Forumi Horizont Gjithsej 18 faqe: « E parė ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 15 16 17 18 »
Trego 18 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Analiza (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=291)
-- Viti Orvellian i Ismail Kadaresė (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14546)


Postuar nga Mister_DXP datė 21 Shtator 2007 - 23:20:

Une praktikisht  ne kete shkrim nuk po marr nje qendrim te hapur karshi figures se Kadarese, sepse kjo kerkon nje teme te gjate dhe shume faqe libri. Ai eshte nje figure shumee komplikuar. Tefik Caushi, nje nga biografet e tij thote se qe te merresh me te duhet te kesh jetuar dhe pesuar nga regjimi i Hoxhes. Vetem nje bashkekohes mund te jete te pakten me afer te vertetes, pa sa per objektivitet, kjo eshte nje ceshtje obskure.

Eshte nje nga temat me te veshtira per te trajtuar. Me shkrimtarin jane marre kritike, filozofe, burra shteti dhe amatore nga te gjitha fushat e jetes.

Arsyeja ka qene:

- se pari sepse ai eshte nje shkrimtar i madh. Shkrimtari me i perkthyer nga shqiptaret dhe shume afer cmimit Nobel.

- ka shkruar nen diktature. Jane trajtuar me kujdes edhe shume te tjere si ai shkrimtare lindore.

- nje musliman qe me shume kujdes, pa fyer fene "per se", eshte ngritur kunder fanatizmit. Kete e ka bere duke sulmuar pushtuesi otoman, i cili ishte edhe bartes i kesaj feje. Kjo per krishterimin perendimor ka qene mjaft e kendeshme.

- se fundi, ka qene misjonari me i suksesshem i shqiperise neper bote.

 

Me poshte po sjell nje shkrim te Elsa Demo, marre nga Shekulli. Me duket shume interesant

 

 

Ismail Kadare, shkrimtari dhe regjimet

Elsa Demo

21-08-2007




Njė pyetje i bashkon intervistat e gazetares malazeze Branka Bogavaē me shkrimtarė botėrorė qė ajo ka marrė nė Paris. Po ta perifrazonim, pyetja do ishte: nė ē’marrėdhėnie ėshtė letėrsia me regjimet, me ideologjitė dhe ēfarė mendojnė penat e mėdha tė shekullit pėr diktaturat?

Nė shumicėn e tyre shkrimtarėt, intervistat e tė cilėve i ka mbledhur nė librin “Biseda nė Paris”, japin mė shumė se njė pėrgjigje, janė shkrimtarė qė ose i shprehin hapur qėndrimet e tyre pro regjimit apo diktatorėve tė pėrbotshėm si Stalin, ose janė shpallur kundėr, prandaj edhe kanė emigruar. Bogavaē, jo mė kot i ka realizuar intervistat nė qytetin e dritave dhe qendėr ndėrkombėtare e kulturės pėrgjatė gjithė shekullit tė njėzetė, po dhe pėr njė arsye tė thjeshtė dhe themelore: njė pjesė tė mirė tė kėtyre shkrimtarėve, s’kishte ku t’i gjente tjetėr veēse nė Paris, vendi ku ata kėrkuan dhe gjetėn strehim politik. Kėshtu qė ėshtė normale qė Bogavaē tė na sjellė pėrgjigje tė larmishme dhe qėndrime pėr regjimet qė vijnė nga fronti i letėrsisė dhe i shkrimtarėve qė kanė jetuar nė diktatura tė majta e tė djathta, komuniste e ushtarake, nė Evropė, nė Lindje dhe nė Qendėr tė saj, e deri nė Amerikėn Latine. Ai qė nuk e mori kurrė zyrtarisht Ēmimin Nobel, por qė ia kanė dhėnė prej kohėsh lexuesit nė mbarė botėn, shkrimtari argjentinas, Horhe Luis Borhes, i hap “Bisedat nė Paris”, duke pohuar se nuk i nėnshtrohet asnjė politike, ideologjie e feje dhe se kėrkon tė mbetet vetėm shkrimtar: Unė nuk i pėrkas asnjė Partie. Nė vendin tim njerėzit janė zvetėnuar nga politika. Do tė kisha dashur tė jetoja nė njė vend ku nuk do tė kishte as dogana, as uniforma, as flamuj, as kazerma dhe as kisha, pra nė njė botė ku nuk ka dallime midis vendeve, ku pasaporta nuk njihet dhe ku mosbesimi nuk ekziston. Borhes, konsideron armikun mė tė madh tė njeriut, pa asnjė dyshim, shoqėrinė dhe shtetin, por “sigurisht qė ka regjime qė janė mė tė pranueshėm se tė tjerėt.

