Forumi Horizont
Trego 39 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- MedicalTube (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14500)


Postuar nga NS-6 datė 13 Shtator 2007 - 00:17:

Conjoined Twins

Cod. A13092007



e reja e rradhes ne zonen e mjeksise. ne kete teme do te hidhen video kryesisht te marra nga YouTube (dhe shpresoj edhe nga site te tjera qe mund ta lejojne kete gje) qe kane te bejne me tema mjeksore. ne kete video te pare flitet per binjaket e ngjitur!nese ndokush prej jush gjen video qe kane te bejne me tema mjeksie mund ti vendosi ketu

Think Again!


Postuar nga NS-6 datė 14 Shtator 2007 - 23:37:

Virtual Guide

Cod. A15092007



pergatituni per nje udhetim te shpejte ne disa nga proceset qe ndodhin ne trupin e njeriut!

Think Different!


Postuar nga NS-6 datė 16 Shtator 2007 - 22:34:

vendosja e nje tubi endotrakeal

Cod. A16092007



mendoja qe kjo procedure mund te ishte shume e veshtire por kjo nuk eshte aspak e vertete. e kam fjalen per vendosjen e nje tubi endotrakeal nga ku mund te futet ajer,nje procedure kjo ne gjendje te shpetoje jeten e pacientit. nese per cfaredo arsye kjo gje nuk eshte e mundur atehere kalohet ne nje nderhyrje nga jashte ku behet nje carje me bisturi qe te mund te vendoset tubi,procedure kjo qe quhet trakeotomi!ne kete video mund te ndiqni metoden kur rruget e larta te frymemarrjes jane te lira!

Think Different!


Postuar nga NS-6 datė 17 Shtator 2007 - 14:34:

Replikimi i ADN-s

Cod. B17092007



kete proces e kam shpjeguar tek tema e gjenetikes se si ndodhte por ndokush mund ta kete pasur te veshtire per te bere nje ide. kjo video jep nje ide se si ndodh procesi i dyfishimit te ADN-s.shpjegimin e kesaj videoje mund ta gjeni ne postimet qe do permend me poshte:

-procesi i dyfishimit te ADN: enzimat (Cod. A 10062005) (2 pjese)
-procesi i dyfishimit (Cod. A 29062005)
-foto e procesit te dyfishimit (Cod. B 08072005)

duke qene se kam gjetur nje numer te mjaftueshem filmimesh te gjerave qe jane shpjeguar ne zonen e mjeksise,here pas here do vendosen filmime dhe do jepen edhe postimet ku mund te gjeni shpjegimin e videove...per ato qe nuk kane...do i gjejme nje menyre

Think Again!


Postuar nga NS-6 datė 21 Shtator 2007 - 00:01:

angjogjeneza (video 1)

Cod. B21092007



angjogjeneza ishte nje proces qe conte ne formimin e eneve te reja te gjakut,nje proces ky themelor per rritjen e kancereve. ne videon mund te shihni nje simulim te ketij procesi.
per me teper mbi angjogjenezen,shihni postimin:

-angjogjeneza (pjesa 1) (Cod. A 20032006)
-angjogjeneza (pjesa 2) (Cod. E 01042006)

ju kujtoj qe per menyren e perdorimit te kodeve,keni nje tutorial ne faqen 3 te temes "nga dhe per moderatorin e zones"


Postuar nga NS-6 datė 21 Shtator 2007 - 00:03:

angjogjeneza (video 2)

Cod. C21092007



ketu keni edhe nje video te dyte serish per angjogjenezen dhe ma do mendja se keto mjaftojne per tua bere te qarte ate koncept.

Think Again!


