Forumi Horizont
Trego 2 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Aktualitete Ndėrkombėtare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=110)
-- Shtetet E Bashkuara Te Amerikes Dhe Europa (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16764)


Postuar nga Ibrahimfeimii datė 13 Janar 2009 - 23:40:

Shtetet E Bashkuara Te Amerikes Dhe Europa

Ibrahim Feimi
University of Pristina
Faculty of Law
Departmen of Criminal MASTER



Hyrje


Tė flasėsh pėr Amerikėn patjetėr qė duhet kohė dhe shumė pėr tė folur reth saj dhe zhvillimit tė demokracisė nė atė vend, por ajo qė vlen tė pėrmendet ėshtė se Amėrika ėshtė njė vend ku popullsia ėshtė e pėrbėrė nga popuj tė ndryshėm kryesisht Europianė. Me zhvillimet e sotme Europa dhe Amerika paraqesin nje forcė tė madhe ekonomike dhe politike nė rendin botėror.Por cka i lidh dhe cka i karakterizon keto dy fuqi, kėtė gjė jam munduar nė mėnyrė tė pėrgjithėsuar ta sqaroj nė kėtė punim.Me ndėrgjegjjen se as pėr sė afėrmi nuk mund tė pėrshkruhen lidhjet dhe tiparet e kėtyrė fuqive , por me kėtė punim modest sado pak do tė shtjellojmė atė se cka i lidh dhe ēka i veēon kėto fuqi botėrore.





Shumica e amerikanėve dhe evropianėve kanė tradita historike, fetare dhe kulturore tė pėrbashkėta. Megjithatė, nė fushėn e "qeverisjes," ka ndryshime qė thellohen gjithnjė e mė tepėr nė lidhje me disa pyetje themelore, duke pėrfshirė mėnyrėn se si duhet tė bėhet politika publike dhe se ku duhet tė jetė kufiri i autoritetit ligjor. Kėto ndryshime, tė cilat nuk janė probleme tė thjeshta filozofike, kanė sjellė pėrplasje mes Shteteve tė Bashkuara dhe aleatėve tė tyre mė tė afėrt. Dhe, nuk ka arsye tė besohet se kėto mosmarrėveshje mund tė zgjidhen nė njė tė ardhme tė afėrt, edhe pasi administrata e tanishme republikane tė lėrė pushtetin. ēėshtja ėshtė e pėrgjithshme dhe e bazuar nė disa mendime tė ndryshme: ēfarė pėrbėn demokracinė dhe legjitimitetin .

Padyshim qė ėshtė e rrezikshme tė bėsh pėrgjithėsime pėr njė rajon aq tė gjerė sa Evropa. Nė tė gjithė kontinentin ka shumė nuanca mendimesh, siē ndodh edhe nė Amerikė, dhe kjo nuk do tė thotė se tė gjitha kėto mendime janė kritikė ndaj Shteteve tė Bashkuara. Megjithatė, njė pjesė e rėndėsishme e opinionit evropian ėshtė armiqėsore ndaj Shteteve tė Bashkuara, politikave tė saj, institucioneve, rolit tė saj nė botė si dhe ndoshta nė mėnyrė tė pandėrgjegjshme ndaj vlerave themelore politike amerikane. Fatkeqėsisht, duket gjithnjė e mė qartė se ky kompleks opinionesh pėrfshin pjesėn mė tė madhe tė udhėheqjes sė Bashkimit Evropian, dhe veēanėrisht mbrojtėsit mė tė pėrkushtuar tė integrimit tė mėtejshėm evropian. Nė fakt, kjo nuk duhet tė na habisė, meqenėse institucionet qė ata kanė krijuar pėr Evropėn, dhe vlerat institucionale qė ata duan t'i pėrhapin nė njė nivel ndėrkombėtar, janė tėrėsisht kundėr etikės sė traditės kushtetuese amerikane .

