Forumi Horizont Gjithsej 231 faqe: « E parė ... « 34 35 36 37 38 39 40 41 42 [43] 44 45 46 47 48 49 50 51 52 » ... E fundit »
Trego 231 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Bush, Me 10 Qershor Ne Tirane (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=13546)


Postuar nga Ami- datė 03 Maj 2007 - 07:46:

Kot lodheni o njerez t'u shpjegoni te mirat qe sjell nje vizite e tille e paprecedente ne Shqiperi. Vizita eshte simbolike dhe mbeshtetje e terthorte politike qe tregon se po integrohemi ne te gjitha strukturat qe jane jetike per mbijetesen e popullit tone.

Ka ca njerez qe vetem dine te shajne dhe te paraqesin kundershtime. Nuk e kuptoj se ku ishin keta njerez para vitit '90 kur rreshtoheshin si dele me kokat e qethura, me shallat ne qafe e me shishet e rrjetat ne duar perpara dyqaneve qe ne 2 te nates. Natyrisht qe aty ishim edhe ne te tjeter sepse nuk kish si te ishte ndryshe, por ama ne kishim nje llogjike kundershtimi te heshtur brenda vehtes, ndersa keta edhe atehere ia gjenin anen pozitive duke thene se shtynin kohen e benin muhabet. Si atehere edhe sot jemi serish bashke dhe te mirat e keqijat duam apo nuk duam do i kalojme bashke. Cekesia e mendimit pastaj eshte tjeter ceshtje, per ate nuk jemi pergjegjes neve por edukuesit e tyre. Mos prisni patriotizem nga keta njerez qe jo rastesisht jane te majte (natyrisht nuk perfshij ne kete mes personat objektive qe per mendimin tim perfaqesohen nga Arturm e ndonje tjeter).

Po te njihte dikush prej tyre sadopak historine do te kuptonte qe Amerika gjithmone e ka ndihmuar Shqiperine dhe e ka mbeshtetur madje edhe kur kjo mbeshtetje i ka krijuar probleme te medha.

Megjithate te tere juve qe nuk jeni dakort me kete vizite mund ti bashkoheni komunisteve qe ne diten qe Bush do te vizitoje Shqiperine do te mblidhen te protestojne ne Fier (sa rastesi gjetja e vendit)... Jam kurioz te shoh se si do te sillet MJAFT ndaj kesaj vizite...


  Gjithsej 231 faqe: « E parė ... « 34 35 36 37 38 39 40 41 42 [43] 44 45 46 47 48 49 50 51 52 » ... E fundit »
Trego 231 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.