Postuar nga NS-6 datė 24 Shtator 2007 - 23:56:

leshimi i nje veze

Cod. A24092007



ne kete simulacion paraqitet momenti i ovulimit ku veza kalon ne siperfaqe te vezores dhe formon stigmen,carja nga e cila del dhe merr rrugen per ne tubin e fallopit ku do te mund te fekondohet me nje spermatozoid.

per me teper:
-momenti i ovulimit dhe diagnoza e tij (Cod. A 26072007)


Postuar nga Girl-Power datė 28 Shtator 2007 - 22:21:

Lindja e Bebushit!

Cod. C28092007



Ne kete video paraqitet nje simulim lindjeje...mund te shihen mjaft qarte levizjet e fetusit dhe zgjerimi i mitres per te mundesuar kalimin...
Femija ka mesatarisht nje gjatesi rreth 50cm e nje peshe mbi 3kg


Postuar nga kotka datė 29 Shtator 2007 - 02:53:

Gjeja me interesante qe pashe ne televizor pardje ishte gjnedja shtatezane e nje gruaje prej 46 vjetesh.  Femija ishte gelqerizuar nga jashte ne plancete dhe brenda te gjitha organet ishin ne gjendje te ruajtur mire.


Postuar nga Mister_DXP datė 02 Tetor 2007 - 14:10:

Re: Lindja e Bebushit!

Citim:
Po citoj ato qė tha Girl-Power
Cod. C28092007





Ne kete video paraqitet nje simulim lindjeje...mund te shihen mjaft qarte levizjet e fetusit dhe zgjerimi i mitres per te mundesuar kalimin...
Femija ka mesatarisht nje gjatesi rreth 50cm e nje peshe mbi 3kg



 

Kjo eshte nje mulazh-video e mrekullueshme. Vini re se si rrotullohet koka e femijes ne momentin qe del ne jete. Eshte nje levizje prej 90 gradesh dhe khim pas ne pozicionin  e fillimit. Pra trupi i foshnjes rrotullohet vetem sa te nxjerre koken dhe pastaj perseri kthehen ne vend.

 Shkenca e mjeksise nuk ka mundur qe te shpjegoje keto levizje te cuditshme, te cilat nuk arrijne te marrin shpjegim ne teorite  e njehura materjaliste apo edhe idealiste te kohes.

Pse ndosh kjo?

As psikosomatiket nuk e shpjegojne dot.

???


Postuar nga kotka datė 02 Tetor 2007 - 14:30:

Mund te me thoni se si shpjegohet kur dy binjake nuk ngjajne fare me njeri-tjetrin?

Ka te beje kjo me ekzistencen e tyre ne dy planceta te vecanta???????


Postuar nga Eria datė 02 Tetor 2007 - 14:33:

Binjaket qe nuk ngjajne,besoj (me aq sa mbaj mend une) jane ose quhen binjake te dy vezeve te ndryshme.Dmth jane rritur ne dy veze te ndryshme dhe jo ne dy placenta te ndryshme.
Ndersa binjaket qe ngjajne ose qe nuk dallojne nga njeri-tjetri quhen binjake te se njejtes veze.


Postuar nga Mister_DXP datė 02 Tetor 2007 - 14:36:

Citim:
Po citoj ato qė tha kotka
Mund te me thoni se si shpjegohet kur dy binjake nuk ngjajne fare me njeri-tjetrin?

Ka te beje kjo me ekzistencen e tyre ne dy planceta te vecanta???????



 

Cdo femije brenda mitres, ka nje placente me vete. Cdo binjak po ashtu ka placenten e tij. Ngjashmeria tek binjaket ka te tjera shpjegime.

Ata jane te ngjashem kur e kane prejardhjen nga e njejta veze, te quajturit monoovulare.

DXP


Postuar nga kotka datė 02 Tetor 2007 - 15:10:

Citim:
Po citoj ato qė tha Mister_DXP


 

Cdo femije brenda mitres, ka nje placente me vete. Cdo binjak po ashtu ka placenten e tij. Ngjashmeria tek binjaket ka te tjera shpjegime.

