Forumi Horizont Gjithsej 170 faqe: « E parė ... « 155 156 157 158 159 160 161 162 163 [164] 165 166 167 168 169 170 »
Trego 170 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Enciklopedi e vogel e filmave italiane (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15881)


Postuar nga Fajtori datė 28 Prill 2012 - 20:17:

Bisturi, la mafia bianca (1973)

Regjia: Luigi Zampa
Skenari: Massimo De Rita, Arduino Maiuri
Aktore: Ernesto Maria Salerno, Gabriele Ferzetti

Nje grup doktoresh jane pjese e nje klinike private, por ata punojne dhe ne spitalin publik. Ata kryesohen nga prof. Vallotti, nje doktor i famshem qe predikon mjekesine e ndershme. Por profesori eshte si gjithe te tjeret pjese e nje sistemi thellesisht te korruptuar ku njerezit mund te vdesin per hicgje. Atij i duhet te mbaje kliniken e tij private me makinacione te ndryshme dhe perfundon te llogjikoje dhe veproje me oportunizem prej politikani. Me koleget ben pazare per ti derguar kliente ne klinika private, me industrine farmaceutike ben pazare qe te tregohet i favorshem neper kongrese, etj. Por ne stafin e tij gjendet nje doktor i zoti qe gati ka perfunduar i alkolizuar prej gjerave qe ka pare. Eshte pikerisht ai qe i fut shkopin nen rrota profesorit te famshem dhe e denoncon ne prokurori. Atehere sistemi leviz, klinikat preokupohen dhe mundohen te izolojne doktorin denoncues. Ia arrijne me se miri, vetem se tashme profesori i famshem zbulon se eshte i semure dhe cdo te thote te jesh pacient ne sistemin mjekesor ku ben pjese.


Eshte film me difekte te ndryshme teknike, por me skenar te bukur. Eshte tipik i viteve te revolucionit shoqeror italian, me sfond demostratash dhe grevash. Filmi ka nje paralelizem madhor me Shqiperine e sotshme. Shume nga problemet e sistemit mjekesor qe shihen ne film jane pare e degjuar ne Shqiperi 20 vitet e fundit. Madje dhe rrogat qe marrin doktoret ne shtet i ngjajne rrogave qe merrnin doktoret shqiptare ne vitet '90 (80 mije lireta perkunder 80 mije leke).

Denoncimet qe behen mbi paskrupullsine e doktoreve gjehen edhe ne filmin "Il medico della mutua", qe eshte krijuar nga i njejti regjizor 5 vjet me heret (1968).

Filmi anon nga dramatikja dhe ka pak humor, por i duhet dhene lavderim per realizmin me te cilin paraqet situaten.

Gjendet i gjithi ne Youtube:
http://youtu.be/Mda2FcRprDg

Ja nje fragment:


  Gjithsej 170 faqe: « E parė ... « 155 156 157 158 159 160 161 162 163 [164] 165 166 167 168 169 170 »
Trego 170 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.