Forumi Horizont Gjithsej 8 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 »
Trego 79 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Psikologjia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=6)
-- altruizmi (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12242)


Postuar nga lost_soul datė 07 Shtator 2006 - 03:14:

altruizmi

cfare eshte?

pse shpesh njeriu rrezikon jeten e tij per te ndihmuar nje te panjohur? pse shpesh instinkti i mbijeteses nuk e mund dot altruizmin?

mos ndoshta njeriu duke qene specie shoqerore e sheh shpetimit e te ngjashmit si shpetimin e tij? a eshte altruizmi instinkt? a ka lidhje altruizmi me heroizmin?

jam kurioz te dij dicka me shume, nqs ndonjeri deshiron te jape ndonje mendim.


Postuar nga Klodel datė 07 Shtator 2006 - 21:11:

altruizmi eshte virtyt per mendimin tim, venia e te mires se te tjereve para vetes. nuk do e lidhja me instinktin. kete virtyt nuk e kane shume njerez ne boten e sotme, por e kane nej numer i mjaftueshem per te mos humbur shpresat fare . MEndoj qe te gjithe pa perjashtim si qenie njerezore gjendemi shpesh here ne situatat kur kemi nevoje per te tjeret, por edhe ne situata kur kemi mundesi te ndihmojme te tjeret. me tej varet nga vullneti i mire i joni dhe i te tjereve per te bere mire .


Postuar nga kontinenti datė 09 Shtator 2006 - 22:49:

Citim:
Po citoj ato qė tha Klodel
altruizmi eshte virtyt per mendimin tim, venia e te mires se te tjereve para vetes. nuk do e lidhja me instinktin. kete virtyt nuk e kane shume njerez ne boten e sotme, por e kane nej numer i mjaftueshem per te mos humbur shpresat fare . MEndoj qe te gjithe pa perjashtim si qenie njerezore gjendemi shpesh here ne situatat kur kemi nevoje per te tjeret, por edhe ne situata kur kemi mundesi te ndihmojme te tjeret. me tej varet nga vullneti i mire i joni dhe i te tjereve per te bere mire .


Nuk eshte e lejueshme te flitet per altruizmin nga nje sestuiste.


Postuar nga Green_Mamba datė 10 Shtator 2006 - 12:51:

Altruizmi ne fakt eshte nje mekanizem qe lidhet me nje formacion kompleks ragimi.
Kur flasim per dike dhe themise eshte altruist ka shume arsye dhe motive te jashteme (por sidomos te brendeshme) qe e shtyjme individin te jete altruist.

Ne nje X vend njerezit nese te shohin qe rrezohesg ne rruge gati gati nuk lajmerojne as ambulancen...ndersa ne nje vend tjeter mund te gjinden shume ngna ata qe te ndihmojne.

flitet se jane pjese reagimesh qe veprojne shpesh ne menyre te pavetedijshme.

kemi nje Nene Tereza psh qe reagonte me se shumti nga motivi i nje morali fetar (por jo thjeshte0... kemi dhe nje individ qe ndihmon vullnetarisht femijet e keqtrajtuar (shpesh ka rezultuar se shukme nga keta te fundit jane ish te keqtrajtuar)

Empatia ne fakt eshte nje livel ndjeshmerie yti , imi, joni, perkundrejt nje ngjarje reagimi ose situate emocionale te dikuj tjeter. Kjo me pas varion nga individi qe meun ta kete te ulet te larte dhe shume te larte.
ka shume perkufizime dhe teori per empatine.
Them se nuk eshte e keqe...

PS: ata qe e kane te larte...heeem... Kujdes se eshte e demshme per veten tuaj...


Postuar nga diellza26 datė 12 Shtator 2006 - 14:00:

Re: altruizmi

Citim:
Po citoj ato qė tha lost_soul
cfare eshte?

pse shpesh njeriu rrezikon jeten e tij per te ndihmuar nje te panjohur? pse shpesh instinkti i mbijeteses nuk e mund dot altruizmin?

mos ndoshta njeriu duke qene specie shoqerore e sheh shpetimit e te ngjashmit si shpetimin e tij? a eshte altruizmi instinkt? a ka lidhje altruizmi me heroizmin?

jam kurioz te dij dicka me shume, nqs ndonjeri deshiron te jape ndonje mendim.




mendoj se altruizmi eshte instinkt i lindur, por kur ky altruizem kalon caqet e instiktit i bie te kthehet ne heroizem apo sakrifice.
instikti i ndihmes ekziston edhe mes llojeve te ndryshme te gjallesave ( kur kelyshet e vegjel ndihmohen nga e ema, sjellin ushqim ) , pra qe ka te beje me instiktin e ndihmes, dhe jo mes njerezve qe jena qeniet ma te zgjuta, lol.


