Forumi Horizont Gjithsej 40 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 12 13 14 15 16 » ... E fundit »
Trego 40 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dritėro Agolli (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=95)
-- Kush ėshtė Dritėro Agolli ? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=104)


Postuar nga Vizioner datė 20 Tetor 2010 - 10:28:

Lexoni poezitė e reja tė Dritėro Agollit

(Botuar pėr herė tė parė nė ”Milosao..."
nga Botimet Shqiptare mė 17.10.2010 )

Prej kaq kohėsh Dritėro Agolli mban nė sirtar njė pėrmbledhje tė re me poezi qė ai e ka titulluar “Prit edhe pak”. Por ky libėr, me vargjet e reja tė poetit ende nuk ka mbėrritur nė duart e lexuesve. ”Milosao” boton pėr herė tė parė kėtė pėrmbledhje me poezi tė zgjedhura nga libri mė i ri i Agollit, duke i uruar
Gėzuar ditėlindjen e tij tė 79-tė festuar pak ditė mė parė (13 tetor 2010)



Kullota e imagjinatės
Dritėro Agolli

Aspak s’e kisha menduar se do tė botoja tani edhe njė libėr tjetėr me vjersha, nė njė kohė kur i kam kaluar tė 70-tė vjetėt dhe kur, siē i thotė Noli Milto Sotir Gurrės, “ata andej nga varrezat po na e bėjnė me sy’. Po ja qė poezia ndonjėherė u kthyeka nė mėnyrė jetese, domethėnė, nė njė ushqim tė pėrditshėm pėr tė mbajtur shpirtin gjallė. Ky ushqim u mblodh javė pėr javė e muaj pėr muaj dhe pa u kuptuar u mbush njė fletorkė e tėrė.
Dhe kėshtu duke rėnė fjala pėr ushqimin, qė dikujt ky emėrtim pėr poezinė mund t’i duket banal, m’u kujtua njė mendim i Bodlerit, se “gjithė universi i dukshėm nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė magazinė imazhesh dhe shenjash, tė cilave imagjinata do t’u japė njė vend dhe njė vlerė relative: ėshtė njė lloj kullote, tė cilėn imagjinata duhet tė hajė dhe ta transformojė’.

Unė, me sa duket, jam mėsuar nė kėtė kullotė si ai kau plak, qė ha dhe ripėrtyp, megjithėse dhėmbėt i janė shkurtuar. Edhe kjo ripėrtypje ėshtė njė lloj transformimi. Kjo mė sjell nė mend diēka tė largėt. Im atė kishte njė ka, qė e mbajti edhe tė plakur. Kur e shihte qė kulloste mė livadh, thoshte ’ha bar, i shkreti, po dhėmbėt i janė shkurtuar se ngaherė pėrtypet’. Ishte ky njė ka ahuri dhe e thėrrisnin me emrin Kazil. Edhe kur u plak dhe nuk mund tė lėronte, im atė nuk e theri pėr ta bėrė pastėrma. ’Tė rrojė sa tė rrojė’, thoshte ai. Dhe njė ditė, kaut i shkanė kėmbėt e plakura nė njė monopat shkėmbor nė Poēravė, - kodėr mbi fshatin Merkulas pėrtej lumit tė Devollit, - dhe ra. Im atė thoshte “vdiq’. Ky ėshtė element i universit, dua tė them, edhe kjo vdekje. Dhe “universi’ shqiptar them se ka njė kullotė aq tė pasur, sa edhe imagjinata mė e ndezur do tė nginjej dhe do tė velej, duke kullotur. Mbase kjo mė ka shtyrė tė nxjerr nė dritė edhe kėtė libėr me titullin ’Prit edhe pak’, qė do tė thotė se ende nuk e ke kullotur livadhin. Po ka edhe njė arsye tjetėr. Mendova qė kėtė pėrmbledhje vjershash t’ia kushtoj gruas sime, Sadijes, qė ka pothuajse gjysmė shekulli qė ecėn krah meje. Pėr vargjet e mija, ajo vuan pothuajse si unė.



Muri kinez dhe kinezka

Ju them: Nė rininė time dikur
kam qenė i thatė si eshkė.
Nė dhomė larg, nga kinezkat mė ndante njė mur
dhe s’futa dot nė shtrat njė kinezkė.

E shihni? Kam qenė vėrtet njė trulesh,
njė leshko pashpresė,
se ndofta shaloja Murin Kinez,
sikur tė shaloja nė shtrat njė kinezkė.

2007


Para largimit

Djersiva nė arė dhe nė lėmė,
lėrova poezinė;
im atė punėn ma kish nxėnė
dhe gjyshja fantazinė.

Tani dhe puna shkoi e vate, shteroi dhe fantazia.
Nė njė pallat me gjashtė kate
Mė gjeti pleqėria.