”Ėshtė me interes gjithēka qė lexon nė intervistat e Bogavaēit. Sepse duke qenė njohėse me rrėnjė e veprės sė tė intervistuarve, herė-herė ajo duket sikur ndan sa kuriozitetin naiv prej lexueseje tė etur, sa shqetėsimin prej shkrimtareje. Pse shkruani, a ju nxit vuajtja tė shkruani, cila ėshtė mė e rėndėsishme forma apo pėrmbajtja, a besoni nė Zot, cili ėshtė libri qė do tė merrnit me vete nė pėrjetėsi etj. etj. janė disa nga pyetjet qė kanė tė bėjnė drejtpėrdrejtė me letėrsinė. Ndėrsa pyetjet qė lidhen me njė pėrvojė personale tė kėtyre shkrimtarėve, nobelistė dhe kandidatė tė mundshėm, pyetjet pėr diktaturat dhe regjimet, janė po aq tė rėndėsishme, pasi bėhet fjalė pėr pėrvoja jetėsore qė kanė ndikuar nė letėrsinė e autorėve nė fjalė.

Ėshtė mė shumė se sa informacion tė dėgjosh nobelistin francez Klod Simon, i cili do tė ishte i rrezikuar pėr vdekje nga vetė komunistėt nė Spanjė dikur, tek deklaron:Jo, stalinizmi nuk i ka lėkundur bindjet e mia tė majta. E si mund ta bėnte? Koncepti “i majtė” qė do tė thotė respektik i lirisė dhe dinjitetit njerėzor, pėrjashton ēdo lloj despotizmi.

Ja njė pyetje pėr Kunderėn: Shkrimtari, shkencėtari, intelektuali nė pėrgjithėsi, edhe kur i pėrket njė lėvizjeje me gjithė zemėr, siē ėshtė ai i yni, socialist, a ėshtė i detyruar qė mbi pėrcaktimin e tij tė vlerėsojė tė vėrtetėn nė shoqėrinė e vėrtetė dhe ta deklarojė gjithmonė pa kushte, edhe kur pėr shkak tė kėsaj tė vėrtete ėshtė fatkeq? A ėshtė kjo gjė qė i mungon shumicės sė intelektualėve?

Dhe pėrgjigja:

“Para se tė shprehet, e vėrteta duhet njohur.” Kujtojmė se kandidatit prej vitesh i Nobelit, qė ka reshtur sė shkruari nė gjuhėn e nėnės qė kur u strehua nė Francė, iu mohua nacionaliteti ēek. Ē’mund tė thoshte pėr stalinizmin njė emėr si Ēeslav Millosh poeti nobelist polak, i cili kaloi tridhjetė vjet jashtė vendit, pa lexues: “Nė vitin 1953 njė ndjesi jo e vogėlmė afronte dhe mė lidhte pak me marksizmin. Po kėtu gjendet ai tjetri, aspekti totalitar qė ėshtė i neveritshėm dhe qė e urrej. E ndjeja vetėn tė dėrrmuar nga ajo situatė dhe isha i zemėruar nga ajo lėvizje historike pėr shkak tė atij qė unė e quaj “kafshim i Hegelit”. Ndėrsa pėr raportet e shkrimtarit me regjimin, Millosh pėr t’u shprehur mė mirė, citon Nadjezhda Mandelshtam kur thotė se “poeti mund tė jetė mėkatar, por jo mashtrues.

”Publicistja malazeze njohėse e mirė e disa gjuhėve, ka pėrfshirė nė kėtė pėrmbledhje intervistash dhe portrete historike shkrimtarėsh, mes Natali Sarotit, Nadin Gordimerit, Umberto Ekos, Ezhen Joneskos, Emil Sioran etj, dhe dy biseda me shkrimtarin shqiptar Ismail Kadare. Janė marrė nė njė moment tė rėndėsishėm pėr jetėn e Kadaresė, menjėherė pas strehimit tė tij nė Francė. Nga “Biseda nė Paris” (Botime Onufri) i Branka Bogavaē ne kemi nxjerrė njė pjesė tė intervistės sė parė me shkrimtarin tonė.

