Forumi Horizont Gjithsej 8 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 »
Trego 8 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Feja krishtere (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=184)
-- Figura te Shquara tė Ortodoksisė flasin gjatė kohėrave! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12360)


Postuar nga mobidik datė 20 Tetor 2006 - 17:35:

Tundimet e Jisuit.

     Joani e pėrjashton tėrėsisht tundimin, Marku (12-13) e tregon me njė varg tė vetėm; Mateu (IV, I-II) dhe Luka (IV 1-13) e tregojnė tė gjithė historinė ndoshta nga Tradita Q (kju) ose Logia. Sipas traditės Mesias i duhej tė mposhte Djallin, prandaj Jezui e fillon rolin e tij si Mesia me njė duel kundėr tunduesit. Kjo ėshtė njė llojė provimi pėr tė hyrė nė rolin e Mesias, ose mė mirė beteja e hapjes sė fushatės Mesianike. Dibeliusi (komentues) e quan atė njė Epifani kundėr Djallit. Tundimi i bukės del si i pari te Mateu dhe Luka. Tundimi i politikės del i fundit te Mateu dhe i fundit te Luka. 
      Jezui refuzoi njė Mesia tė bukės, njė Mesia tė mrekullisė, njė Mesia tė politikės. Ai refuzoi tė bėhej mbret pasi e ushqeu turmėn e njerėzve te Joani (VI, 15). Iu shmang kryerjes sė mrekullive me sa pati mundėsi. I tha Pilatit se mbretėria e tij nuk ishte e kėsaj bote. Por ka shumė pasazhe qė dėshmojnė tė kundėrtėn: 1. ai shpėrndau bukė dhe peshk pėr 5000 vetė, shndėrroji ujin nė verė nė dasmėn nė Kanė. 2. Kreu rreth 36 mrekulli, tė cilat duhet tė provonin hapur rolin e tij si Mesia. 3. Pretendonte se ishte njė Mesia hebre, gjė qė pėrfshinte nė vetvete edhe njė lloj mbretėrimi politik, pavarėsisht se si e pėrcaktonte ai.
    Sikurse Jezui edhe Apostujt e pasuesit e tyre, pėrballuan tė njėjtat tundime dhe ranė nė kundėrshtime me vetveten: 1. Ata shpėrndanė bukė midis pasuesve tė tyre “nė njė mėnyrė komuniste”. 2. Kryen mrekullira. 3. Kėrkonin fuqi politike edhe pse pretendonin se ishin tė interesuar vetėm pėr njė mbretėri tė pastėr shpirtėrore.
Sidoqoftė, prapė kemi tradita “kontradiktore”. Padyshim, roli i Mesias sė bukės, tė mrekullive dhe politikės ėshtė mė i vjetėr. Po si qėndron puna e fitores sė Jezuit mbi Satanain? Apostujt dhe Kisha kanė menduar se do tė ishte mė e sigurtė tė predikonin qė fitorja mbi Satanain do tė vinte me ardhjen e dytė dhe me gjyqin e fundit.

+ Theofan NOLI.


  Gjithsej 8 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 »
Trego 8 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.