Sigurisht se, sipas standarteve amerikane, Bashkimi Evropian nuk ka institucione aq demokratike. Pavarėsisht se ekziston njė Parlament i zgjedhur Evropian, nisma e krijimit tė politikave ėshtė e mishėruar vetėm nė Komisionin Evropian, i cili ėshtė organ i emėruar dhe nuk ka pėrgjegjėsi tė drejtpėrdrejtė ndaj elektoratit. Duke qenė organi ekzekutiv i Bashkimit Evropian, Komisioni nuk i pėrgjigjet Parlamentit Evropian nė mėnyrėn e njė sistemi tė zakonshėm parlamentar, ku qeveria pėrbėhet prej anėtarėve tė zgjedhur tė parlamentit. Anėtarėt e Komisionit Evropian zgjidhen nga presidenti (i cili emėrohet nga shtetet anėtare tė Bashkimit Evropian) dhe pasi miratohen nga Parlamenti Evropian, mund tė hiqen vetėm si njė organ i tėrė. Duke qenė i pėrbėrė nė kėtė mėnyrė, Komisioni Evropian zotėron njė pushtet tė jashtėzakonshėm.

Gjėja e parė dhe mė e rėndėsishme ėshtė se Komisioni gėzon tė drejtėn e nismės sė legjislacionit. Rėndėsia e kėtij pushteti ėshtė e papėrshkrueshme. Parlamenti Evropian dhe Kėshilli i Bashkimit Evropian (i cili pėrfaqėson shtetet anėtare) luajnė njė rol shumė negativ nė procesin e ligjvėnies sė Bashkimit Evropian. Ata mund tė refuzojnė miratimin e masave tė propozuara, megjithatė ėshtė komisioni ai qė vendos programin . Ndryshe nga kjo, nė Shtetet e Bashkuara, e drejta e nismės sė legjislacionit i takon, nė nivelin federal, kongresit amerikan, anėtarėt e tė cilit janė tė zgjedhur drejtpėrdrejt nga populli. Presidenti, i cili praktikisht po ashtu zgjidhet nga populli, ka tė drejtėn tė bėjė propozime legjislative qė kongresi t'i marrė nė konsideratė, por nuk mund tė paraqesė vetė njė ligj tė caktuar. Mėnyra tė ngjashme zbatohen nė secilin prej 50 shteteve, ku ligjvėnėsit e zgjedhur gėzojnė tė drejtėn e paraqitjes sė njė ligji tė ri, me njė farė pjesėmarrjeje nga guvernatorėt e zgjedhur tė shteteve.

Pėr mė tepėr, Komisioni Evropian shėrben edhe si organi ekzekutiv kolegial i BE-sė, dhe ka pushtetin pėr tė vėnė nė zbatim ligjin evropian i cili pėrcakton, tė paktėn nė fazėn e parė, nėse vendet anėtare i kanė pėrmbushur detyrimet e tyre sipas traktateve nė fuqi. Nėse njė shtet nuk i zbaton kėto ligje, atėherė ēėshtja i referohet Gjykatės Evropiane tė Drejtėsisė pėr tė marrė njė vendim. Ndėrsa nė Shtetet e Bashkuara, presidenti dhe guvernatorėt e zgjedhur ushtrojnė rolin ekzekutiv, duke pėrfshirė edhe funksionin gjysėm-juridik (tė paktėn sipas standarteve tė Ligjit Kontinental) tė pėrcaktimit nė fazėn e parė tė rasteve kur janė shkelur ligjet, dhe pastaj kalimin e ēėshtjeve nė gjykatė pėr administrim tė mėtejshėm .

Ky kombinim i autoritetit legjislativ, ekzekutiv dhe gjysėm-juridik, sė bashku me pushtetin praktik tė njė burokracie tė konsoliduar nė Bruksel, fillon tė duket si njė formė e vjetėr e qeverisjes evropiane ajo e absolutizmit. Avokatėt e njė integrimi mė tė gjerė evropian mund ta kenė shmangur kėtė analogji, por krahasimi ėshtė mė i pėrshtatshėm seē pranojnė ata. Si metodė qeverisjeje, absolutizmi nuk varet nga monarkia e trashėguar, dhe dallohet qartė nga autokracia e stilit carist. Nė njė sistem absolutist individėt kanė tė drejta, dhe kėto tė drejta zbatohen nėpėrmjet gjykatave. Faktikisht, karakteristika mė e rėndėsishme e njė formė absolutiste qeverisjeje ėshtė tėrheqja e aspekteve tė rėndėsishme tė krijimit tė politikės publike (veēanėrisht nismės legjislative) nga politika qoftė kjo politikė aristokrate apo demokratike dhe duke ia mveshur kėtė pushtet njė burokracie tė pazgjedhur dhe jopėrgjegjėse.

