Forumi Horizont Gjithsej 269 faqe: « E parė ... « 69 70 71 72 73 74 75 76 77 [78] 79 80 81 82 83 84 85 86 87 » ... E fundit »
Trego 269 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Simbolet fetare ne shkolla. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12552)


Postuar nga Prishtinasja_ datė 20 Dhjetor 2006 - 02:06:

[QUOTE]Po citoj ato qė tha Fajtori
[B]

Dhe po ta mendosh mire morali yt fetar paragjykon femrat koke e kembe dhe njekohesisht dhunon te drejtat e njeriut nje nga nje.


Prishtinasja: Ke argument ti qe sjell dehsmi te shpifura e hamendese ne ate qe thua siper??? Arma e te dobetit gjithmone perfundon nen dozen e fyerjes, pasi eshte nen mungese te deshmive adekuate dhe si shtegdalje duhet mbrojtur disi! ;D; ( kete fyerje le te ngelin ne ndergjegjen tende nese e ke njohur ndonjehere-N-D-E-R-GJ-E-GJ-E-N!)


FAJTORI citoi: 2. Seksi nuk eshte perkufizim i aktit seksual te cifteve te martuara, por i cdo lloj mashkulli dhe femre. Feja qe ti propozon nuk e pranon dot seksin e hapur dhe prandaj ve kushte brenda & jashte shtepise.


Prishtinasja: Po ti "na erdhe nga parajsa ne rruzullin tokesor?" Gjitha fet tjera sikurse ajo islame parandalojne aktin jolegjitim seksual, bile c'eshte me fatkeqja se fet tjera ne perjashtim te asaj islame e bejne te papelqyer edhe aktin seksual martesor. Do flasim me pas dhe per kete te hidhur te vertete.

Pikersisht Feja Islame cmon larte marredheniet e aktit seksual mashkull-femer, por kuptohet nen disa kushte parimore duhet te respektohet ky akt. Kurse sa i perket Institucionit i martesor, i bazuar ne interesin dhe perzemersine e ndersjelle ndermjet bashkeshorteve, per muslimanet paraqet nje manifestim te lartesuar te Vullnetit dhe te Qellimit Hyjnor. Kjo eshte shquar edhe ne versin Kur'anor te cituar me poshte:

'"Dhe nga faktet (e madherlse) se Tij eshte qe per te miren tuaj,Ai krijoi nga vete lloji juaj palen (grate), ashtu qe te gjeni prehje tek ato dhe ndermjet jush krijoi dashuri e meshire... "
Kur'ani. 30:2T


Kurse ne te kudnerten, eshte feja e krishter, cifute e te tjerat me radhe, qe aktin seksual e vlersojne si dic te papaster dhe jo te pelqyer. Kurse ti ecke i balancuar nen "himnin e modernizimit te sotshem" saqe merr te drejten te shpifesh kunder fes islame pa pasur njohuri fare, fare ,fare. Per t'a mposhtur ideologjine tende te PABAZE, le te shofim se c'thone deshmite e te krishtereve,cifuteve dhe aleateve te tyre! ......,

Filozofi i famshem nga Perendimi, Bertrand Rasel nuk paraqet kurrfare perjashtimi nga ky aspekt. Ne librin e tij: "Martesa dhe Morali", ai konkludon se:

"... Sidoqofte, elementet antiseksuale qe nga kohet me te hershme cdo here kane ekzistuar prane njeri-tjetrit, dhe me ne fund, pa marre parasysh dominimin e krishterimit apo te budizmit. keto elemente arriten fitore te plote ndaj kundershtareve te tyre. Ky perendimor jep shume sbembuj rreth asaj qe ai e quan nocion i cuditshem se, ne martese ka gjera te papastra dhe mekatare, mu ashtu sic ka edhe ne marredheniet seksuale. Ne shume pjese te ndryshme te botes qe kane qene jashte ndikimit te krishterimit apo te budizmit, ka pasur rende te prifterinjve dhe te priftereshave qe ishin betuar ne celibat. Hebrenjte e sektes se Essen-eve, te gjitha marredheniet seksuale i kane konsideruar si te papastra. Sic shihet, kjo pikepamje ne lashtesi ka hasur ne toke te plleshme. ...Edhe ne Perandorine romake ka ekzistuar nje tendence e pergjithshme kah asketizmi. Epikurianizmi gati sa nuk u zhduk fare dhe te greket e romaket e ngritur ia leshoi vendin stoicizmit... Neoplatonistet ishin po aq askete sa ishin edhe te krishteret. Nga Persia erdhi doktrina se kjo ceshtje eshte e lige, dhe pastaj u perhap neper tere Perendimin, dhe me vete solli besimin se te gjitha marredheniet seksuale jane te papastra. Edhe pse jo ne formen me ekstreme, kjo e paraqet edhe pikepamjen e Kishes..." '

Cilet kane qene faktoret qe e shkaktuan konceptimin e gabuar lidhur me seksualitetin?