Ēeslav Millosh:
Nuk mund tė mbetesh nė nivelin politikPėr tė qenė tė drejtė ndaj gjithė atyre qė janė bėrė stalinistė, duhet analizuar momenti historik, i cili ka qenė shumė i ndryshėm. Nė tė ideologjia ka luajtur njė rol fantastik dhe shumė tė fuqishėm. Prandaj duhet analizuar ai arsyetim, ajo “domosdoshmėri historike”, ai aspekt djallėzor qė ndjehej edhe nė ajėr. Sot nuk ka demonizim, por vetėm “ngjyrė tė errėt dhe kundėrmim jashtėqitjesh”, siē e pėrshkruan njė miku im atė sistem, qė nuk ndėrton sa duhet as WC”...Ndėrsa shkrova poezinė “Mendja e burgosur”, nuk isha i kėnaqur prej saj, sepse mendoja qė nuk mund tė mbetesh nė nivelin politik apo politiko-historik, ndėrkohė qė kėrkohen rrėnjėt e sistemit totalitar.

Natali Sarot:
Ne vetė jemi bartės tė totalitarizmitThjesht jam e mendimit se arsyeja qė totalitarizmi ka mundur tė zhvillohet, qėndron nė faktin se tė gjithė ne, nė vetvete jemi bartės tė embrionit tė tij. Nė fillim ai shfaqet me shumė naivitet, por shpeshherė vrullshėm nė jetėn e pėrditshme, madje dhe nė vende me liri tė konsiderueshme. Kjo ndodh sepse secili prej nesh shfaq mungesė tolerance, dėshmirė pėr dominim dhe imponim tė mendimit tė vet. Kėtė gjė kam dashur ta shpreh tek libri “Kėshtu flasin budalljenjtė” sepse ka “gjeni” mendimet e tė cilėve pėrqafohen symbyllur, por ka edhe “budallenj” tė cilėve pėr ēdo fjalė u thuhet se ėshtė budallallėk. Njė mendim i tillė i lirė nuk ekziston, sepse gjithmonė ka lidhje me burimin nga vjen dhe gjithēka varet nga ai qė e ka stisur atė ide.

Milan Kundera:
Pse e hedh poshtė emėrtimin “disident”E hedh poshtė emėrtimin “disident”, sepse nuk pranoj ta pėrfshij artin dhe letėrsinė nė njė tezė tė thjeshtėzuar politike. Shprehja “letėrsi disidente” tė shpie nė politizimin prej budallai tė artit, tė letėrsisė dhe tė jetės. Librat e disidentėve nuk e meritojnė emrin “roman”, sepse janė nė shėrbim tė njė gjėje, tė njė tė vėrtete. Pėrsėri ky ėshtė njė devijim nga realizmi socialist dhe asgjė tjetėr. Nė tė kundėrt do tė isha solidar me disidentėt rusė, megjithėse fati mė thotė se komunizmi rus i detyrohet mė shumė Ivanit tė tmerrshėm sesa Marksit. Disidentėt rusė luftojnė kundėr demonit tė historisė sė tyre, pėrjetojnė njė fat tragjik, por ai ėshtė origjinal, i tyri.... janė po aq tė bindur sa gjeneralėt rusė nė misionin e atdheut tė tyre dhe ata e urrejnė Perėndimin, atė Perėndim qė i pėrket vendi im prej shumė kohėsh.

Ezhen Jonesko:
Shekulli ynė u shndėrrua nė shekull ideologjieMe pasojat e veta, marksizmi rezultoi njė gabim djallėzor, njė punė e satanait. Nė kėtė mėnyrė shekulli ynė u shndėrrua nė shekull ideologjie. Socializmi ėshtė njė dėshtim. Ēlirimi i njeriut nga socializmi ishte njė dėshtim, por nė pjesėt e mia teatrale ka tema akoma mė tė rėndėsishme, tema pėr tė cilat nuk flitet.... Po tashmė e di se metafizika ėshtė mė e rėndėsishme se politika, kurse politika del nė vend tė dytė, sidomos qė tani ajo ėshtė shndėrruar nė fatkeqėsi pėr njerėzit. Arsyeja ėshtė se politikanėt kėrkojnė mėnyrėn pėr tė dominuar mbi njerėzit gjė qė ėshtė qesharake. Unė kėrkoj njeriun qė nuk e do politikėn, por qė ėshtė marrė me tė.

