Forumi Horizont Gjithsej 136 faqe: « E parė ... « 63 64 65 66 67 68 69 70 71 [72] 73 74 75 76 77 78 79 80 81 » ... E fundit »
Trego 136 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Gishta qe dridhen (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15119)


Postuar nga BIONDIA datė 04 Shtator 2009 - 17:58:

Citim:
Po citoj ato qė tha Une jam...!!!
......eeeehhhhh!

:lexim



...miku im sa do te doja qe kjo dite te mos kishte mbarim ...te mos mbaronte kjo dite nuk dua te vije e nesermja kam frike...doja te qendronim te dy perpara nje shishe birre dhe te flisnin ti tregonim njeri tjetrit vuatjet e kesaj jete qe shpesh me duket sikur kenaqet me ne kur na jep kaq halle te medha sa duket qe si mban dot nje mal jo nje zemer lodhur ...te tregonim zhgenjimin qe kemi marre nga njeres te vegjel ne shpirt qe lozen me shpirtin tone te madh dhe zemren tone te paster...te tregonim endrrat tona ato qe me shume mund arriten ti realizonin dhe per ato endrra te tjera qe i kemi ne zemer por kemi frike ti mendojme sepse themi "eshte shume vone per te enderruar ...shume vone "...sa do te doja miku im qe kjo nate te mos mbaronte qe te ishim vetem une dhe ti dhe do e kerkoja sic i kerkohet vetem nje miku nje dore per te me fshire ndonje lot dhe nje shpatull per te me mbajtur te shkoj ne ne ato vende qe kam vite qe nuk shkoj por qe me syte e mendjes dhe te shpirtit une i bej cdo dite ato rruge ...dua te futem ne ate shtepi qe ka vite qe rri mbyllur te ndiej aromen e kesaj shtepi te ndiej akoma te qeshurat tona ne dhoma dhe te ndiej profumin e gjelles qe eshte duke bere mami ...te ndiej zerin e embel te gjyshes time tek me therret per te dhene nje kokerr ftua te cilin se di se ku e ka gjet por e di qe e ka ruajtur per mua dhe te ndiej buzet e mia qe puthin faqet e saj te rrudhura nga pleqeria dhe ti thone "nane te dua shume "...te ndiej zerin e babit qe vjen i lodhur nga puna tek pershendet komshijte dhe motren e vogel tek turret ta perqafoje ...dua te ndiej tik-takun e ores qe na ben shoqeri ndersa jemi ne dhomen tone dhe fantazojme per jeten qe na pret per endrrat tona per deshirat qe kemi ...dua te hyj ne kete shtepi dhe te gjej vetveten te gjej ate pjese timen qe kur emigrova e lash atje ndoshta sepse i perkiste se kaluares dhe mua tani me priste nje jete e re o kshu mendoja ...dua te shetis ne ato rruge qe shpesh i ke bere dhe ti dhe pse drejtimet ishin te ndryshme ...dua te shkoj ... dua te shkoj ne nje vend ku qipariset e gjate dhe gurgullima ujit me ben te kujtoj se ka nje vend ku njerezit prehen te qete dhe te vendos nje lule dhe te mendoj se ...ehhhh miku im me mire mos mendoj por te pi kete birre te ftohte ...


  Gjithsej 136 faqe: « E parė ... « 63 64 65 66 67 68 69 70 71 [72] 73 74 75 76 77 78 79 80 81 » ... E fundit »
Trego 136 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.