Forumi Horizont Gjithsej 250 faqe: « E parė ... « 235 236 237 238 239 240 241 242 243 [244] 245 246 247 248 249 250 »
Trego 250 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ismail Kadare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=94)
-- Ismail Kadare. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1121)


Postuar nga robert datė 22 Shkurt 2013 - 15:28:

(Vazhdim Tani po futem nė brėndėsi tė shkrimeve pėrkatėse pėr tė mbrojtur tezat qė i kam parashtruar reflektimit tim. Qosja bėn njė gabim jo te vogel qė nė fillim tė shkrimit tė tij duke nxjerrė nga "Identititeti Europian i Shqiptarėve" tė Kadaresė atė ēka realisht aty nuk gjėndet. Ato qė ai nxjerr janė thjesht nė trurin e tij. Konkretisht unė nė analizėn qė i kam bėrė, jo vetėm sprovės sė fundit tė Kadaresė, por mjaft tė tjerave pararendėse nuk kam mundur tė shikoj asnjė islamofobi siē thekson pa tė drejtė Qosja. Kadareja ka njė preferencė filokristiane por kjo nuk pėrkthehet domosdoshmėrisht nė islamofobi. Do tė ishte absurditet tė arrihej njė konkluzion i tillė. Ėshtė si tė thuash qė nėse jam i dashuruar marrėzisht pas letėrsisė francese, unė urrej pa masė atė ruse, italiane, turke apo latino-amerikane. Njė njeri qė dashuron letėrsine e ndjen atė nga ēdo cep i botės qė vjen. Pra preferenca filokristiane nuk ėshtė aspak islamofobe.
Tė lė pa mėnd edhe anashkalimi qė bėn (nuk e di nėse qėllimisht apo jo) Qosja kur flet pėr problemet kulturore qė lidhen me
arkitekturėn. Me njė mendjelehtėsi tė ēuditshme arrin e thotė, citoj: "...objektet e kulturės bashkėkohore, nė tė cilat shihen pėrbėrės tė arkitekturės tradicionale orientale; qytetet e njohura si Shkodra, Berati, Vlora, Prizreni, Gjakova, Peja, Gjirokastra e tė tjera, nė tė cilat arkitektura Europiane paraqitet vonė , kryesisht pas Luftės sė Dytė Botėrore". Ėshtė e pabesueshme! Njė pyetje del krejt e qartė. A mos ėshtė Venecia njė qytet lindor? A mos ndėrtetsat e portat shkodrane janė Veneciane-Lindore? A mos vallė Berati, qytet 2400 vjeēar ėshtė ndėrtuar me shije islamike orientale, pavarėsisht se qytetėrimi i famshėm islamik lind bashkė me profetin e tij Muhamed (lind nė vitin 570 pas Krishtit)?
Njė moment tjetėr ku mund tė shihet njė "rėshqitje" e Qoses ėshtė aty ku ai flet pėr "fatin historik qė Shqipėrisė ja ka paracaktuar historia". Mendoj se ėshtė e pasaktė tė kumtosh nė kėtė formė, pasi popujt vital nuk duhet tė bien pre e fatit apo fatalitetit historik, ato duhet tė bėhen vetė fat i vetes sė tyre dhe tė njėjtėn gjė duhet tė bėjnė shqiptarėt. Ata do tė duhej tė hiqnin petkun joreal tė pėrzierjes komunisto-orientale qė i ka mbėrthyer prej kohėsh dhe pikėrisht pėr kėtė bie kumbona tingullkthjellėt e Kadaresė. Shqiptarėt nuk e duan kėtė pėrzierje kulturore qė ndjell krupė kulturore dhe qė nuk i pėrfaqėon. Kur them pėrzierje kulturore mendja nuk mė shkon apask tek islami si fe tė cilėn e adhuroj pėr prurjet interesante kulturore qė ka sjellė nė kulturėn perėndimore si njė ndėr pėrbėrėsit e saj themelor (do tė ndalem mė poshtė nė kėtė aspekt pėr tė shtjelluar rolin pozitiv islamit nė Ballkan, Siēili dhe sidomos nė Spanjė), por kryesisht mendoj qė tė
keqen nė kėtė kulturė e pėrfaqėson ajo ēka mbetet prej komunizmit.
Qosja, me njė rrėshqitje tė rėndė thotė se: "Tokat shqiptare janė ato nė tė cilat mė dukshėm e mė krijueshėm se kudo nė Ballkan apo nė botė, ka ngjarė takimi i Lindjes me Perėndimin, ėshtė arritur bashkimi i qytetėrimit tė krishterė dhe qytetėrimit mysliman...". Gabim fatal pėr njė personazh tė kulturuar si Qosja. Kjo nuk ėshtė njė e vėrtetė historike dhe njė person qė njeh sadopak historinė e krishtėrimit dhe tė islamit e di qė kjo ėshtė njė shprehje mendjemadhe e tipit kulturor komunist e stalinist. Pse? Sepse nuk i pėrgjigjet tė vėrtetės historike. Takimi midis dy qytetėrimeve nuk ka ndodhur nė Shqipėri por pikė sė pari nė Turqi, nė Afrikėn e Veriut, nė Siēili, nė Ballkan nė pėrgjithėsi, dhe sidomos nė Spanjė. Pra roli i Shqipėrisė ka qėnė tejet modest nė takimin e kėtyre kulturave. Ky ėshtė njė pohim i gabuar i Qoses pasi nuk arrin tė kuptojė se nė Shqipėri nuk ka patur lulėzime tė mirėfillta kulturore filozofike, artistike, shkencore etj islamike qė na qėnkan ballafaquar me qytetėrimin tjetėr kristian. Nė Shqipėri ka patur vetėm takime konkrete zbatuese tė tė dy feve por jo nė nivel kulturor. Nė nivel kulturash kjo gjė ndodh aty ku pėrmenda mė sipėr dhe sidomos nė Spanjė. Takimi i kėtyre dy feve ėshtė
pikėsėpari doktrinal: Krishtėrimi dhe Islami, do apo nuk do Qosja, janė fe motra, janė shumė tė afėrta me njėra tjetėrn. Origjina e tyre ėshtė Hebraizmi dhe si tė tilla janė fe motra dhe mjaft afėr njėra tjetrės. Abrahami ėshtė babai i pėrbashkėt. Nė Kuran (mė ka mahnitur pėrherė kjo fjalė bukur, magjike njeherėsh dhe poetike pasi nė arabisht do tė thotė "recitim"-kur'han", pra sikur tė donte tė transmetonte mesazhin hyjnor tė Profetit Muhamed nėpėrmjet poezisė, bukur) flitet me mjaft simpati e adhurim pėr Marinė, Nėnėn e Krishtit dhe pėr vetė Krishtin. Jo vetėm kaq por kam patur rastin e mirė tė lexoj (Rivista Internazionale di Teologia- CONCILIUM) njė pėrmbledhje me poezi tė traditės islamike pėr Jezu Krishtin, qė janė me tė vėrtetė tejet tė bukura. (mendoni pėr njė ēast poetė islamikė qė i shkruajnė poezi Krishtit, premisė mė tė gjetur nuk ka pėr njė dialog ndėrfetar frutdhėnės).


  Gjithsej 250 faqe: « E parė ... « 235 236 237 238 239 240 241 242 243 [244] 245 246 247 248 249 250 »
Trego 250 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.