Mario Vargas Ljosa:

Populli e do diktaturėnPopulli e do diktaturėn. Fakti se atij i pėlqen tė jetė i poshtėruar, i ofenduar, madje edhe i trembur do tė thotė se kemi shfaqje tė mazohizmit... Ata qė i janė kundėrvėnė hapur kanė qenė tė detyruar ta braktisin atdheun. Unė dėshiroj tė bėj njė dallim: kur njė intelektual ėshtė i angazhuar pėr shkak tė njė ideje qė e mbron nė mėnyrė permanente dhe koherente, unė e respektoj. Por ajo qė nuk ėshtė pėr t’u respektuar, ndodh kur ndonjė intelektual ndryshon qėndrimin dhe shkon andej ku ka leverdi apo shpėrblime nė forma tė ndryshme. Pėr mua ėshtė oportunizėm, ose, e thėnė mė saktė, ėshtė cinizėm. Njė intelektual i tillė, tradhton jo vetėm veten, por edhe gjithė aktivitetin intelektual dhe tregon se sa i dėmshėm mund tė jetė ai pėr jetėn kulturore.Horhe Amado: Stalini, perėndi pėr tė cilin betohesha Pėr mua ashtu si dhe pėr shumė tė tjerė tė verbuar nė atė kohė, Stalini ishte Perėndi pėr tė cilin betohesha. Kur ai mbushi gjashtėdhjetė vjeē unė shkrova njė tekst plot ndjenja, me njė dashuri absolute. Tė gjithė nė atė kohė kemi qenė stalinistė, kush mė shumė e kush mė pak, tė tėrė shkrimtarėt e krahut tė majtė atėherė ishin stalinistė... Por ja qė nė Kongresin e shkrimtarėve sovjetikė, tė mbajtur nė vitin 1954, pėshpėritej pėr krimet e Stalinit. Pėr mua njė lajm i tillė ishte kaq i dhimbshėm dhe i tmerrshėm, sa edhe sot nuk kam dėshirė ta kujtoj. Tashmė duhej tė hiqja dorė nga ai besim pėr tė cilin kisha luftuar tėrė jetėn me ndjenjat mė fisnike. Gjithēka m’u pėrmbys. Stalini nuk ishte mė perėndi, por njė diktator.

Ismail Kadare:

Mė pyesin pothuajse hapur: “Pėrse nuk u eliminuat?”

… Jeni shprehur se keni dashur tė ndikoni nė zhvillimin e ngjarjeve, pikėrisht me mungesėn, me zbrazėtinė qė keni lėnė pas vetes.


Nuk e kam braktisur Shqipėrinė vetėm pėr faktin se isha zhgėnjyer, por pėr tė shpejtuar ngjarjet. Nė kuptimin e demokracisė, e kam ditur se librat e mi “do tė ndikojnė” mė mirė pa mua sesa me praninė time. Me veprimin tim tek populli shqiptar dhe tek radhėt e mijėra lexuesve nė botė kam pėrhapur shpresėn se do tė ishte shenja e pare qė njė regjim totalitar do tė humanizohej, nėse pranonte tė bashkėjetonte me letėrsinė e vėrtetė. Megjithatė, me pas e kuptova se iluzioni mbetet iluzion, edhe pse kishte diēka origjinale nė kėtė ėndėrr. Pėr ta shndėrruar atė nė njė realitet konkret, duhej qė kėtij inkurajimi t’i jepej njė dimension i ri, prandaj edhe vendosa qė ajo tė ishte mungesa ime. Mungesa ime, ky dimension i verbėr, do ta dyfishonte ndikimin e veprės sime. Kush tjetėr nuk e njeh forcėn shumė tė madhe tė mungesės sė hijes, fantazmės? Prandaj u largova. Atė qė nuk munda ta arrij duke jetuar nė atė realitet, mendova ta realizoj nė distancė.