Ata jane te ngjashem kur e kane prejardhjen nga e njejta veze, te quajturit monoovulare.

DXP



 

faleminderit Mister-DXP


Postuar nga NS-6 datė 03 Tetor 2007 - 00:26:

ceshtja e binjakeve monozigote dhe rrotullimi i fetusit

Cod. A03102007

mund te nderhyj tek ajo qe tha DXP me siper dhe te them qe jo gjithmone binjaket jane te ngjashem kur vijne nga e njejta veze. ekzistojne raste psh qe megjithse binjaket jane nga e njejta veze,kane gjini te ndryshme. eshte rasti i vezeve qe kane kromozomet seksuale XXY dhe gjate ndarjes mund te humbin nje prej tyre (1)

per sa i perket rrotullimeve qe peson femija,mund te them qe jane rrotullime te detyruara. rrotullimi i pare behet per faktin se gjate zbritjes haset me pengesa sic eshte muskuli ngrites i anusit qe e detyron fetusin te pesoje nje rrotullim qe te eci perpara.rrotullimi i dyte vjen per arsye se rrotullimi i pare nuk te lejon qe te dalin shpatullat keshtu qe rrotullimi i dyte rikthen fetusin ne pozicionin origjinal dhe ky pozicion te jep mundesine qe te dalin shpatullat.mund ta vertetosh keto qe po te them duke ripare videon.
per momenti keto qe thashe besoj se mjaftojne si pergjigje. ne te ardhmen te shpresojme qe ndokush do ti zgjeroje edhe me teper informacionet


(1) binjake monozigote por jo identike (Cod. A 11012007)


Postuar nga Mister_DXP datė 03 Tetor 2007 - 03:06:

Re: ceshtja e binjakeve monozigote dhe rrotullimi i fetusit

[QUOTE]Po citoj ato qė tha NS-6
[B]Cod. A03102007

mund te nderhyj tek ajo qe tha DXP me siper dhe te them qe jo gjithmone binjaket jane te ngjashem kur vijne nga e njejta veze. ekzistojne raste psh qe megjithse binjaket jane nga e njejta veze,kane gjini te ndryshme. eshte rasti i vezeve qe kane kromozomet seksuale XXY dhe gjate ndarjes mund te humbin nje prej tyre (1)

Kjo eshte plotesisht e vertete, por pergjigja eime nuk e ekskludon kete qe thote NS-6

 


per sa i perket rrotullimeve qe peson femija,mund te them qe jane rrotullime te detyruara. rrotullimi i pare behet per faktin se gjate zbritjes haset me pengesa sic eshte muskuli ngrites i anusit qe e detyron fetusin te pesoje nje rrotullim qe te eci perpara.rrotullimi i dyte vjen per arsye se rrotullimi i pare nuk te lejon qe te dalin shpatullat keshtu qe rrotullimi i dyte rikthen fetusin ne pozicionin origjinal dhe ky pozicion te jep mundesine qe te dalin shpatullat.mund ta vertetosh keto qe po te them duke ripare videon.


 

Ky eshte shpjegimi qe gjendet ne te gjitha librat e shkolles per gjinekologjine, por ky shpjegim nuk eshte i mjaftueshem per tedetajuar rrotullimin. Ai ne vetvete vetem e mbeshtet ate, por nuk e shpjegon. Pengesat do ta pengonin fetusin qe te perparonte. Une aludoj per te tjera forca, qe e kane "mesuar" fetusin te gjeje nje rruge te tille dhe te kryeje rrotullime qe edhe nje i rritur ne te njejtat posita jo gjithmone do t'ua dilte mbane.

