Forumi Horizont Gjithsej 58 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 12 13 14 15 16 » ... E fundit »
Trego 58 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Probleme Sociale (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=312)
-- A lindim poligamiste? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14527)


Postuar nga Mister_DXP datė 18 Shtator 2007 - 13:36:

Ne USA, (nuk e di si eshte ne Kanada, por besoj qe Bota e re ka kushte pak a shume te njejta, mundesia per te njohur dike ne kushte natyrale eshte shume e vogel.

Praktikisht ne Europe dhe per me teper ne Balkan, ka nje pallat apo shtepi, qe ndodhet ne nje lagje ku jetojme prej shume brezash. Aty e njohim njeri tjetrin prej shume kohe, femijnia na lidh me te tilla ndjenja, qe nuk i gjen dot ne nje moshe me madhore. Po ashtu edhe jeta shkollore ka te njejtat kushte natyrale afrimi dhe njohjeje. Bota zhvillohet dhe evoluon dhe kushtet tani edhe ne qytetet dhe fshatrat shqiptare kane ndryshuar, por nuk ndryshon tendenca per t'u shoqeruar dhe njohur. Perseri femijet do te luajne bashke te rinjte do te flirtojne dhe dashurohen dhe me tej...

"Bota e re". Amerika, nuk i ka keto kushte. Atje punohet gjate, 60 deri 80 ore ne jave. Pushim, vetem te diele dhe vendtakimi , pra vend njohje, mbetet Molli i famshem.

Si mund te njihet diikush ne Moll?

Sa artificiale qe me duket dhe e shtirur.

Keshtu qe kushtet sociale jane krejt te ndryshme ketu nga ato te Europes, Ballkanit apo Shqiperise.

E zgjata kete hyrje duke dashur te dal tek pyetja rreth poligamise. Kjo eshte nje pyetje e thelle dhe ka karakter historik dhe evolutiv.

Une mendoj qe njeriu si qenje biologjike ka tendence qe te kerkoje partnere sa me te larget, pra jo vetem te kerkoje por edhe te ndrroje ata. Jeta u zhvillua per njeriun dhe u krijuan nje sere institucionesh te cilat linden per shume arsye. Keto institucione te tilla si fetare, socoale interne apo eksterne jane pjese e jetes dhe mendoj qe jane nje mburoje per humanet.

Njeriu pushoi se qeni poligam atehere kur filloi organizimi social, ushtarak, apo me teju ndertuan vendngujimet e para, Fshatrat edhe me vone qytetet.

Dashuria romantike vihet re aty rreth mesjetes ku edhe trajtohet me buje neper  literaturen e kohes.

Paridi rrembeu Helenen...Jo, nuk e rtrembeu aspak, Ajo u terhoq prej tij dhe ndoshta e merzitur nga i shoqi preferoi qe te largohet. Homeri nuk thote qe helena dhe Paridi rane ne dashuri????Kjo sic duket nuk njihej.

Romeo e Zhuljeta eshte nje shembell tjeter i fuqishem, por tani jemi ne shkujt e mesjetes dhe kishte mjaft institucione kufizuese te lirise "gamike".

Megjithate pa shkuar tek Ana Karenina dhe te tjere shembuj me moderne dua te theksoj se biologjikisht. Dashuria romantike, ajo me e fuqishmja nuk zgjat me shume se nje vit. Aq eshte karburanti hormonal njerezor. Nuk ka me nxites hormonale qe te shtyjne partneret ne krahet e njeri tjetrit.

Seicili prej tyre duke qene se ka perftuar kenaqesi gjate relacionit perpiqet qe te ringjalle dhe rindeze zjarrin e shuar. Disa here edhe kjo arrihet per nje kohe te shkurter e ngritur mbi bazen e kujtimeve te meparshme, por kurre nuk ka me nje dashuri romantike te mirefillte. Nuk eshte me, ajo ndjenjeqe te bllokon trurin dhe syte.Fillon ndarja dhe gjithmone njeri eshte i pari. Kjo seance romantike kujtohet gjithmone me kujdes dhe mbi modelin e saj njeriu do te ndertoje te tjera pallate.

Ne keto momente pertneret fillojne shohin te tjere individe kompatibile.Pra tendenca eshte per poligami.

Dua te them edhe njehere qe institucionet mbrojtese te monogamise jane ngritur per strukturuar shoqerine midis disa kornizave solide funksionale ne pershtatje me evolucionin social

Pra nese biologjia, e shtyn njeriun drejt poligamise, logjika sociale jo . Ajo e mban brenda ketyre kornizave shternguese.

 

 

Si te beje i shkreti njeri?

 

DXP


  Gjithsej 58 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 12 13 14 15 16 » ... E fundit »
Trego 58 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.