Ekzili juaj pati jehonė, sidomos nė radhėt e inteligjencės qė e pėrjetoi tragjikisht kėtė gjė. A keni tė dhėna tė hollėsishme rreth tij?

Ditėt e para pas ikjes sime ndodhi njė konfuzion i pėrgjithshėm, sepse dezinformimi ėshtė arma mė e sigurt e njė regjimi totalitar. Zyrtarisht konsiderohem “tradhtar dhe armik i Shqipėrisė”. Nė kėtė mėnyrė, gazetarėt menduan tė bisedonin me “disidente”, por qė ishin agjentė tė policisė sė fshehtė, tė Sigurimit. Ajo i kishte pajisur me letra dhe deklarata tė ndryshme nė emrin tim, me tė cilat nuk kam lidhje. Me qėllim qė e tėra kjo tė kuptohej qartė e tė shthurej lėmshi, shkrova “Pranverėn shqiptare”. Mendoj se largimi im ka luajtur njė rol tė ndjeshėm nė liberalizimin e regjimit, sidoqoftė, kjo ishte e vetmja qė mund tė beja. Prej njėzet e pesė vjetėsh shkruaj kundėr diktaturės, por, me largimin tim, dėshiroja qė tė tėrė kėsaj t’i jepja njė dimension konkret pėr hir tė njerėzve qė nuk lexojnė libra. Vetė kam dhėnė intervista, kam shkruar letra, jam takuar me njerėz tė regjimit, por tėrė kėsaj i duhej shtuar diēka mė e fortė, diēka qė t’i pėrngjasonte skandalit. Mua mė akuzojnė pėrse nuk kam vepruar kėshtu kohė mė parė

Po cili ėshtė ai shkrimtar sovjetik qė ka shprehur diēka kur Stalini ishte gjallė? Hoxha vdiq nė vitin 1985 dhe ishte e pamundur tė hapje gojė para ngjarjeve nė Lindje. Ajo do tė ishte vetėvrasje dhe nuk do tė gjendej asnjė gazetė qė tė publikonte qoftė edhe dy rreshta. Une lexoj ato qė shkruan shtypi opozitar, gjė qė mė entuziazmon. Artikujt i kam tė qartė, radikalė dhe kurajozė. Atdheu im ėshtė Shqipėria, por unė jam qytetar edhe i njė atdheu tjetėr, qė ėshtė letėrsia. Ajo pėr mua ėshtė mė e rėndėsishme dhe kjo gjė nuk duhet harruar. Fakti qė tashmė nė Shqipėri ėshtė pėrmirėsuar gjendja, mė ndihmon qė tė jetoj, kurse gjithēka tjetėr ėshtė e dorės sė dytė.

…Nė romanin “Koncerti” pėrshkruani “revolucionin kulturor”, i cili e ka ndaluar Shekspirin nė Kinė. Si ka qenė ndikimi i tij nė Shqipėri? Diku kam lexuar se janė djegur veprat e Ēehovit.

Ka pasur disa shenja, qeveria ka tentuar tė bėjė presion mbi intelektualėt, mbi shkrimtarėt dhe i ndaloi ata tė udhėtojnė jashtė vendit. Por nuk ka shkuar aq larg sa nė Kine. Hoxha tentoi nė kėtė drejtim, sepse e dinte se kultura ėshtė e rrezikshme dhe se tė tėra diktaturat e kanė frikė atė. Por nė vitet ‘60 diktatura nuk e kishte kuptuar ende kėtė gjė, kėshtu qė kultura vazhdonte tė zhvillohej. Pas pėrvojės kineze, ajo e kuptoi dhe u shpreh: “Kini kujdes nga kultura!”. Kjo gjė filloi nė vitin 1967, me ndalimin e fesė dhe traditave tė tjera. Ballot u ndaluan menjėherė mbas luftės. Kėshtu, pra, Shqipėria u bė vendi i parė ateist nė botė.

Me veprat tuaja e keni bėrė Shqipėrinė dhe shqiptarėt tė njohur nė tė gjithė botėn. Asnjė propagandė e specializuar nuk do tė kishte qenė nė gjendje tė arrinte njė rezultat tė tillė. Si asnjė shkrimtar tjetėr, ju ia keni shpėrblyer atdheut dhe popullit tuaj.

