Forumi Horizont Gjithsej 170 faqe: « E parė ... « 158 159 160 161 162 163 164 165 166 [167] 168 169 170 »
Trego 170 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Enciklopedi e vogel e filmave italiane (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15881)


Postuar nga Fajtori datė 29 Prill 2012 - 03:16:

Roma bene

Regjia: Carlo Lizzani
Skenari: Nicola Badalucco, Edith Bieber, Luciano Vincenzoni
Aktore: Nino Manfredi, Virna Lisi, Gastone Moschin

Nje komisar policie ka "fatin" te mbuloje zonen e te pasurve ne Rome. Ai tashme i njeh mire si funksionojne familjet e pasura, me festat pa fund, martesa e ndarje, levizje lekesh, etj. Por mbi te gjitha ai di qe ligji nuk aplikohet dot kurre mbi ta pasurit. Per ata vrasjet jane aksidente dhe pengmarrjet lojra qe bejne kalamajte per tu marre leke prinderve. Ne fund askush nuk mund te vihet para drejtesise. Filmi tregon pikerisht grupin e pasanikeve te Romes, te cilet dora dores bien ne kontakt me komisarin inteligjent. Ai mundohet te beje punen e tij, por ne fund mbetet nje ingranazh i vockel perpara interesave ekonomike, politike dhe diplomatike qe luhen para tij.

Eshte nje nga filmat me skenar spektakolar qe nuk duhet humbur. Cdo pak minuta thuhen te verteta te medha qe sot sikurse atehere vazhdojne jo shume ndryshe. Vetem se filmi eshte bere atehere kur mendonin se do ndryshonte dicka, ndersa sot askush nuk merret me kete teme. Seria e aktoreve qe perfshin Nino Manfredin, Virna Lisin dhe Gastone Moschin, e mbush filmin me personazhe te besueshem. Por ne pergjithesi i gjithe filmi eshte i pasur me situata dhe personazhe, pra nuk ka qene i kollajte per tu bere.

Nje film qe i ngjan eshte "Caterina va in citta" (2003), por ndryshe nga viti 1971 kur aktoret benin filma mbi te pasurit, ne vitin 2003 aktoret jane vete pjese e asaj Roma Bene, sic tregohet tek "Caterina va in citta".

Duke pare filmin do ju shkoje mendja tek paralelizmi me Shqiperine. Edhe tek ne kur arrestohen femije pasanikesh e politikanesh kercasin telefonat dhe levizin guret qe gjithcka te konsiderohet askident. Vetem se italianet i kane denoncuar keto gjera neper filma, kurse ne vetem i kemi imagjinuar se mund te jene keshtu.

Se fundi, vlen per tu permendur nje skec qe ndeshet edhe tek filmi "Il domestico" (1974). Tipikisht pronari i firmes i thote policit (ose nepunesit te varfer) se po te futet ai ne burg mijra vete do humbin punen, ekonomia do rrenohet, inflacioni do rritet, Italia do shkoje me koke poshte, etj. Kjo ide e perseritur ne disa filma me rezultat gjithmone te njejte (polici ose nepunesi dorezohet para ketij argumenti) tregon se nuk ka qene nje gjetje filmike por ide e servirur shpesh ne realitet.


Gjendet i gjithe ne youtube:
http://youtu.be/JwUTmzm4kpg

Nje fragment nga hapja:


  Gjithsej 170 faqe: « E parė ... « 158 159 160 161 162 163 164 165 166 [167] 168 169 170 »
Trego 170 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.