Postuar nga kontinenti datė 12 Shtator 2006 - 17:14:

Diellza...jo.
Kur nje kafshe ndihmon te vegjelit e saj nuk ka aty altruizem, por eshte thjeshte instinkt, i cili eshte i shkruar ne cdo kafshe dhe qe ka lidhje me mbi jetesen.
Se pari, altruizmi nuk ka lidhje fare me instinktin, sepse po te kishte lidhje me kete te fundit, do te ishin te gjithe altruiste.
Se dyti, altruizmi nuk eshte psikik.


Postuar nga Green_Mamba datė 12 Shtator 2006 - 22:15:

Citim:
Po citoj ato qė tha kontinenti
, Se dyti, altruizmi nuk eshte psikik.


Patjeter qe eshte o konte, pa psikikiken nuk do te ishi asgje. ajo eshte udherrefuesja dhe kontrolli i gjithckaje. "magazina" dhe dalja jashte. Ajo vete si instance me te larte ka ndergjegjen. Ky eshte problemi. hpesh nga te mosditurit ne nuk behemi dot te ndergjegjeshm...qofte edhe per fenomene te thjeshta.


Postuar nga kontinenti datė 12 Shtator 2006 - 23:23:

E gjithe kjo qe the, Mamba eshte ne lidhje me psikologjine.
Alrtruizmi eshte i gjithi shpirteror.
Dashuria, natyrisht qe dhe kjo eshte shpirterore.
Si te tilla nuk eshte puna e trurit te mendoje per altruizmin, eshte e zemres, ajo vepron aty, ashtu si ne dashuri.
Ti je altruist, ben per te tjeret, kurse une jo.
Kjo nuk verteton asgje ne lidhje me anen psikike. Une mund te jem edhe shume budalla, por edhe shume i zgjuar..dhe altruist nuk jam.
Ana tjeter, une jam altruist, ti nuk je, perseri kjo nuk ka te beje me trurin tend. Mund te jeshe shume budalla, por mund te jeshe dhe shume i zgjuar.
Sipas meje, altruizmi eshte nje dukuri e mistershme pasi ka folene ne shpirt, qe dhe ky eshte gjithashtu nje mister qe nuk do te zbulohet kurre.


Postuar nga Green_Mamba datė 12 Shtator 2006 - 23:53:

O konte, zemra eshte thjeshte nje pompe, ndersa ajo qe ti quan shpirt eshte simbioze mese shumti ne kontekstin fetar. Gjithcka eshte rrjedhoje e psikes sone. Ndrsa psikologjia...thjesh nje menyre me shkencore per te menduarir rreth fungsionit tone psiki dhe me teje social.
BEst


Postuar nga kontinenti datė 13 Shtator 2006 - 02:18:

Shiko, kur kam permend zemren, e thashe si figure.
Po te vejshe re, filozofet ateiste, te gjitheve i rreshket fjala ''shpirti'' dhe me pa te drejte e perdorin kete fjale. Duke fillu qe nga Frojdi i cili e ka permendur shpesh.
KUr thashe se, nuk dihet se cfar eshte shpirti, kjo do te thote se per te ka vetem percaktime poetike qofte dhe fetare.
Por, dashurine, sado te lodhemi, nuk mund ta shpjegojme psikikisht.
Po qe se do t'ia hyjme rruges se psikikes per shpjegim, do te dalim ne perfundime te cilat shume shpejt, dikush tjeter do te na i hedhe poshte.
Po qe se arrijme te shpjegojme se; cfar eshte dashuria, atehere dhe une do ta pranoj ate qe thua ti, sepse shpjegimi ka si pjese te tij dhe fjalet, te cilat, keto te fundit, jane kontigjent i trurit.
Por, ky truri, pse pra nuk di ta shpjegoje e te na e thote kete fakt, qe i kane ngritur miliarda kenge e sa e sa vepra arti?


  Gjithsej 8 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 »
Trego 79 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.