Kėtė gjė nuk e kam bėrė qėllimisht, por ėshtė e qartė se kjo ka qenė dėshira ime e fshehtė. Kėshtu edhe ka dalė nė sipėrfaqe, sepse e kanė tė lehtė kombet e mėdhenj e tė njohur, ku edhe shkrimtari nuk e ka tė vėshtirė tė bėhet i njohur.

Nė sajė tė kontributit tuaj, njė vend the njė populli i vogėl do tė bėheshin dhe u bėnė tė njohur.

Pyetjet tuaja nė raport me gazetarėt e tjerė, mė habisin disi. Nganjėherė pyetjet e disa gazetarėve janė tė varfra, madje edhe tė pandershme, tė cilėt gati e thonė hapur: “Pėrse ekzistoni ju?” Me sa duket, kjo gjė i shqetėson ata, prandaj pyesin: “A ėshtė e mundur qė nė njė vend tė tillė tė vogėl tė ekzistojė njė letėrsi e mirė?”. “Po, ėshtė e mundur.” “Pėrse nuk jeni deklaruar kundėr pushtetit?” “Kjo ėshtė e pamundur tė bėhet tek ne, sepse do tė kisha pushuar sė qeni shkrimtar”. Ata gati sa nuk pyesin: “Po pėrse nuk kemi pushuar se qeni?”.

Pėrsa mė pėrket mua ju keni ditur qė nė njė vend tė vogėl tė gjeni subjekte epike, tė jashtėzakonshėm, qė kanė frymėzuar me mijėra lexues nė botė the kjo gjė ju nderon.

A e dini se ēfarė i shqetėson ata? Fakti qė unė nuk kam qenė i burgosur dhe pėrse nuk kam qenė i tillė. Prandaj mė pyesin pothuajse hapur: “Pėrse nuk u eliminuat?” Atyre as qė u bėhet vonė nėse njė komb mund tė mbetet pa letėrsi!

… Nė televizionin francez, nė emisionin “Karakter”, keni thėnė se jeni lindur dhe rritur nėn diktaturė. Kur jeni bėrė i ndėrgjegjshėm ndaj saj?

Pėr herė tė parė kėtė e kam kuptuar kur isha student dhe konstatova se tė tėra vendet komuniste ndodheshin nėn diktaturė. Kėtė e mora si diēka tė paevitueshme, si njė fat i keq, si njė fatalitet. Unė e kuptova kėtė fakt, por u ngushėllova se komunizmi mbulonte gjysmėn e botės dhe se ky ishte fati ynė. Nė atė kohė, kur isha ende student, askush nuk besonte se ndonjė ditė situata do tė ndryshonte, pėrkundrazi, mendohej se komunizmi gjithnjė e mė tepėr do tė zgjerohej dhe do tė pushtonte tėrė botėn.

