Forumi Horizont Gjithsej 59 faqe: « E parė ... « 6 7 8 9 10 11 12 13 14 [15] 16 17 18 19 20 21 22 23 24 » ... E fundit »
Trego 59 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ekonomia dhe Biznesi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=8)
-- Ēfare mund te behet me Shqiperine per ta permiresuar? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=132)


Postuar nga qershor13 datė 11 Korrik 2003 - 09:48:

Citim:
Po citoj ato qė tha Keni
Nuk eshte veshtire te behet shqiperia por eshte veshtire te edukosh njerezit qe jetojne dhe e drejtojne vendin ton dhe ata njerez qe do te fillojne ta ndryshojne shqiperine jemi ne emigrantet dhe brezi i ri.
Brezi i vjeter qe ekziston aktualisht dhe qe udheheq ne shqiperi eshte nje brez i edukuar me fukarallek dhe nuk ka per tu ngopur kur prandaj dhe korupsjoni i gelltit shume lehte.
Brezi i ri qe po edukohet dhe po arsimohet jashte shqiperise jane e vetmja horce qe do te filloje te ndryshoj shqiperine dhe kjo ka filluar po do shume koh se e keqja dhe korupsione kane hedhur renje te thella ne ate vend.



Ke shume te drejte nuk mund te eci perpara SHQIPERIA me njerez te tille:

Gjyqtari akuzohet për falsifikim të vendimit të tij ndaj pronarit të librarisë “Ada”, që akuzohej për trafik droge

Shpallet në kërkim gjykatësi i Tiranës

Elvis Kotini akuzohet për dhënie të vendimeve të padrejta gjatë ushtrimit të profesionit

ELBASAN- Shpallet në kërkim gjyqtari i Tiranës Elvis Kotini, por deri në orët e vona të mbrëmjes së ditës së djeshme ai ende nuk ka rënë në prangat e policisë. Me urdhër të prokurorisë dhe vendim të Gjykatës së Faktit të Elbasanit, 27-vjeçari Kotini është shpallur në kërkim pasi akuzohet për dhënien e vendimeve të padrejta gjatë ushtrimit të profesionit të tij në gjykatën e Tiranës, thanë për gazetën burime të rezervuara të policisë së Elbasanit. Prokuroria e Elbasanit është duke hetuar rreth akuzës që rëndon mbi Elvis Kotinin, 27 vjeç, banues në Tiranë, me arsim të lartë, gjyqtar në gjykatën e Tiranës.. Burimet thanë se prokuroria e Elbasanit është urdhëruar nga Prokuroria e Përgjithshme për të kryer hetime rreth gjyqtarit Kotini. Ky i fundit ishte shkarkuar disa ditë më parë në një mbledhje të Këshillit të Lartë të Drejtësisë së bashku me disa gjyqtarë të tjerë, por çështja në fjalë është ende në gjykatën e Lartë. Vendime të padrejta ishte shkaku i shkarkimit të Kotinit nga detyra e gjykatësit në Gjykatën e Rrethit Tiranë. Burime të rezervuara thanë për gazetën se shpallja në kërkim e gjyqtarit Kotini lidhet me vendimin që ai dha për dënimin e pronarit të librarisë “Ada”, në Tiranë. Në shtator të vitit 2001 u arrestua pronari i kësaj librarie Baholli, nën akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës dhe për pastrim parash, pasi në librarinë e tij u gjetën 300 mijë franga zviceriane. Para disa muajsh, gjyqtari Elvis Kotini e dënon pronarin e librarisë “Ada”, me 4 vjet burg dhe më pas falsifikoi vendimin e tij, duke e lënë atë të lirë, thanë për gazetën burimet e policisë. Po ashtu mësohet se gjyqtari Kotini, (gjyqtar edhe i çështjes Grori) akuzohet edhe për vendime të tjera të padrejta për disa çështje penale që kanë mbetur të diskutueshme. Burimet thanë se ndaj tij gjykata e Elbasanit ka dhënë dje masën e arrestit në mungesë. Kjo masë është dhënë nga kryetari i Gjykatës së Elbasanit, Bujar Musta. Ndërkohë nuk jepen detaje të tjera rreth shkeljeve të gjyqtarit të shpallur në kërim, por mësohet se dosja në ngarkim të tij është duke u hetuar intensivisht nga prokuroria.


  Gjithsej 59 faqe: « E parė ... « 6 7 8 9 10 11 12 13 14 [15] 16 17 18 19 20 21 22 23 24 » ... E fundit »
Trego 59 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.