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=165)
-- Shqiptaret ne Boston (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10392)


Postuar nga kotka datė 12 Shkurt 2008 - 14:50:

Shqiptare te Bostonit, korcare, shkodrane, gjirokastrite,dropullite, came, beratas, fierake nga do ku jeni....ne rajonin e Massachusetts.

Kete vit Kisha Shqiptare e Shen Gjergjit, qe njihet ndryshe mes shqiptareve edhe me emrin Kisha e Fan Nolit ka 100 vjetorin e krijimit te saj.

Kjo Kishe e bukur eshte njohur edhe si nje nga organizatat me te vjetra shqiptare ne bote dhe nuk ka rendesi vetem si organizate fetare, por edhe si organizate shqiptare me teper.

Kete vit do te behen shume organizime dhe festime, mbremje dhe parti te ndryshme, ekskursione dhe ballo per nder te ketij pervjetori te madh, hajdeni dhe merrni buletinet perkatese, qe te merrni pjese ne keto festime dhe ti jepni kuptim jetes tuaj Amerikane, qe ndonjehere behet e rendomte nga tensioni i emigracionit.

Ky pervjetor dhe te gjitha keto festime, nuk u perkasin vetem shqiptareve ortodokse, por gjithe shqiptareve ne Boston, si ata muslimane, katolike, protestante e te cfaredo lloj feje.

Eshte nje nder i madh per te gjithe neve, qe jetojme jashte atdheut, te marrim pjese ne keto lloj organizimesh, se vetem ne kete menyre ne ngrejme lart emrin tone si shqiptare te ndershem dhe punetore, si shqiptare gjeneroze dhe humane. Vetem duke marre pjese me seriozitet dhe patriotizem te mencur, emrin tone do ta degjojne dhe respektojne te gjithe komunitetet e Bostonit ne nje te ardhme te shkurter.

Une kete e parandjej qe tani, qe emri Shqiptar per nje periudhe shume te shkurter do te jete nje emer i nderuar ne bote ne rrethin e emigranteve, mos te themi se ka filluar dhe eshte ne etapat e para te nderimit.

Per kete duhet te ndihemi krenare, se neve vete me figuren tone do ta perkedhelim emrin tone SHQIPTAR, jo me patriotizmin e verbuar dhe te cmendur.

Une vete marr pjese shume ne te gjitha keto organizime dhe aktivitete dhe ndihem shume mire shpirterisht dhe e plotesuar.

Harroni koston dhe ndihmen qe jo do te ofroni, leket nuk i ha as qeni.... ate c'ka sjellin keto festime eshte njelloj si ti japesh keto leke tek doktori ose tek nje psikollog per te te ngritur moralisht. Ka ngritje me te madhe morale se te jesh mes patriotesh te ndershem dhe punetore.

Ndihmojne shume ne ndryshimin e rutines se jetes tuaj emigrante.

Nuk dua te ndiheni sikur po bej propagande dhe agjitacion, nuk jam e lidhur ose e ingranuar me asnje nga keto organizata, por edhe po te isha do te ishte nje nder i madh per mua ne sherbim te komunitetit Shqptar, por thjesht jane fjale te dala nga shpirti me sinqeritet dhe dashuri.


  Gjithsej 58 faqe: « E parė ... « 44 45 46 47 48 49 50 51 52 [53] 54 55 56 57 58 »
Trego 58 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.