Forumi Horizont Gjithsej 170 faqe: « E parė ... « 30 31 32 33 34 35 36 37 38 [39] 40 41 42 43 44 45 46 47 48 » ... E fundit »
Trego 170 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Enciklopedi e vogel e filmave italiane (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15881)


Postuar nga Fajtori datė 25 Korrik 2008 - 11:23:

Un giorno in pretura (1954)

Regjia: Steno (Stefano Vanzina)
Skenari: Sandro Continenza, Lucio Fulci, Alberto Sordi, Giancarlo Viganotti
Aktore: Peppino De Filippo, Alberto Sordi, Sophia Loren, Silvana Pampanini, Walter Chiari

Nje dite ne gjykate fillon dhe mbaron me diten e nje gjykatesi. Mes asaj dite kalojne 3-4 episode gjyqesore qe mbushin filmin me fragmente qesharake. Gjykatesi Salomone (Peppino De Filippo) mbahet si i rrepte dhe mendon se shumica e te akuzuarve duhet denuar. Por pas nje dite ne gjykim jane sentimentet njerezore qe gjejne normalitetin ne krimet e vogla qe behen per te mbijetuar. Filmi duket qesharak dhe pak serioz, por mesazhi qe percjell me monologun e fundit i jep nje ngjyre shume me te forte sesa karamelja qe ngjan ne fillim.

Me daljen e filmit istitucionet katolike e priten keq duke e konsideruar anti-katolik dhe perdhoses te funksionit te gjykatesit. Ne fakt Steno di fare mire te krijoje nje eskursion siperfaqsor me nje mesazh te thelle brenda. Per kete aresye filmi pati shume sukses ne publik.

Kuriozitete:




Hapja e filmit. Monolg i gjykatesit me Ciceronin.


Mbyllja e filmit. Monolg i gjykatesit me Ciceronin pas dites ne gjykate. Ndryshimi eshte i dukshem.


  Gjithsej 170 faqe: « E parė ... « 30 31 32 33 34 35 36 37 38 [39] 40 41 42 43 44 45 46 47 48 » ... E fundit »
Trego 170 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.