 Respekt

DXP


Postuar nga NS-6 datė 03 Tetor 2007 - 14:26:

personalisht nuk i kam hasur detajet e teperta te rrotullimit te fetusit.eshte normale qe ai eshte nje proces edhe me kompleks sepse mund te themi qe eshte shuma e disa faktoreve sic eshte tkurrja e uterusit qe e shtyn perpara,anatomia e asaj qe quhet ngushtica e siperme dhe e poshtme qe detyrojne fetusin te modifikoje pozicion,dimensionet e fetusit,etj etj...rrotullimi eshte nje efekt i ketyre faktoreve. per mendimin tim,fetusi nuk eshte qe ka ndonje lidhje te madhe me procesin sepse gjendet ne nje rol pasiv (duke qene se dimensionet e tij dhe paraqitja ne ngushticen e siperme mund te ndikojne ne gjithe procesin),nen efektin e shtyrjeve te muskujve te uterusit qe do e cojne perpara. ne fakt nje diskinezi muskulare ose nje acinezi mund te cojne ne nje ndalim te daljes se fetusit.rrotullimi mund te imagjinohet edhe si forma e nje kthese te perbere nga muskujt,qe fetusi eshte i detyruar ta ndjeki sepse eshte nen shtyrjen nga pas te muskujve...gjithsesi,qendrojme gjithmone ne analizen makro e cila mjaftueshmerisht i jep nje shpjegim procesit


Postuar nga NS-6 datė 05 Tetor 2007 - 00:45:

Detaje nga Shtylla Kurrizore

Cod. A05102007



ne kete video mund te shihni detaje mbi zonen cervikale (pjesa e qafes) te shtylles kurrizore si dhe mbi anatomine e nje disku vertebral


Postuar nga Mister_DXP datė 05 Tetor 2007 - 02:24:

Citim:
Po citoj ato qė tha NS-6
personalisht nuk i kam hasur detajet e teperta te rrotullimit te fetusit.eshte normale qe ai eshte nje proces edhe me kompleks sepse mund te themi qe eshte shuma e disa faktoreve sic eshte tkurrja e uterusit qe e shtyn perpara,anatomia e asaj qe quhet ngushtica e siperme dhe e poshtme qe detyrojne fetusin te modifikoje pozicion,dimensionet e fetusit,etj etj...rrotullimi eshte nje efekt i ketyre faktoreve. per mendimin tim,fetusi nuk eshte qe ka ndonje lidhje te madhe me procesin sepse gjendet ne nje rol pasiv (duke qene se dimensionet e tij dhe paraqitja ne ngushticen e siperme mund te ndikojne ne gjithe procesin),nen efektin e shtyrjeve te muskujve te uterusit qe do e cojne perpara. ne fakt nje diskinezi muskulare ose nje acinezi mund te cojne ne nje ndalim te daljes se fetusit.rrotullimi mund te imagjinohet edhe si forma e nje kthese te perbere nga muskujt,qe fetusi eshte i detyruar ta ndjeki sepse eshte nen shtyrjen nga pas te muskujve...gjithsesi,qendrojme gjithmone ne analizen makro e cila mjaftueshmerisht i jep nje shpjegim procesit


 

Sigurisht qe keto qe shkruan ti jane te sakta dhe shkencore. Ajo qe dua te them eshte qe jo te gjitha fenomenet shpjegohen nga njohurite  e sotme te shkences dhe...

Dikur duke lexuar fenomenet paranormale dhe psikosomatizmin, midis te tjerave vure re se permendej edhe pikerisht levizja rrotulluese e kokes se fetusit ne momentin qe kalon  neper "pelvis minor".

 


Postuar nga Mister_DXP datė 05 Tetor 2007 - 02:26:

Re: Detaje nga Shtylla Kurrizore

Citim:
Po citoj ato qė tha NS-6
Cod. A05102007





ne kete video mund te shihni detaje mbi zonen cervikale (pjesa e qafes) te shtylles kurrizore si dhe mbi anatomine e nje disku vertebral



 

Nje gje e bukur vertet


Postuar nga NS-6 datė 12 Tetor 2007 - 22:59:

Cfare eshte lekura?