Mė fton nėn dhe’ im atė e gjyshja:
“Kėtu tė presim djalė!”
dhe kur tė kthehet dallėndyshja,
tė thotė: paska dalė…

2007


Dy-tri pika

Dy-tri vargje kisha pėr tė shkruar
dhe pastaj papritur i harrova.
Mbase s’kishin brenda gjė tė ēmuar,
Ndaj me ta s’u solla, s’u mendova.

Dhe megjithatė, njė peng mė mbeti
Pse tri pika vjershe i braktisa!
Me tri pika s’pasurohet deti,
Po s’i bėjnė as keq kėto tri pika.


Pėr dashurinė

Dashuria fillimisht ėshtė e turbullt
Dashuron, po cilin aspak s’ėshtė e qartė
Dhe agimi kur vjen ėshtė i mugėt,
Sendet s’kanė as formė e as trajtė.

Dita zbret dhe gjėrat dalin tė plota:
Forma, trajta, konture e vija.
Dalėngadalė e tillė vjen bota,
Ja fytyrėn, kėshtu e zbulon dashuria.


Pagjumėsia

Ngrihem natėn i vetėm
dhe rri nė sallon
Nė tryezė njė letėr,
krevati mė ftohet nė dhomė
dhe s’pret asnjė tjetėr
ta ngrohė.


Gruaja ime, Sadija

Prej teje asgjė s’mė ka ndarė.
Kam bredhur dete dhe vende
dhe ēfarė s’kam parė!
Nė dhoma hotelesh nė botė
jastėkėt mė sillnin, veē erėn tėnde...
Nė rrugė qytetesh me miliona shkėndija
shikoja dhe thosha me vete:
Sadija…


Pak drogė

Jam plak dhe do vdes njė ditė
dhe trutė e mia po thahen nė kokė.
Ēudi e madhe!
Tė rinjtė
merren me drogė!
Ma jepni mua
ta shoh si shkohet nė gropė….


Jam vonuar

Jam vonuar aq shumė e aq shumė,
Jam vonuar si dritė e njė ylli tė fikur,
Qė me shekuj bėn udhė
Gjersa tokėn ta puthė e sfilitur.

I vonuar do vij, kur hėna nė det tė ketė ikur
dhe kėndesi t’i ketė dhėnė fund kėngės,
Tė vonuar, tė rrudhur, tė thinjur,
Me habi do mė shohėsh dhe lotėt do fshish
me cepin e mėngės.


Nė spital

Jam kthyer tani nė bėrthamė,
Tė gjithė tulin e frutės ma hėngrėn,
Nga tuli asgjė nuk mė lanė
Mos mė vėshtroni as ėmbėl, as vėngėr
Tek shtrati asgjė mos sillni me vete.
Doktor, as ti mos ki shpresė
tė marrėsh prej meje ryshfete,
Pėr shembull, disa mijėlekėshe.

Ju them, tė gjithė ta dini:
As jap, po tė kem, as marr, po mė dhanė,
Ndaj ikni larg e mė lini,
Jam kthyer tani nė bėrthamė,
Ah, po! Njė shkrepėse mė blini,
Tė djeg bėrthamėn tok me jorganė.


Djersa dhe gjaku i fshatit

Blegėrijnė dhentė e pėllasin viēat
nė pjatat e fryra qyteteve:
rrjedh djersa fshatare nė vinēat
me kėngėn e derteve.

Dhe bashkė me mishin nė pjatat
gjėmimi i hakmarrjes gėlltitet
I zbritur nga fshatrat,
harruar nga vitet.

Me lėngun e kuq tė domates
shkrin gjaku pa faj nė sallatė
dhe rrjedh prej mustaqes,
kur hamėsi fut hundėn nė pjatė.


Pėr ty

Mendoj pėr ty kur buzėt skuq nė pasqyrė,
kur fle dhe era vėrshėllen nė xhamet,
kur rri e shfleton njė libėr tė vjetėr,
kur flet e pėrhumbur
pa ditur as vetė se ē’thua.
Mendimet e tua tė gjitha
veē unė i marr vesh dhe asnjė tjetėr
me gjuhėn e shpikur nga ti dhe nga unė.
Sa keq qė nė Zot s’kam besuar,
sikur tė besoja, i lutesha
qė ti tė mos plakeshe.
Nesėr pemėt do gjelbėrojnė,
tė dy do tė shtrihemi mes gjelbėrimit:
rreth nesh le tė gumėzhijnė bletėt
dhe qengjat le tė blegėrojnė.
Ē’t’i bėjmė natės qė vjen?
Ē’t’i bėjmė mėngjesit,
kur nė pasqyrė
i kuq ēel trėndafili?



