Forumi Horizont Gjithsej 269 faqe: « E parė ... « 66 67 68 69 70 71 72 73 74 [75] 76 77 78 79 80 81 82 83 84 » ... E fundit »
Trego 269 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Simbolet fetare ne shkolla. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12552)


Postuar nga Fajtori datė 18 Dhjetor 2006 - 17:29:

Patjeter qe kam kuptuar, por ke shkruar aq gjate sa mezi te lexova. Natyrisht qe njohurite e mia mbi fete jane te limituara, por ndonjehere eshte e nevojshme te shihen gjerat nga jashte qe te kuptohet relativiteti i aksiomave fetare.

Nese mendon se kam ndonje simpati me te madhe per krishterimin gabohesh. E vemja pike ne favor e krishterimit eshte se ka dale nga moda ne shtetet perendimore. Perjashtoj ketu Greqine qe pershkohet akoma nga nje atmosfere e forte fetare qe con ne ekstremizma qe te gjithe i njohim.

Megjithate po kthehem tek e vetmja pike qe na ndan: aspekti publik i besimit fetar. Nese shteti ofron hapesira publike per falje domethene se ajo hapesire nuk eshte me publike, por fetare. Ne kete cast humbet laiciteti i nje shteti dhe prona shteterore behet objekt fetar. Sic ke ti te drejten te falesh diten e premte, kam dhe une te drejten te bej nje shetitje me familjen. Keshtu qe sheshi nuk mund te behet prone e fese tende per asnje cast, jo vetem per te respektuar qytetare si puna ime, por edhe fe te tjera qe do fillonin te kerkonin sheshin per rite fetare. Nuk do ishte mire qe jeta shoqerore te polarizohej rreth riteve fetare duke sjelle fenomene te pakendshme dhe percarje te shtetit. Pra organizimi yt struktural rrezikon shtetin dhe te ardhmen e popullit tim. Pa llogaritur qe e drejta e njeriut eshte dhe "levizja e lire" ne sheshin Skenderbej ( dmth varet si interpreton Human Rights).

Jam dakort qe feja eshte pjese e kultures, por edhe kerthiza e asaj femres eshte pjese e mentalitetit. Cdo gje eshte pjese e kultures ne fakt, edhe Portokallia, edhe Andi Shkoza. Kjo nuk do te thote qe feja vleresohet nga Sociologjia por thjesht qe studiohet si cdo rryme tjeter qe shkon e vjen neper kulture. Dhe sidoqofte do preferoja qe feja te mos behej pjese kostante e kultures, pasi shekujt kane treguar se fut hundet ne shtet sapo ti jepet mundesia. Sot ndalohet kerthiza, neser xhinset, pasneser duhet te leme mjeker. Ne organizimet fetare kufiri nuk ekziston, sidomos kur feja nga nje besim personal kthehet ne paragjykim moral popullor.
Pastaj, jam kurioz cfare thote Zoti sipas fetareve, pse duhet te organizohen? A nuk mjafton qe dikush te besoje e te ndjeke rregullat per veten e tij?

Nese Shqiperia deshiron te zhvillohet duhen lene keto moralizma lokale prej 3 milione banoresh e te mendohet per te drejtat e njeriut (njejes) dhe jo per te drejtat e organizimeve fetare (shumes). Ne nje fare menyre heret a vone besimi fetar shkon kunder patriotizmit. Mjafton te shikosh influencen ortodokse greke ne jug te Shqiperise. Kush ka kurajo te punoje per Shqiperine duhet te gjeje forma te tjera moralizmi per te rregulluar shoqerine dhe jo organizimet fetare ne sheshin Skenderbej.

Vijme tek SEKSI.
Ne fakt eshte miopi te mos shikosh se fete ne pergjithesi jane anti-seksiste dhe shumica e parimeve rrotullohen tek ndalimi i seksit. Por cfare funksioni ka kjo ne kulture? Nje femer e perdale 200 vjet me pare sot eshte normale. Ku qendron perdalja e nje femre dhe si mund te bazohemi tek rregullat e fese tende per te zhvilluar kulturen? Eshte mire qe besimi fetar te mbetet intim dhe te mos zhfrytezoje amulline shqiptare per te marre persiper venien e rregullave morale. Mbreterite me te zhvilluara ne bote kane qene djepi i seksit (Roma, Franca etj). Dhe megjithate asgje nuk i ka gjetur nga "perdalja", sot jane akoma shtete te zhvilluara. Nuk e kuptoj ku qendron problemi qe femra hipen ne BMW? A i pelqen te dyve? Le te bejne cfare te duan.
Edhe njehere bindem se feja nuk eshte besim fetar, por proteste ndaj fenomeneve te reja te shoqerise.

Se fundi, nuk e kuptova pse femrat duhet te mbajne shami dhe meshkujt nuk duhet te mbajne callma? Pse ne arabi saudite mbajne callma dhe kapele, ndersa ketej ne perendim vetem femrat mbakan shami? Dhe akoma se kuptoj pse eviton pyetjen time. Kur feja e respekton kaq shume femren pse nuk e integron ne organet drejtuese? Apo femra eshte bere te rrije ne shtepi ndersa mashkulli te vendose si te vishet femra e ne cfare makine te hipi?


  Gjithsej 269 faqe: « E parė ... « 66 67 68 69 70 71 72 73 74 [75] 76 77 78 79 80 81 82 83 84 » ... E fundit »
Trego 269 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.