Forumi Horizont Gjithsej 250 faqe: « E parė ... « 238 239 240 241 242 243 244 245 246 [247] 248 249 250 »
Trego 250 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ismail Kadare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=94)
-- Ismail Kadare. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1121)


Postuar nga robert datė 22 Shkurt 2013 - 15:51:

(vazhdim Nuk mund tė lė pa pėrmendur nė kėtė kontekst njė pėrqasje interesante tė disa intelektualėve shqiptarė rreth kėtij debati. D. Agolli duket se me tė vėrtetė ka humbur ēokat e referimit pėr tė arsyetuar. Mjafton qė dikush tė shpallet anti-Kadare dhe ai i bashkėngjitet sikur tė ishte njė magnet me ngarkesė tė kundėrt, menjėherė. Nė fakt, nė datėn 16 maj nė gazetėn "Shqip", jep njė intervistė me njė sfond kulturor tė mirėfilltė komunist. Citoj: "Gjithė Ballkani ėshtė mes Lindjes dhe Perėndimit dhe ne bėjmė pjesė nė Ballkan. Mentaliteti ynė (vė re i Qoses dhe i tij. Shėnimi ėshtė i imi) ėshtė ateist, sepse ne nuk besojmė nė Zotin dhe jemi tė emancipuar nga kjo anė. Ne cilėsohemi si vend pagan qė nuk besojmė dhe ja kemi kaluar nė kėtė anė Europės. Sepse nė Europė ka shumė besimtarė". E pabesueshme! E paimagjinueshme! Tė duket si njė diskutim nė "rrethim nė gojė tė ujkut, ja kalojmė Europės, Shqipėria shkėmb graniti nė Adriatik". Z. Agolli nuk e ka idenė se ēfarė do tė thotė "pagan" (pasi ai e barazvleftėson me jo besimtar!), nuk e ka idenė se ēfarė do tė thotė "ateist", pasi nė Shqipėri nuk ka patur e nuk ka pėr momentin ateizėm pasi ky ėshtė njė reflektim i mirėfilltė filozofik dhe kjo gjė, mjerisht, nė Shqipėri ka munguar. Nė Shqipėri ka mosbesues (it: non credente; eng. Unbeliever), por jo ateistė, pasi kėta tė fundit janė studjues filozofie dhe teologjie dhe jo banorė tė apasionuar kafenesh qė flasin broēkulla. Edhe kur, jo shumė shpesh, personave qė kanė njė peshė nė fatet e
kombit u jepet mundėsia tė "lajnė mėkatet shpirtėrore" tė se kaluarės sė tyre, nuk arrijnė ta bėjnė atė kapėrcim kulturor e intelektual qė me mjaft mjeshtėri Kadareja e ka bėrė dhe e bėn vazhdimisht.
Jo mė mbrapa mbetet Z. Pėllumb Xhufi, pėr tė cilin kam respekt, por qė edhe ai bėn njė gabim historik, (me duket se ėshtė edhe historian!?). kur thotė nė gazetėn Tirana Observer se Urdhėrat Fetare Benedektinė dhe Franceskanė janė grupime heretike!!!??? Me njė afirmim tė tillė nė shkollat 8-vjeēare nė Itali nuk mund tė marrėsh notė kaluese nė Histori. Pra nuk e ka idenė se ēfarė ėshtė heretizmi dhe nuk ka as njohjen mė minimale se ēfarė ėshtė struktura hierarkike e Kishės Katolike dhe ēfarė janė Urdhėrat e saj. Urdhėrat e mėsipėrm janė pjesė e pandashme e Kishės Katolike dhe njėherėsh janė shfaqje tė karizmave tė ndryshme brėnda saj dhe absolutisht jo heretike dhe jo kundėr saj. Duke pėrfunduar kėtė reflektim modest, doja tė kėrkoja ndjesė nėse ndonjėri nga lexuesit e kėtyre faqeve ėshtė ndjerė i prekur nė sedrėn e tij, pasi nga ana e autorit qė shkruan kėto rreshta nuk ka asnjė qėllim tė vetėdisjshėm ofendimi apo diskriminimi.
(Fund i artikullit nga Albert P. Nikolla)


  Gjithsej 250 faqe: « E parė ... « 238 239 240 241 242 243 244 245 246 [247] 248 249 250 »
Trego 250 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.