Forumi Horizont Gjithsej 89 faqe: « E parė ... « 54 55 56 57 58 59 60 61 62 [63] 64 65 66 67 68 69 70 71 72 » ... E fundit »
Trego 89 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Fizikė dhe Astronomi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=10)
-- A mendoni se eksistojne qenie jashtokesore? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1662)


Postuar nga tolstoy86 datė 13 Mars 2008 - 10:25:

Citim:
Po citoj ato qė tha cancer
o condor ca merresh me keta qe besojne ne zot?
keta kur u ben ndonje pyetje qe ste pergjigjen dot me fakte te thone : 'ESHTE ASHTU SEPSE ASHTU E KA BERE ZOTI, KU E DI TI QE SE KA BERE ZOTI, E VERTETON DOT. E PRA E SHEF QE E KA BERE ZOTI'?
Une per vete kam hequr dore me kohe ne debatet me besimtaret (jo se kam ndonje gje kunder tyre, eshte e drejta e secilit te besoje ne fe), por thjesht nuk merrem me njerez qe vene nje liber plot mashtrime qe sdihet kush e ka shkruajtur para teorise se evolucionit te vertetuar boterisht. Edhe une do kisha shume qejf qe ato qe thuhen ne bibel apo kuran te ishin te verteta por ja qe sjane.
Sa per jashtetokesoret une per vete skam pare ndonje po them qe sduhet te jemi ne qeinet e vetme ne univers



O cancer, megjithe deshiren e forte per te ndryshuar rruge kur me del para (ne rastin tone, ne ndonje teme forumi), dicka me beri pershtypje, car esht vertetu boterisht mo, teoria e evolucionit???? Ti e vertetove mo? Boterisht madje, beje ligj fare, ligj me te forte se termodinamiken, se genjeshtrat spara ndryshojne shume, si te medhaja, si te vogla..

Evolucioni esht teori, e the vete, teori e kthyer ne fe, po po, ne fe, te ciles sot shume i besojne shume me teper se vete Darvini..

I njejti Darvin qe pohonte qe te mos gjendurit te asnje mbetjeje te ASNJE qenjeje te ndermjetme, ishte nje pengese e forte per te besuar teorine e tij. Ku jane daje, i pastruan ufo-t??
Evolucioni esht nje idiotllik kemb e kok..cilat jane faktet e tua, wikipedia? Nje pjese e mire e biologeve e besojne, por kaq. Fizikantet kane hedhur poshte eksperimentin e Millerit, leqe ai e ka hedhur vete poshte.

Genjehet ne histori, per arsye politike, genjehet ne psikologji..etj , cili moral i ben njerez te tille te mos genjejne edhe ne kete fushe..
Per te vertetuar qe 'feja esht opium', qe lejeni Ademin a.s, eshte genjeshter pasi ne kemi evoluar ngaqeliza e pare organike,ke majmuni, ne zezake, pastaj ne te bardhe..ah, e dije canco qe zezaket i mbanin si race e ndermjetme, e pa evoluar tamam? Un para ca ditesh e mesova, kisha lexuar plot per darwinizmin, por ky detaj ishte fshehur si duke, apo kam lexuar pak fare..si beson ti, a thua ka biologe zezake qe e mbeshtesin kete ide??

per tu kthyer te tema per te cilen vendosa te tshkruaj: mos genje, se do behesh joorigjinal, genjeshtare ka plot, ka shekuj qe po genjejne boten me skelete te paverteta, me terori'boterisht te vertetuara' te paverteta..

dhe per te kaluar ke tema e vertete ketu, me duket cudi qe ufo-t jane pare me se shumti gjate luftes se ftohte, dhe ne SHBA. Mir te themi ato kane pasur kamera me shume, po tani? Ku ka amerikan qe te mos kete mundesi te filmoje dicka kur ti teket, po ashtu ne gjithe boten..cne qe ka shume pak lajme ufo-sh tani..? apo tani alienet ruhen? Cne qe i shohin ne fshatrat e SHBA-ve po nuk ka asnje pamje tyret nga mijera satelitet qe sillen rreth botes?
gjithsesi, nuk i dihet,per vete spara i besoj..

