Forumi Horizont Gjithsej 62 faqe: « E parė ... « 30 31 32 33 34 35 36 37 38 [39] 40 41 42 43 44 45 46 47 48 » ... E fundit »
Trego 62 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Ilace Popullore! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11362)


Postuar nga ~Enigme~ datė 05 Dhjetor 2006 - 14:58:

Pagjumesi...Qetesi ne sistemin nervor

Cod. A05122006

Dhimbjet e stomakut, tė kokės, pagjumėsia janė disa probleme, qė kurohen me ndihmėn e medikamenteve, por edhe mjekimi nė sajė tė ēajrave me bimė mjekėsore ka dhėnė rezultate shumė tė mira.

Terapia me bimėn e valerianės ka dhėnė njė ndihmesė tė madhe nė qetėsimin e sistemit nervor, lehtėsimin e dhimbjeve tė kokės e stomakut, duke qetėsuar tė sėmurin.

Bima e valerianės, e njohur pėr aromėn e saj karakteristike jo fort tė kėndshme, ka edhe efekte shumė tė mira nė qetėsimin e sistemit nervor dhe rezultatin e shpejtė, qė jep pėr tė luftuar pagjumėsinė. Rrėnjėt, tė cilat ndihmojnė nė lehtėsimin e sėmundjeve, janė tė pasura me esencė, kamfen, pinen, alkaloide, si dhe shumė acide, si ai valerianik, alkoole e ketone. Janė pikėrisht kėto pėrbėrės, qė i japin bimės aftėsinė e qetėsuesit.

Efektet

Nėse ndiheni nervoz dhe keni stres kėshillohet tė pini ēajin e valerianės dhe rezultatet do tė jenė tė menjėhershme, por ēaji mund tė pihet edhe nė tė gjitha format e shfaqjes sė nervozizmit. Nė dhimbjet e kokės dhe nė veēanti ato tė migrenės ėshtė e kėshillueshme tė pini ēajin e pėrftuar nga rrėnjėt e valerianės. Ēaji tė pihet 3 herė nė ditė deri nė 1 muaj.

Sėmundjet nervore shpesh shkaktojnė edhe sėmundje tė zemrės, siē janė rrahjet e shpeshta tė saj dhe tė rritjes sė presionit tė gjakut. Megjithatė, hipertensioni mund tė shfaqet edhe nga shkaktarė tė tjerė, siē janė sėmundjet e veshkave, por e rėndėsishme ėshtė mėnyra e kurimit tė tyre.

Hipertensioni nganjėherė mund tė shoqėrohet me ngushtimin e enėve tė gjakut dhe tė shkaktojė dhimbje nė zonėn e zemrės dhe vėshtirėsi nė frymėmarrje. Pėr qetėsimin e dhimbjeve duhet pirė menjėherė ēaji i bimės, i ėmbėlsuar me mjaltė. Kėshillohet tė pihet 3 herė nė ditė nga njė gotė.

Pėr tė ndalur dhimbjet e stomakut, qė mund tė shfaqen nga ngacmues tė ndryshėm, mjekėt popullorė rekomandojnė ēajin e valerianės si qetėsuesin mė tė efektshėm. Edhe nė kėto raste kėshillohet tė pihet ēaji i sapopėrgatitur, pasi ėshtė mė i pasur me veti kuruese.
Kujdes
Edhe nė kėtė rast ēaji tė pihet 3 deri nė 4 javė, pasi nėse pihet pėr njė kohė mė tė gjatė mund tė shkaktojė dhimbje tė kokės dhe mund tė nxisė shtimin e rrahjeve tė shpeshta tė zemrės.

Nė rastet e pagjumėsisė, tė shkaktuara nga lodhja dhe sforcimet qė ju kanė munduar gjatė ditės, ky ēaj do tė japė rezultate shumė tė mira. Kėshillohet qė ēaji tė pihet 15 minuta mė pėrpara. Pėr pėrgatitjen e ēajit pėrdoren rrėnjėt e grimcuara, qė hidhen nė njė gotė me ujė tė nxehtė dhe lihen pėr 15 minuta nė qetėsi dhe mė pas kullohet e ėmbėlsohet me mjaltė.

Por me mjaft sukses ēaji i valerianės mund tė pėrdoret nė tė gjitha format e shfaqjes sė nervozitetit. Duke pirė ēajin mund tė largohet stresi dhe lodhja. Lėngu i kėsaj bime largon stresin dhe lodhjen dhe sjell njė gjumė tė rehatshėm.

Lėngu i valerianės nuk duhet tė merret mė tepėr se 1 muaj, pasi mund tė shkaktojė dhimbje tė kokės dhe rrahje tė zemrės.


Qė kura me ēajin e rrėnjėve tė valerianės tė ketė efekt tė menjėhershėm, kėshillohet qė ato tė jenė tė freskėta dhe tė mblidhen pas lulėzimit tė bimės, nė shtator. Vetėm nė kėtė rast mund tė gjenden me shumicė elementėt kuruese tė saj; acidi valerianik liron erėn specifike tė bimės. Bima ka veti qetėsuese. Kundėr pagjumėsisė mund tė pėrdoret edhe pėrzierja e rrėnjėve tė valerianės me gjethet e barbletės. Tė dyja kėto bimė hidhen nė njė gotė me ujė tė ftohtė dhe lihen pėr 12 orė. Mė pas kullohet dhe pihet 15 minuta pėrpara se tė shkoni pėr tė fjetur, duke e ėmbėlsuar me mjaltė. Duhet tė ruhet nga drita dhe lagėshtia. Rrėnjėt mund tė pėrdoren edhe tė pėrziera me lėngje tė tjera ose nė formė tinkure, kur pėrzihen me alkool.

autori M.K


  Gjithsej 62 faqe: « E parė ... « 30 31 32 33 34 35 36 37 38 [39] 40 41 42 43 44 45 46 47 48 » ... E fundit »
Trego 62 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.