Forumi Horizont Gjithsej 12 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 »
Trego 12 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Feja krishtere (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=184)
-- Si Mund Ta Therras Zotin,lutje Dhe Ndihme Shpirterore (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14477)


Postuar nga Rajhan datė 12 Shtator 2007 - 13:50:

KRISTAL.DOC, e kuptoj qe postimin tim ndoshta nuk e pret. Mendoj se do te te vleje disi. Ndoshta do te jete dicka (dhurate e vogel) per gjendjen qe ke.

Vaj pėr ty shpirti im, nėse je e guximshme nė bėrje tė mėkateve duke menduar se All-llahu nuk tė sheh, sa kufėr tė madh je duke bėrė, e nėse i bėnė kėto mėkate duke menduar se Ai tė sheh, atėherė sa e paturpshme qėje. Nėse imani ėshtė me fjalė, atėherė vallė, pse munafikėt tė jenė nė fund tė xhehenemit. Vaj pėr ty, nefsi im. Nuk duhet tė tė mashtrojė jeta e kėsaj bote e as ndonjė mashtrim tjetėr, mos harxho kohėn sepse frymėmarjet i ke tė numėruara, nėse tė shkon njė frymėrmarje dije se njė pjesė e ytja tė ka shkuar. Nefsi im, a nuk i shikon ata qė kanė kaluar para teje, tė cilėt kishin ndėrtuar, u lartėsuan, mirėpo shkuan dhe u haruan?! Shpirti im, puno nė ditėt e shkurta qė tė kanė mbetur pėr ditėt e gjata qė tė presin, nė shtėpinė e mėrzisė dhe lodhjes, pėr shtėpinė e tė mirave dhe pėrhershmėrisė”.