Cila qe arsyeja qe njerezit t'ia mohojne vetvetes kenaqesine natyrore dhe qe, mireqenien psikosomatike ta shoqerojne me seks te deshiruar e te shendoshe?

Perse njerezit duhet t'i prijne jetes se tyre kurse me vetedije ta denojne pjesen thelbesore e te shendoshe te jetes se tyre?

Keto jane disa nga pyetjet komplekse ne te cilat njerezit duhet te gjejne pergjigje bindese dhe te kuptimte. Por, te gjithe e dime se mund te gjenden shume arsye te ndryshme dhe kunderaverzionit ndaj seksualitetit te njeriut.

Paragjykimet e arriten shkallen ekstreme ne mesin e krishtereve, dhe ate me organizimin e kishave te tyre dhe te klerit. Celibati I Jezu Krishtit i inspiroi ata dhe i solli deri ne poziten, ne te cilen statusi i marteses per prifterinjte dhe te shenjtet eshte konsideruar i barabarte me perdhosjen dhe njollosjen e nderit dhe shenjterisese tyre. Si rrjedhim i kesaj, Papet gjithmonejane zgjedhur nga radhet e prifterve te pamartuar. Ne te vertete, te gjithe anetaret e klerit katolik kane qene te lidhur nga betimi i tyre per celibatin.

Bertrand Raseli thote:

"Dy apo tre pershkrime te bukura te ketij institudoni jane zgjedhur nga masa e pafund e shkrimeve tc patrikeve kishtare;
mirepo ne pergjithesi. do te ishte shume veshtire te konceptohet dicka tjeter qe do te ishte me e paperpunuar apo me neveritese se sa menyra ne te cilen ata e zgjodhen ate... Qellimi i asketit ishte qe njeriun ta terheqe nga jeta e virgjinitetit, andaj si pasoje e pashmangshme e tere kesaj, martesa trajtobej si nje gjendje inferiore... Gjuha energjike e Shenjerome-ut, sbenjtarit te fundit. ishte "prerja e drurit te marteses me sepaten e Virgjinitetit"...

Kisha e pranon martesen me qellim te lindjes se njeriut. Nevoja per propagimin e vecorive njerezore nuk eshte sendertuar si dicka adekuate per ngritjen e njolles se papastertise nga cilido akt seksual. Arsye tjeter per lejimin e marteses eshte eliminimi i kurverise ne mes te mashkullit dhe femres.

Le ta citojme edhe nje here Bertrand Raselin.
"Krishterimi, e vecanerisht Shen Pali afruan nje pikepamje te cuditshme te marteses qe para se gjithash nuk ekzistonte per lindjen e femijeve, por per pengimin e mekatit te kurverise. "

Sidoqofte, per fat te mire, besimet dhe bindjet e lartpermendura nuk kane mundur qe ne teresi ta arrijne skajshmerine. Kufizimet natyrore te grave, sic u identifikuan dhe u vleresuan ne te kaluaren, nuk arriten te zhvillohen edhe me teper. Asnje perpjekje e menyrave tradicionale te te menduarit, nuk arriti te shkoje me larg se kultivimi i ndjenjes se krenarise tek burri dhe i ndjenjes se inferioritetit tek gruaja gjate gjeneratave.

Kurse llogjika revolucionare e Islamit mund te jete jashtezakonisht interesante. Islami nuk jep asnje indikacion me te vogel per permbajtjen e liget e deshires seksuale apo per friken me pasoja te keqija. Perkundrazi, perpjekja islamike perkitazi me kete eshte perqendruar ne synimin e rregullimit te seksualitetit te njeriut ne menyren me humane.
Nga perspektiva e Islamit, marredheniet seksuale te njeriut jane te kufizuara vetem ne baze te interesave te verteta te shoqerise prezente apo te asaj te mevonshme. Lidhur me keto, qasja islame i ndjek udherrefyeset mire te njohura, duke mos shpie drejt kurrfare ndjenje te privimit apo te frustracionit seksual, si dhe drejt kurrfare deshire te shtypur apo te ndaluar seksuale.

Islami ( fen cilen ti e fyen, fajtori) qarte tregon se
seksualiteti njerezor ne vetvete nuk paraqet kurrfare semundje te lindur,e as qe nenkupton ndonje pasoje te keqe. Pervec kesaj, Islami shume bukur shpjegon se, semundja si dicka tradidonale i eshte pershkruar seksualitetit te njeriut gjate procesit te moralit religjioz ne boten perendimore. (kete jam e bindur se nuk e ke ditur deri tashme!)