Pėr kėtė arsye isha shumė i trishtuar. Por nė atė kohė ndodhi diēka e pabesueshme: pėr t’iu shmangur fatalitetit, Shqipėria u tėrhoq nga blloku socialist. Prandaj tek ne lindi njėfarė shprese, njėfarė entuziazmi, njėlloj sikur po ringjalleshim nga tė vdekurit. Nė kampin socialist askush nuk besonte se ishte e mundur tė shkėputeshe nga Bashkimi Sovjetik. Hungarezėt tentuan, por e paguan; mė pas e pėsoi edhe Ēekosllovakia. Edhe Shqipėria ia arriti, por ky entuziazėm u zbeh shpejt, sepse kėtė hap Enver Hoxha e kishte bėrė jo pėr Shqipėrinė, por pėr veten, pėr tė ruajtur pushtetin e vet. Ai e kuptoi se po tė qėndronte nė taborin socialist, do tė rrėzohej ashtu si tėrė udhėheqėsit e vjetėr. Kjo ėshtė arsyeja pėrse veproi ashtu. Kėto janė paradokset e historisė. Hoxha dhe Hrushovi zhvilluan njė duel tė vėrtetė: shefi sovjetik me shefin shqiptar. Por Hoxha nuk ishte i sinqertė, kurse Hrushovi u tregua mė i sinqertė. Ky i fundit e dinte se vetė ishte i sinqertė dhe se Hoxha as qė e mendonte se kjo ishte e mjaftueshme pėr t’u ndier mė superior. Por ja qė doli ndryshe: Hoxha doli mė superior. Pėrse? Hoxha nuk ishte i sinqertė, por e vėrteta historike ishte nė anėn e tij. Hrushovi ishte i sinqertė, por e vėrteta historike nuk ishte nė krahun e tij. Hoxha theksonte: “Une nuk jam vasali juaj, nuk bėj pjesė nė perandorinė tuaj, vendi im ėshtė i pavarur, e drejta ėshtė nė anėn time!”. Ē’mund tė bėnte nė kėtė rast Hrushovi? Asgjė. Ky ėshtė i vetmi akt i drejtė qė Hoxha ka bėrė, por edhe nė kėtė rast ai nuk qe i sinqertė. Pėrsa i pėrket Shqipėrisė, akti qe i drejtė dhe, si njė akt i tillė historik, ajo arriti tė shkėputej. Por, mė vonė gjithēka u bastardua, kur ramė nė duart e kinezėve, madje edhe ndarja prej tyre pati ngjashmėri. Ata u afruan me Amerikėn, kurse Hoxha kėtė akt e konsideronte reaksionar. Por, meqė tragjedia nuk pėrsėritet dy herė, kėsaj radhe ndarja ishte mė komike e, njėkohėsisht, edhe mė dramatike. Pas prishjes me Bashkimin Sovjetik gjate viteve ‘60, Hoxha pyeti veten nėse Perėndimi do tė interesohej pėr tė e nėse do ta pranonin si Titon. Brozi nuk kishte kryer mė pak krime se Hoxha, por Perėndimi i kishte harruar ato. Ndėrkohė, Hoxha pyeste veten pėrse e kishin falur Titon, kurse atė jo. Kur u shkėput nga Bashkimi Sovjetik, e sidomos kur i pėrzuri sovjetikėt nga porti i Vlorės, i cili ishte e vetmja bazė ushtarake sovjetike nė Mesdhe, Hoxha kujtonte se Perėndimi do t’i thoshte: “Faleminderit Hoxha, se na shpėtove!”. Ai priste miliarda dollarė pėr tė ekuilibruar humbjen e bazės, por askush nuk e lėvizi gishtin dhe ai u tėrbua.

Ju i njihni shumė mirė marrėdhėniet midis Titos dhe Hoxhės?

Tito dhe Hoxha kanė pasur xhelozi reciproke. Tito shfaqi xhelozi ndaj Hoxhės pėr njė ēėshtje banale: Hoxha ishte tepėr elegant.

Por edhe Tito ishte i tillė.

Ashtu ėshtė, por i tillė u bė mė vonė. Kur Tito u kthye nga Rusia, ai ngjante me njė muzhik tė vėrtetė, kurse Hoxha ishte njė ish-dendy. E ēuditshme ėshtė se si njė ish-dendy tė merrej me aktivitet komunist! Mė vonė Titoja u bė shumė elegant dhe jam i bindur se Hoxha e kishte zili pėr njohjen e tij ndėrkombėtare. Diku kam lexuar se edhe Ēaushesku ishte shumė xheloz pėr Titon pėr shkak tė paraqitjes sė tij. Para Titos, Ēaushesku dukej si njė fshatar dhe armiqėsia midis tyre filloi pėr kėtė shkak, gjatė njė vizite tek Titoja. Kur Elena Ēaushesku pa si ishte veshur Titoja, filloi t’i bėrtasė tė shoqit. Nganjėherė hetuesit kėrkojnė shkaqe tė thella pėr ndonjė grindje, kur ato janė kaq tė thjeshta dhe banale. I njėjtė ka qenė dhe rasti midis Maosdhe rivalit tė tij, Lin Shao Ci. Ata u grindėn pėr shkak tė grave. Njėra prej tyre dinte anglisht dhe vishej bukur dhe kjo ishte e mjaftueshme pėr tė kaluar nė njė tragjedi pa asnjė shkak serioz.




Marrė me shkurtime nga “Biseda nė Paris” i Branka Bogavaē


  Gjithsej 18 faqe: « E parė ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 15 16 17 18 »
Trego 18 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.