Forumi Horizont Gjithsej 58 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »
Trego 58 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Probleme Sociale (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=312)
-- A lindim poligamiste? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14527)


Postuar nga kotka datė 17 Shtator 2007 - 15:38:

Une kesaj retorike i pergjigjem vetem keshtu:

Kur ishim te rinj fshehurazi prinderve kerkonim me sy, me zemer dhe mendje partneret tane, per te arritur ate martesen ideale te perkufizuar.

Si ka mundesi qe keta sy, kjo zemer dhe mendje te pushojne se punuari, kur ti ke prane nje partner.... e pamundur.  Nuk ka dashuri te perjetshme...

Neve i mbushim mendjen vetes se ato kane humbur funksionin dhe ja kushtojme gjithe dashurine tone partnereve tane, por vetem sa genjejme veten dhe te tjeret, d.m.th. femijet tane dhe brezat e ardhshem...

Poligamizmi ekziston, ne qofte se jo ne sex fizik, ne zemra dhe ne mendje...

Fakti, qe partneret tane me kalimin e viteve fillojne dhe vene prape ne perdorim syte, zemren dhe mendjen, e verteton kete fenomen.  Disa prej tyre (cifteve) kane aftesine e te folurit te cilter me partnerin dhe ti rrahin bashke keto dyshime dhe mendime duke mbajtur martesen te gjalle dhe te paprekur, disa te tjere i fshehin dhe i groposin keto pikepyetje...duke kaluar ne ate te ashtuquajturen "tradheti bashkeshortore"...

Une nuk di tani per tani, te them se cila eshte rruga me e drejte??????????

Lufta me vetveten.., hipokrizia..., genjeshtra..., mashtrimi..., apo sinqeriteti dhe rrahja e mendimeve...

Gjejeni juve se une nuk jam ne gjendje ta gjej sot, pikerisht sot..., ndonje dite tjeter ndofta do tu jap pergjigjen time te sakte.


  Gjithsej 58 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »
Trego 58 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.