Cod. A12102007



shkeputur nga emisioni "Incredible Human Machine" qe do jepet me date 21 tetor tek NationalGeographic Channel


Postuar nga NS-6 datė 12 Tetor 2007 - 23:21:

Kockat

Cod. A13102007



filmimi ketu eshte i marre nga i njejti program i mesiperm "Incredible Human Machine" dhe flet per kockat


Postuar nga NS-6 datė 24 Tetor 2007 - 00:08:

Sistemet mbrojtese kunder bakterieve

Cod. A24102007



nje video qe flet mbi sistemet mbrojtese te trupit te njeriut kunder infeksioneve bakteriale!


Postuar nga NS-6 datė 15 Nëntor 2007 - 01:03:

NutriGenomics

Cod. B15112007



nje video mbi ate qe mund te beje Nutrigenomics!


Postuar nga NS-6 datė 15 Nëntor 2007 - 01:11:

Virtual Guide 2

Cod. A15112007



udhetim tjeter ne trupin e njeriut...udhetimi i qelizave te gjakut,ndarja qelizore,pamje nga zorra e trashe, mikroorganizmat, eozinofilet,metodat e vendosjes se nje ago per procedura te ndryshme dhe ne fund nje udhetim neper ezofag (qe duhet sikur me qene me sklerodermi ) deri ne sfinterin e poshtem te esofagut dhe pastaj ne stomak deri tek sfinteri pilorik


Postuar nga NS-6 datė 10 Dhjetor 2007 - 00:08:

levizjet e syrit

Cod. A10122007



dicka mbi levizjet e syrit...


Postuar nga NS-6 datė 02 Janar 2008 - 22:48:

ndarja e bakterieve

Cod. B02012008



nje filmim i shkurter ku tregohet ndarja e bakterieve


Postuar nga NS-6 datė 02 Janar 2008 - 23:21:

Cod. A03012008



tek tema "Shtatzania" keni pasur mundesine te shihni 13 fotografi qe tregonin momentet qe nga fekondimi e deri ne lindje [1]. ne kete video mund te shihni detaje te metejshme te momenteve kryesore te rritjes se embrionit.video eshte bere me ane te programit Maya

[1] 13 foto nga shtatzania (Cod. B 05022007)

Think Again!


Postuar nga NS-6 datė 08 Janar 2008 - 01:00:

Virtual Guide 3



veshtrim mbi disa procedura kirurgjikale te paraqitura nga Interact


Postuar nga NS-6 datė 23 Janar 2008 - 23:59:

embolia pulmonare

Cod. A24012008



ne kete video mund te shihni se ku mund te formohet nje mpiksje gjaku ne vena dhe se si shkeputja e saj nga periferia mund te perfundoje ne mushkeri dhe te jape ate qe merr emrin "emboli pulmonare"!
po ashtu, ajo qe dua te vini re eshte edhe struktura e venave qe permbajne disa valvula qe nuk lejojne qe gjaku te kthehet pas por te eci perpara si pasoje edhe e forces shtyese te muskujve. nese keto valvula prishen,shfaqen ato qe quhen varice,karakteristike tek femrat por jo pak edhe tek meshkujt (sidomos tek ata qe qendrojne per kohe te gjata ne kembe pa levizur), dhe si pasoje ka nje staze (qendrim) te gjakut ne ate zone!

Think Again!


Postuar nga NS-6 datė 24 Janar 2008 - 00:10:

nanobotet dhe zevendesimi i neuroneve



nanobotet...jane akoma ne faza eksperimentale por nuk mungojne idete e menyres se aplikimit te tyre ne te ardhemn...ky filmim tregon se si mund te perdoret per te zevendesuar neurone te demtuar...