Tek gjyshėrit tanė

T’u japim fund tė gjitha marrėzirave
Dhe ndofta fund dhe gjėrave idiote,
Madje tė shkojmė larg dhe prej shtėpive
Qė mbledhin ndyrėsirat e njė bote,
T’u japim fund tė gjitha marrėzirave.

Tė shkojmė atje ku rrojtėn gjyshėrit tanė
Tek bimėt, shpezėt, kafshėt dhe insektet
Kėta tė vjetėr gjyshėr tru na dhanė,
Kur s’ishin as katundet, as qytetet.
Tė shkojmė atje ku rrojtėn gjyshėrit tanė.

Tė shkojmė atje ku nis rrėkeja jonė,
Ku vdekja ėshtė e jeta jetė,
Ku rrenėn me ēarēaf nuk e mbulojnė,
S’e futin ne krevat si tė Vėrtetė,
Ndaj shkojmė atje ku nis rrėkeja jonė.


Vdekja e fshatarit nė qytet

Vdiq ai, siē do vdesim dhe ne.
Pa puls jetoi katėr ditė.
Pėshpėriste: ende s’ka dalė njė re?
Kjo thėnie ishte e mpitė.
Pa puls jetoi katėr ditė.

Vdiq ai, siē vdiq edhe njė tjetėr “ai’
Pak vite mė parė,
Kur pėshpėriti: ‘lajthi
Lajthitė qė dje s’i kam parė
Nė kodrėn mbi arė’.
Vdiq ai mes betonit pa shi….


Tė menēurit e vdekur

Nga tė vdekurit mė tepėr mėsoj sigurisht,
Ka pak mėsues tė gjallė,
I vdekur ėshtė mėsuesi Shekspir
Me Homerin nė ballė.

A s’ėshtė i vdekur dhe gjyshi im,
Qė kėngėt i la pėr mua tė gjalla?
Nga cili i gjallė i kam trashėgim
Sėndukėt plot me legjenda e pėrralla?


A ka njė tė menēėm tė gjallė si gjyshi Naim?

Ē’tė bėjmė o miku im?
Ē’tė bėjmė, mė thuaj,
I miri bashkėfshatari im?
Njė pelė qė kishim na vdiq,
njė pemė fiku oborrin e mbush me blerim,
po s’mbush asnjė shportė me fiq
Ē’tė bėjmė o miku im?


Kali i ikur

Nga cili ka ikur ku kalė?
Qė jelet I shkrepin rrufe?
I zoti a bėhet I gjallė
A s’ngrihet nga shtrati nėn dhe?
Nga cili ka ikur ky kalė?

Po troku i patkonjve ē’na thotė?
Trak-truk e trak-truk nė vetmi,
Mos vallė njė psalm nėpėr botė
Pėrcjell hingėllima e tij,
Ndaj troku diēka po na thotė!


Nėse na merr malli

Nėse pėr tė vdekurit malli na merr,
I shohim mes ėndrrash pėrnatė
Se vala e ėndrrės nga varret i nxjerr
Kur mėndja na humb nėn ēarēafė.

Pastaj kuvendojmė pėrmallshėm m e ta
Dhe c’flasim, s’kuptojmė asnjė fjalė.
Sa shumė ata janė!Fėmijė, burra e gra.
Mė shumė se c’janė tė gjallė!


Plaku i dėshpėruar

Tė bėhesh plak dhe mos qash?
Tė qash gjer nė fund dhe me lot!
Sheh sisė mahnitėse grash
Dhe para s’del dot…

S’tė qahet? Mė thuaj, vėlla!
Tė mbetėn tė rrosh dhe pak vjet
Aq pak, sa as qeni s’i ha
Se dheu prej kohėsh tė pret.



Pėr ty

Mendoj pėr ty kur buzėt skuq nė pasqyrė,
kur fle dhe era vėrshėllen nė xhamet,
kur rri e shfleton njė libėr tė vjetėr,
kur flet e pėrhumbur
pa ditur as vetė se ē’thua.

Mendimet e tua tė gjitha
veē unė i marr vesh dhe asnjė tjetėr
me gjuhėn e shpikur nga ti dhe nga unė.
Sa keq qė nė Zot s’kam besuar,
sikur tė besoja, i lutesha
qė ti tė mos plakeshe.
Nesėr pemėt do gjelbėrojnė,
tė dy do tė shtrihemi mes gjelbėrimit:
rreth nesh le tė gumėzhijnė bletėt
dhe qengjat le tė blegėrojnė.
Ē’t’i bėjmė natės qė vjen?
Ē’t’i bėjmė mėngjesit,
kur nė pasqyrė
i kuq ēel trėndafili?

2007...

Dritėro Agolli


p.s. Marre ne rruge Konfidenciale.


  Gjithsej 40 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 12 13 14 15 16 » ... E fundit »
Trego 40 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.