Mėkatet e lėndojnė zemrėn, e errėsojnė shpirtin, e dobėsojnė trupin, dėrgojnė nė humbje, udhėzojnė nė zjar, nėse tė gėzon momentalisht tė dėmton mė vonė, mėkatet shkaktojnė mossuksesin, mosarritjen e diturisė, privimin e rizkut, ngushtėsinė e gjoksit, vėshtirėsinė gjėrave, dobėsinė e trupit, pakėsimin e jetės, vdekjen e befasishme, ēoroditjen e mendjes, ikjen e turpit, xhelozisė, sjelljes dhe moralit nga zemra. Prej denimeve mė tė mėdha ėshtė se shkakton largim mes robit dhe Zotit tė vet, e nėse ndodh ky largim, atėhere largohen shkaqet e ēdo tė mire dhe arrijnė shkaqet e ēdo tė keqe. Pra poqėse mėkatari i di dėmet e mėkateve do tė largohej prej mėkateve, do tė pėrmirėsohej dhe do tė pėrqėndronte nė vepra tė mira, mirėpo syri i mėkatit ėshtė i verbėr!
Cka i shkatėrroi popujt e mėparshėm, a nuk ishin mėkatet?
All-llahu [subhanehu ve teala] thotė:
“Secilin prej tyre e kemi dėnuar pėr shkak tė mėkatit tė vet; disa prej tyre Ne i goditėm me furtunė plot rėrė, disa i shkatėrruam me krismė nga qielli, kurse disa tė tjerė i sharrum nė tokė dhe disa pėrmbytėm nė ujė. All-llahu nuk u bėri atyre ndonjė padrejt, por ata vetės sė tyre i bėnė padrejtė”. (El-Ankebut: 40).
Para se tė bėsh mėkat kujtohu se All-llahu tė sheh dhe e di tė fshehtėn edhe ate qė e publikon.
“A nuk e di ti (o dėgjues) se All-llahu di ēka ka nė qiej dhe ēka nė tokė?! Nuk bėhet bisedė e fshehtė mes tre vetave e tė mos jetė Ai i katėrti; e as mes pesė vetave e tė mos jetė Ai i gjashti, e as mes mė pak vetave dhe as mes mė shumė vetave, e tė mos jetė Ai me ta, kudo qė tė jenė. Pastaj, nė ditėn e kijametit i njofton ata me atė qė kanė punuar. All-llahu ka pėrshirė ēdo send nė dijen e vet”. (El-Muxhadele: 7).
Njė njeri kėrkoi prej njė beduine qė tė kenė marėdhėnie tė paligjshme duke i thėnė: asgjė s’na sheh pėrveē yjeve. I tha kjo grua: po ku ka shkuar Ai qė i ka krijuar kėto yje?
- Para se tė bėsh mėkat kujtohu se melekėt ti regjistrojnė tė gjitha veprat dhe fjalėt e tuaja, i regjistrojnė nė fletoren tėnde, nuk lėnė pa regjistruar asgjė. All-llahu [subhanehu ve teala] thotė:
“Qė ai nuk hedh ndonjė fjalė e tė mos jetė pranė tij pėrcjellėsi i gatshėm”. (Kaf: 18).
“E kush punoi ndonjė tė mirė, qė pėshon sa grimca, atė do ta gjejė. Dhe kush punoi ndonjė tė keqe, qė peshon sa grimca, atė do ta gjejė”. (El-Zelzele: 7-8).
- Para se tė bėsh mėkat pėrkujto fjalėt e kriminelėve:
“Dhe vihet libri (i veprave), e i sheh mėkatarėt tė frikėsuar nga shėnimet qė janė nė tė dh thonė: “Tė mjerėt ne, ē'ėshtė puna e kėtij libri qė nuk ka lėnė as (mėkat) tė vogėl e as tė madh pa e pėrfshirė?” dhe atė qė vepruan e gjejnė tė gatshme - prezente, e Zoti yt nuk i bėn padrejt askujt”. (El-Kehf: 49).
- Para se tė bėsh mėkat pėrkujto ditėn kur do tė thotė kafiri:
“…e jobesimtari thotė: “Ah, sa mirė do tė ishte pėr mua sikur tė isha dhe”. (En-Nebe: 40).
- Para se tė bėsh mėkat kujto melekun e vdekjes, i cili punon nė marjen e shpirtit tėnd, i cili e tėrheq vrazhdė shpirtin tėnd, tė kėputen mbarė gjymtyrėt nga ashpėrsia e tėrheqjes. Nė kėtė moment do tė shpresosh ta bėsh njė tesbih, mirėpo nuk do tė mundesh, do tė shpresosh ta thuash njė tekbit, mirėpo nuk do tė mundesh, ose tė thuash njė tehlil, ose ti falish dy rekate, ose tė japish sadaka njė dinar, ose tė lexosh vetėm njė ajet, mirėpo nuk do tė mundesh. Nė kėtė moment do tė mbyllet goja, do tė ngurten sytė, do tė thahen duartė dhe kėmbėt, kurse truri do tė habitet nga ajo qė do tė sheh.
- Para se tė bėsh mėkat pėrkujto varrin dhe denimin e tij, ngushtėsirėn dhe errėsirėn e sajė, krimbat dhe insektet e ndryshme tė saja. Pėrkujto varrin i cili do tė jetė ose njė kopsh i xhennetit ose njė gropė e xhehenemit. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė:
“Po mos ta lenit varrimin, do tju lutesha All-llahut qė tu mundėson tė dėgjoni denimin e varrit”. (Muslimi).
- Para se tė bėsh mėkat pėrkujto qėndrimin tėnd para All-llahut Ditėn e Kijametit, mes teje dhe All-llahut nuk do tė ketė ndėrmjetėsues e as perde, kujdesu qė mos tė kesh llogari precize, sepse Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė:
“Kujt i polemizohet llogaria, le ta dijė se ėshtė denuar”. (Buhariu dhe Muslimi).
- Para se tė bėsh mėkat pėrkujto se sado qė tė jetė kėnaqėsia e mėkatit, ajo do tė kalon, kurse pas sajė sjell dhimbje, keqardhje, jetė tė rėndė dhe eksponim zjarrit tė xhehenemit, nė ditėn e Kijametit. All-llahu [subhanehu ve teala] thotė:
“Secili njeri qė ka dėmtuar veten (duke mosbesuar), po tė ishte e tij ēdo gjė qė ekziston nė tokė, ai do ta flijonte atė (pėr tė shpėtuar). E kur e shohin dėnimin, ata fshehin dėshprimin (nga hutia). Atėherė bėhet gjykimi i drejtė mes tyre nuk u bėhet padrejtė”. (Junus: 54).
- Para se tė bėsh mėkat pėrkujto se mėkatet janė errėsirė njėra mbi tjetrėn, kurse zemra sėmuret dhe dobėsohet nga shkaku i mėkateve dhe gabimeve, ndodh qė edhe vdes tėrėsisht, e kur tė vdes zemra, shkatėrrimi ėshtė i domosdoshėm, kurse humbja e patjetėrsueshme.
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotė:
“Sprovat i paraqiten zemrės sikur ēerga e cila ėshtė e ndėrtuar nga fijet e kashtės. Ajo zemėr e cila i thithė soprovat, nė zemrėn e tij bėhet njė pikė e zezė, e nėse i mohon, nė kėtė zemėr bėhet njė pikė e bardhė, derisa zemrat tė bėhen dy lloje: i bardhė sikurse sikur qielli i i kulluar. Kėtė zemėr nuk e dėmtojnė sprovat gjersa ekzistojnė qiejtė dhe toka. Zemra e dytė ėshtė zemra e zezė dhe e pėrmbysur, nuk e njeh tė mirėn as tė keqėn, pėrveē asaj qė e ka thithur prej epsheve”. (Muslimi). All-llahun e lusim qė tė na bėjė nga robėrit qė e respektojnė, tė cilėt as qė frikohen e as qė mėrziten.


  Gjithsej 12 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 »
Trego 12 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.