Postuar nga NS-6 datė 16 Shkurt 2008 - 16:48:

Post efektet e duhanit mbi mushkerite

Cod. B16022008



ne kete video mund te shihni rrugen ku kalon tymi i duhanit dhe ne fund edhe efektet ne mushkeri (mbetjet e tymit dhe enfizema)


Postuar nga NS-6 datė 16 Shkurt 2008 - 16:49:

Zoom ne ADN

Cod. C16022008



serish nje filmim i struktures se ADN qe e paraqet ne detajet e veta


Postuar nga Gjergj Kastrioti datė 16 Shkurt 2008 - 17:05:

Re: efektet e duhanit mbi mushkerite

Citim:
Po citoj ato qė tha NS-6
Cod. B 16022008



ne kete video mund te shihni rrugen ku kalon tymi i duhanit dhe ne fund edhe efektet ne mushkeri (mbetjet e tymit dhe enfizema)





boooooooooooooooooooooooooooooooooooooooo



Sapo e pashe... qe me mire te mos e kisha pare... edhe pse e di se c'efekt ka duhani...
me filloi stresi ... aq sa ndeza nje cigare!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!


Postuar nga NS-6 datė 29 Shkurt 2008 - 23:18:

Truri,neuronet dhe sinapset

Cod. A01032008



nje shikim te shpejte mbi trurin,neuronet dhe sinapset neuronale!nga Discovery Channel!

Think Again


Postuar nga NS-6 datė 25 Mars 2008 - 21:38:

High Definition CT

Cod. B25032008



nje filmim mbi imazhet qe mund te perftohen me ane te nje tomografie te komjuterizuar. nje teknologji qe ka njohur nje zhvillim mjaft te shpejte. ne nje artikull qe kam lexuar autoret "ankoheshin" per mungesen e te dhenave rreth nje ceshtje qe po diskutonin dhe shkaktari kryesor ishte shpejtesia e zhvillimit te ketyre paisjeve.ne diten e sotme,kjo aparature ben feta te trupit te trashesise 1 mm krahasuar me disa centimetra qe kane qene ne gjeneraten e pare te ketyre paisjeve.po ashtu koha eshte ulur mjaft.tani mund te behet nje total body brenda 5-6 sek duke bere te mundur nje analize te plote brenda nje akti frymemarrje...ne gjeneraten e pare koha totale arrinte deri ne 30 min,kjo si pasoje edhe e menyres se funksionimit te paisjes qe paraqiste nje levizje asiale dhe me pak detektore,ndryshe nga kjo e sotmja qe eshte spirale dhe me shume detektore. pamjet qe shihni jane perpunimet 3D qe software te ndryshem jane te afte te bejne me te dhenat qe merren

filmimi me siper tregon aftesine qe ka nje High Definition CT ,akoma ne faze eksperimentimi,ne pastertine e imazheve qe sjell ne krahasim me ate qe perdoret sot (ne te majten tuaj) si ne fazen e marrjes se iamzheve ashtu edhe ne fazen e perpunimit ne 3D...
le te themi qe mjeket "ankohen" per paqartesi te imazheve :p


Postuar nga NS-6 datė 06 Mars 2011 - 15:17:

Optogenetics - Nature Method of the Year 2010


Postuar nga Straniero datė 30 Mars 2011 - 20:29:

se pari tema me pelqen...e kam shkruar edhe ke temat tjera kete link..per online literature...por i pergjigjet plotesisht kesaj teme..nga linku i meposhtem mund te gjeni shume shume video per teme ne fjale...shikim te kendshem
http://www.learnerstv.com/Free-Medi...ure-courses.htm


Postuar nga Straniero datė 30 Qershor 2011 - 17:30:

Reanimacioni me titra shqip

Ne kete dokumentar ju mund te mesoni se si ta ringjallim zemren dhe mushkerite ne vdekjen klinike me frymemarrje artificiale dhe masazhe te jashtme te zemres. Ky dokumentar eshte perkthyer dhe titruar nga Rinia Islame e Presheves.
http://www.youtube.com/watch?v=V1uqFGpIM-c


 
Trego 39 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.