Forumi Horizont | Gjithsej 404 faqe: « E parė ... « 46 47 48 49 50 51 52 53 54 [55] 56 57 58 59 60 61 62 63 64 » ... E fundit » Trego 404 mesazhet nė njė faqe tė vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Sali Berisha, komunisti i veshur tani me petkun e Demokracise?! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14943)
Kryeministri:Pronaret te kthejne siperfaqet e gjelbra
TIRANĖ- Tryeza qė kryeministri Berisha zhvilloi pak ditė mė parė me kryebashkiakėt e vendit, duket se ka nisur tė japė rezultatet e para konkrete. Kjo pasi, duke marrė shkas nga shqetėsimet e ngritura nga disa kryetarė bashkish nė atė takim, kryeministri Berisha i ka kėrkuar Ministrisė sė Drejtėsisė, reagimin e saj. Bėhet fjalė pėr njė shqetėsim, qė ka nė themel pronat, ku nė mjaft raste, komisionet vendore tė pronave u kanė kthyer pronarėve sipėrfaqe tė gjelbra, si lulishte, por edhe sipėrfaqe tė tjera qė ndodhen nė institucionet arsimore, si shkollat. Ndaj, Berisha ka kėrkuar qė tė bėhet amendimi i ligjit, ku tė theksohet se procesi i njohjes dhe ai i kthimit tė pronės janė dy procese tė ndryshme. "Nė kundėrshtim flagrant me ligjin, janė kthyer sipėrfaqe dhe objekte tė pakthyeshme, shkolla dhe institucione tė sistemit arsimor apo lulishtet e qyteteve dhe kjo faktikisht po krijon vėshtirėsi shumė tė mėdha.
Nė amendimet qė duhet tė bėjmė duhet tė qartėsojmė se ėshtė tjetėr gjė njohja e pronėsisė dhe tjetėr gjė kompensimi i saj",- u shpreh kryeministri Berisha, duke theksuar se nuk mund t'i kthehet lulishtja e qytetit pronarit tė saj. Sipas kreut tė qeverisė, vetėm nė rast se Plani i Rregullimit tė qytetit e pėrcakton atė si zonė ndėrtimit, pronari automatikisht fiton tė drejtėn e pronėsisė sė truallit. Duke dėnuar kthimin e zonave tė gjelbra pėr pronarėt nga komisionet pėrkatėse, Berisha tha se, do tė ndėshkohen tė gjitha ata qė kanė vepruar nė kundėrshtim me ligjin, pasi sipas tij, motivi qė ata e bėjnė kėtė lidhet vetėm me xhepin e tyre. Madje, Kryeministri kėrkoi qė, tė gjitha dosjet pėrkatėse tė shkojnė nė prokurori, ashtu si edhe dosjet pėr falsifikimin e dokumenteve tė pronėsisė, ndėrsa nėnvizoi se, po tė jetė e nevojshme, nė bashkėpunim me opozitėn tė ndryshohet Kodi Civil, nė mėnyrė qė tė pėrcaktohet qė prona e vjedhur tė konsiderohet e tillė, pavarėsisht periudhės kur ka ndodhur njė veprim i tillė.
Shekulli
--------------------------
Hajde..Hajde c`ka me u bo...nje mish..mash..
Gjithsej 404 faqe: « E parė ... « 46 47 48 49 50 51 52 53 54 [55] 56 57 58 59 60 61 62 63 64 » ... E fundit » Trego 404 mesazhet nė njė faqe tė vetme |
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.