Tani, bota perendimore ka bere nje kthese prej 180 shkalleve duke u kthyer nga permbysja e moralit tradicional te saj.

Ne kohen e sotme, bota perendimore beson ne respektimin dhe ne clirimin e deshirave dhe nevojave seksuale, dhe kete e ben me ngritjen e kufizimeve tradicionale morale.

Ne te vertete, tani shume njerez te Perendimit i favorizojne lejimet seksuale. Ata merren me ate se, morali te cilin e kane trasheguar nuk permban asgje tjeter pervec nje konotacioni religjioz. Ata pohojne se moralet e tyre te sotme nuk mbeshteten vetem ne arsyet filozofike, por edhe ne ato shkencore.

Per fat te keq, seksualiteti negativ qe koheve te fundit po zhvillohet ne Perendim, gjithashtu ka depertuar dhe ka fabrikuar edhe moralin e shoqerise sone.

Kjo ndodhi edhe perkunder veshtiresive te mevonshme te komunikimit nderkombetar. Mirepo tani, me anen e komunikimit te deshmuar dhe kontaktet e rregullta ndershteterore, spekulimet e modernizuara te Perendimit, me te vertete jane duke e vershuar edhe shoqerine tone. Dhe se fundi te lus te debatosh me fakte pa fyer shenjterine e fes se askujt! Ti si duket paske harruar prej nga vjen!? (dmth qe nga te paret tane e deri sot, morali dhe shenjteria e femres eshte ruajtur si thesari me me vlere, por ky kode morali ka filluar te zbehet nga rrebelimi i verber i emitimit euro-perendimor).



3 Fajtori citoi: Ne perendim grate nuk veshin mbulesa dhe megjithate meshkujt nuk jane as te ngacmuar dhe as te coroditur. Nuk mendon se kjo hedh poshte teorite e zotit mbi mbulesat?


Prishtinasja: A thua valle i mohon statistiaket e sotshme cilat deshmojne qartazi sa krime,dhunime,abuzime kryhen ndaj femres se sotshme ne boten euro-perendimore??? Ne Canada, cdo 5 min kryhet nje akt dhunimi. Ne U.S.A. cdo 2 min kryhet nje akt dhunimi e mos te flasim per abortion (abortimet qe ndodhin brenda vitit). e keshtu me radhe qe vertete nuk ja vlen ti sjell statistikat marramendese te cdo vendi per te cilat dhe ti je deshmitar dhe i di mbase me mire se une : ) Dhe nga t'gjitha keto te verteta reale qe po trondisin globin e botes ku thuajse asnje vend ne kete planet s'ka shpetuar pa prezencen e prostituimit, abuzimeve, dhunimeve qe kryhen pikerishst ndaj FEMRES! Tani te pyes une ty! Nuk qenkan meshkujt te zotet per "t'ua ven prangat pantollonave" te tyre pasi na qenkan kaq indinjues dhe te prire per t'a frenuar veten kudnrejt moskryerjes se nje akti dhunues ndaj femres??? hahaha, te ishin te zotet e prangave do eliminonin shemturine e prostitucionit ne mbare rruzullin tokesor, ku nje shtet i sotem me shume nderton shtepi publike per kenaqesine e shfrenimeve idiotike se sa ushqen barqet e te vobekeve.

Dhe se fundi, gjithe realiteti i sotem i krimeve,dhunimeve (etj) qe po shfaqen ne boten e sotme, hudhin poshte pikerisht ideologjine tende te pabaze, kurse nga ana tjeter deshmojne dhe ngrisin larte vleren e uniformes se femres muslimane

4. FAJTORI citoi: Moralin e nderton gjithe shoqeria dhe shteti,

Prishtinasja: Pikerishst shteti dhe shoqeria kane ndikuar ne perhapjen e prostitucionit dhe gjitha dukurive negative qe jane shfaqur ne shoqerine tone te sotme dhe ate perendimore. Femra dhe vlera e saj qofte ne shoqerine tone apo ate perendimore eshte shendrruar ne nje objekt personal, ku secili e trajton si prone te tij si t'ket deshire duke shfryer epshet (kenaqesit) e tij shtazarake.

FAJTORI citoi: P.s. Akoma se kuptova pse femrat nuk integrohen ne drejtimin e feve? Apo fete duhet te drejtohen nga krijesa te dobeta qe nuk i bejne dot balle veseve te veta si puna e meshkujve?


Prishtinasja: Nje trillim i shpifur, asgje me shume, andaj s'ja vlen te diskutohet rreth saj.


respekt,


  Gjithsej 269 faqe: « E parė ... « 69 70 71 72 73 74 75 76 77 [78] 79 80 81 82 83 84 85 86 87 » ... E fundit »
Trego 269 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.