Forumi Horizont Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »
Trego 3 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Shqipėria si Afrika, sėrish tė fundit nė rajon (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15089)


Postuar nga Vizioner datė 20 Dhjetor 2007 - 01:13:

Shqipėria si Afrika, sėrish tė fundit nė rajon

ACIT analizon raportin mė tė rėndėsishėm pėr biznesin dhe aftėsinė pėr tė "mbijetuar" tė biznesit

KONKURRENCA



Belortaja: Turizmi dhe shėrbimet humbasin nė konkurrencė, luhatje nė zonėn "nėn zero"

Konkurrueshmėria pėrcaktohet si tėrėsia e institucioneve, politikave dhe nivelit tė faktorėve tė tjerė qė pėrcaktojnė produktivitetin e njė vendi. Produktiviteti i ekonomisė ėshtė i lidhur nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė me mirėqenien e qytetarėve tė vendit. Njė ekonomi qė nuk ėshtė konkurruese tregon se qytetarėt e saj janė tė varfėr.

Nė vitin 2007 Bangladeshi, Benin, Kamboxhia dhe Nikaragua kanė rezultuar fqinjėt e Shqipėrisė nga kriteret ekonomike, ndėrsa vendi ynė ėshtė renditur sėrish i fundit nė rajon.

Raporti mė i rėndėsishėm global qė shkon nė tryezėn e ēdo kompanie nė botė, e ka renditur Shqipėrinė nė grupin e vendeve mė tė varfra tė Afrikės dhe tė Azisė. Raporti i Forumit Ekonomik Botėror, qė ėshtė njė nga vlerėsimet e rėndėsishme qė pėrdoren edhe nga ana e shumė institucioneve ndėrkombėtare dhe Bashkimit Europian, ėshtė analizuar gjatė ditės sė djeshme nga ana e Qendrės Shqiptare pėr Tregtinė Ndėrkombėtare. Sipas Drejtorit Ekzekutiv tė ACIT, Selim Belortaja, shkaqet e kėsaj situate janė tė shumta dhe tregohen mė sė miri nga Tregtia e Jashtme e Zhbalancuar. "Vendi vazhdon qė tė ketė njė bilanc te thellė negativ, ku importet janė 4 herė mė tė larta se eksportet dhe hapja e vendit mbetet e vogėl, 30-40%",- tha Belortaja.

Raporti, konkurrenca pėrcakton mirėqenien

Konkurrueshmėria pėrcaktohet si tėrėsia e institucioneve, politikave dhe nivelit tė faktorėve tė tjerė qė pėrcaktojnė produktivitetin e njė vendi. Produktiviteti i ekonomisė ėshtė i lidhur nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė me mirėqenien e qytetarėve tė vendit. Njė ekonomi qė nuk ėshtė konkurruese tregon se qytetarėt e saj janė tė varfėr. Raporti i konvergjencės konvergjon mė sė miri edhe me raportin e tė ardhurave qė kanė vendet e ndryshme tė nxjerrė nga "Eurostat" pak ditė mė parė. Njė vend qė ka njė tėrėsi institucionesh qė nuk funksionojnė, me njė nivel korrupsioni qė na rendit tė tretėt nė botė dhe me politika qė vlerėsohen si jo transparente dhe tė mangėta, ofron pėr qytetarėt e tij vetėm varfėri dhe papunėsi.

Turizmi dhe shėrbimet, humbasin tregun

Sipas ACIT edhe nė sektorin e turizmit dhe atė tė shėrbimeve ka njė humbje tė ndjeshme nė konkurrencė. Tė ardhurat nga turizmi, nė krahasim me shpenzimet kanė ardhur duke u ngushtuar, duke tentuar drejt njė bilanci negativ. Ndėrsa bilanci total i shėrbimeve mbetet me njė bilanc negativ nė rritje. Ky bilanc llogaritet nė rreth -140 milionė euro. Orientimi i theksuar i ekonomisė shqiptare drejt importit vazhdon tė karakterizojė edhe kėtė periudhė, duke rezultuar nė thellim tė mėtejshėm tė deficitit tregtar. Gjatė kėsaj periudhe Shqipėria regjistroi deficitin tregtar mė tė lartė nė vite, prej 1.5 miliardė eurosh ose 25 pėr qind mė i lartė krahasuar me njė vit mė parė.

Raportet e "zeza" nė radhė pėr Shqipėrinė

Sinjale shqetėsuese vijnė, sipas ACIT, nga njė sėrė raportesh ndėrkombėtare nė vitin 2007. Kėto raporte tregojnė se gjėrat nuk po shkojnė dhe aq mirė pėr ekonominė shqiptare. Pėrsa i pėrket renditjes sė vendit nė Raportin e Turizmit, ACIT bėn tė ditur se, renditemi nė vend tė fundit nė botė pėrsa i pėrket rregullave mjedisore. Nga ana tjetėr nė kėtė raport, Shqipėria zė vendin e 122 pėrsa i pėrket infrastrukturės turistike. Nė raport tjetėr, sipas ACIT, qė tregon problemet e mėdha qė vėnė nė vėshtirėsi ekonominė dhe sipėrmarrjen ėshtė korrupsioni nė nivele rekord qė ka mbėrthyer vendin. Nė indeksin e perceptimit tė korrupsionit, renditemi nė vendet e fundit nė botė.

Shqipėria e 2007, 11 vende mė poshtė se nė 2006

Shqipėria e vitit 2007 renditet nė vend tė 107 duke qenė 11 vende mė poshtė nė renditjen e Forumit Ekonomi Botėror, krahasuar me vitin 2006. Vendet qė janė afėr kėtij klasifikimi futen nė hartėn e njohur tė varfėrisė botėrore. Kjo rėnie nė kėtė klasifikim e vendit nga viti 2006 nė 2007 (11 vende mė poshtė), ka ardhur jo pėr shkak tė ecurisė mė tė shpejtė tė vendeve tė tjera, por tė rėnies nė tregues tė Shqipėrisė. Kėshtu nė vlerėsimin me pikė tė vendit qė i korrespondon kėsaj renditje, renditemi nė vend tė fundit pėrsa i pėrket novacionit (vendi 131), nė vend tė 124 pėrsa i pėrket infrastrukturės, nė vend tė 117 pėrsa i pėrket eficiencės sė tregut, nė vend tė 114 pėrsa i pėrket treguesit tė institucioneve, etj.

Box

Treguesit e Shqipėrisė nė renditjen e 131 vendeve

109

renditja nė vitin 2007

98

renditja nė vitin 2006

11

vende mė poshtė nė klasifikim

124

renditja pėr infrastrukturėn

117

renditja nė eficiencėn e tregut





  Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »
Trego 3 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.