Edhe dicka Canco, mir besimtaret qe nuk perdorin fakte dhe logjike, po faktet qe ke ti, cilat jane, fakte te tipit evolucion??? Apo logjika e nje pyetjeje ketu, 'mir ju thoni qe Zoti krijoi cdo gje, po Zotin kush e krijoi..dmth nuk ka Zot (hasha)''. kjo eshte logjike??? Me keto 'fakte' dhe 'logjike' te mosbesimtareve, nuk ka nevoje fare per logjiken dhe faktet e besimtareve..

Se.. 'logjika' qe 'hedh poshte' ekzistencen e Zotit, duke e vene si shkakun kryesor qe nuk ka shkak, verteton qe ai eshte krijuesi, qe nuk esht i krijuar, qe eshte i vetem ne nje gjenjdje qe nuk eshte askush tjeter, pra PA FILLIM, po qe ka qene gjithmone. Ju pranoni qe gjithmone ka ekzistuar materje e palogjikshme qe me rastesi ka sjelle dhe evoluar cdo gje, dhe nuk kuptoni dot se si miljarda njerez besojne qe cdo gje eshte krijuar nga nje krijues i gjithdishem. Nje dijetar i madh pyet: Sa eshte mundesia qe ne nje farmaci, te hapet dritarja, nga era te bien dhjetra elemente dhe me precizion te papare ( te gjithe e dime se nje miligram i nje ilaci mund te kushtoje nje jete) te formohet nje ilac per nje semundje..por njeriu, te cilit cdo ndryshim i vogel ne gjendjen e tij te rregullt, mund ti sjelli edhe vdekjen, paska shanse te kete mbijetuar dhe te jete shkak i qindra ndryshimeve te RASTESISHME...O Zot, sa turp te humbasim kohen me keto idiotlliqe, po tru hesapi, ka pasur edhe njerez qe i jan lut kafsheve dhe ka akoma..
AH KJO LOGJIKE BESIMTARI NUK VLEN do thone ca, perse, se eshte besimtar. Gjithsesi besimtaret nuk preken se ato i quajne te palogjikshem ca qe besojne se gjirafa u be gjirafe nga e paraardhesit e saj donin te hanin gjethet ne pemet e larta dhe zgjaten qafat...

Besimi i nje shumice te madhe ne dicka nuk eshte fakt per te vertetuar ate gje..Histeria e turmes eshte semundje e vjeter, te co ne gjera shume me te demshme se te besuarit se gjysherit i kishim majmune, apo edhe me keq. ja te shikojme 97-en, cila eshte me e keqe, cmendurite qe beme, apo te besonim se erdhem nga majmuni..? Jo, me ato qe kemi bere, edhe majmuni mbetet siper nesh, duhet kohe e gjate rehabilitimi per ti cuar ne graden e majmunit, ato qe shtienin ne ajer per ndeshje futbolli...ma beni hallall, se mund te preken shume njerez nga keto qe po them, po ate pune e kam bere edhe vete, mgjs isha femije, dhe nuk quhem i pergjegjshem..

Dua te them qe nuk i duhet besuar evolucionit se ka pasur miliona njerez qe e kane besuar dhe megjithese me pak, ka akoma.. Besimtaret kane qene gjithmone me shume. apo besimtaret jane injoranta, nuk dine shkence???? Canco, shko meso se kush zbuloi numrat, astronomine, kush solli zhvillime fantastike ne cdo shkence..dhe per shekuj me radhe..

Shiko pak se a ishte besimtar a jo ajnshtajni, njeriu me i zgjuar dhe shkencetari me i madh i historise mbase

gjitha te mirat


  Gjithsej 89 faqe: « E parė ... « 54 55 56 57 58 59 60 61 62 [63] 64 65 66 67 68 69 70 71 72 » ... E fundit »
Trego 89 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.