Forumi Horizont Gjithsej 23 faqe: « E parė ... « 7 8 9 10 11 12 13 14 15 [16] 17 18 19 20 21 22 23 »
Trego 23 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Psikologjia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=6)
-- Hipokrizi Apo Psikologji? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14992)


Postuar nga Katilesha datė 26 Nëntor 2008 - 23:09:

Citim:
Po citoj ato qė tha e_rindertim


hipokrizia, mediokriteti .... ?
mos valle jemi te destinuar ti veshim keto maska ne diten e perditeshme dhe te jemi vetvetja vetem atehere kur qendrojme vetem?

mos valle ne momentin qe biem ne kontakt me njerezit e tjere qe puna, studimi, jeta na i ka sjellur perreth na e ben te paevitueshme te qenit medioker , hipokrit dhe mesatar?



.....................

Te biesedosh me vetveten nuk nenkupton nje bisede me luajale, me rezultate me te sinqerta , me te besueshme dhe me objektive. Perkundrazi njerezit jane te prirur qe edhe ne biseda me vetveten ta shohin ate nga nje lloj shkalle qe gjithnje eshte me lart se te tjeret. Kjo nuk eshte asgje tjeter ,vecse mekanizem mbrojtes, qe ne fund te fundit na stilumlon dhe na ingranon drejt permiresimit dhe konsolidimit te skemes sone per veten. Me thuaj nje njeri qe ne bisedim me vetveten eshte treguar aq 100% i vertete dhe luajal sa te pranoje gjithcka , sa te shfaqe dhe te nxjerre ne "shesh" dhe ta perballe veten me te vertetat e tij qe i mban te fshehta brenda vetes? Do gezohesha pa mase po te takoja nje njeri te tille.

......

Njerezit perreth nesh jane te ndryshem dhe ne kur jemi ne kontakt me ta veshim ate "maske" qe i pershtatet atyre duke na ndihmuar ne  te ndertojme   komunikim dhe nderveprim me ta Ne fakt maska nuk duhet kuptuar gjithnje ne konotacionin e saj negativ, por duhet kuptuar edhe si nje mjet qe na jep "pushtetin" e komunikimit me tjetrin. Maska jo gjithnje eshte medikritet dhe hipokrizi.                Ne fund te fundit ajo  tregon zgjuarsi dhe intuite.


  Gjithsej 23 faqe: « E parė ... « 7 8 9 10 11 12 13 14 15 [16] 17 18 19 20 21 22 23 »
Trego 23 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.