Kjo ėshtė pikėrisht ajo qė ka bėrė Bashkimi Evropian, dhe fakti qė ky aspekt i qeverisjes sė BE-sė duket i panegociueshėm ėshtė shumė domethėnės. Pavarėsisht nga diskutimet e shumta rreth "deficitit demokratik" tė Bashkimit Evropian, pėrkrahėsit e Projektit Evropian e konsiderojnė pushtetin legjislativ tė Komisionit si virtyt dhe jo si ves. Ky rol i Komisionit, faktikisht, do tė ishte ruajtur rreptėsisht nė Kushtetutėn e propozuar Evropiane. Kjo tėrheqje e gjerė e politikės publike nga procesi normal politik (dhe jo vetėm kalimi i saj nga njė nivel i qeverisjes sė zgjedhur nė tjetrin) flet shumė pėr faktin se sa larg ėshtė elita evropiane nga vlerat tradicionale politike amerikane tė ruajtura nė Kushtetutėn e Shteteve tė Bashkuara.

Ėshtė interesante tė analizohet se nga rrodhėn kėto ndryshime kaq tė mėdha mbi idetė themelore tė demokracisė. Pėrgjigja ėshtė pjesėrisht historike. Idealet amerikane dhe evropiane u krijuan nga Iluminizmi, por nga periudha tė ndryshme tė kėsaj epoke. Demokracia kontinentale evropiane lindi me Revolucionin Francez dhe u zhvillua gjatė shekullit qė pasoi me revolucione dhe kundėr-revolucione. Nė vitin 1789 mbizotėronin idetė e Rusisė pėr ndjenjat e zemrės dhe besimit nė mirėsinė e qenėsishme tė natyrės njerėzore. ēelėsi i drejtėsisė dhe qeverisjes sė mirė do tė gjendej nė individė humanė dhe tė virtytshėm dhe specialistė me pėrgatitje tė nivelit tė lartė.

Por ndryshe nga kjo, pavarėsisht se Kushtetuta e Shteteve tė Bashkuara u shkrua nė vitin 1787, vetėm dy vjet para se Luigji i 16-tė tė mblidhte parlamentin e pėrbėrė prej klasave tė ndryshme, ky dokument mori parasysh edhe kohėn e mėparshme kur virtyti i qenėsishėm i natyrės njerėzore nuk merrej si i mirėqenė dhe madje as seriozisht. Themeluesit amerikanė u pėrpoqėn me qėllim qė ta bėnin qeverisjen e republikės sė re tė "provueshėm nga njerėzit," siē thuhet edhe nė frazėn e famshme tė Alexander Hamilton "njė makinė qė do tė fikej vetė." Prandaj, edhe nė ditėt e sotme, amerikanėt e mbajnė lart virtytin, por mbeten skeptikė pėr vlerėn e tij si kontroll i besueshėm i pushtetit qeveritar.

Nga ana praktike, sigurisht, krijuesit e BE-sė kanė pasur gjithnjė nevojė pėr njė shtytje pėr pėrparimin e integrimit, edhe pėrballė votuesve armiqėsor kur ishte e nevojshme. Qėndrimi ka qenė qė demokracia elektorale duhet tė tėrhiqet pėrballė tė mirės sė pėrgjithshme integrimit tė vazhdueshėm evropian. Si rezultat, gjithnjė e mė shumė vendime pėr gjėra themelore tė ēėshtjeve tė politikės publike janė hequr nga institucionet e zgjedhura drejtpėrdrejt. Kur zhvillohen zgjedhjet, siē u bė nė Irlandė pėr Traktatin e Nisės nė vitin 2001, njė pėrgjigje negative nga elektorati kėrkon zgjedhje tė reja. Nėse e njėjta gjė do tė ndodhė edhe me Kushtetutėn e propozuar Evropiane mbetet pėr t'u parė por jo shumė ekspertė do tė garantonin njė hap tė tillė.

Sidoqoftė, cilatdo qofshin shkaqet rrėnjėsore tė kėsaj ndarjeje trans-atlantike tė demokracisė, nuk ka dyshim se elitat evropiane kanė qenė mė tė gatshme se homologėt e tyre amerikanė pėr t'i mveshur pushtet shumė thelbėsor institucioneve tė specializuara qė nuk kanė pėrgjegjėsi tė drejtpėrdrejtė ndaj elektoratit. Evropa ka sigurisht tė drejtėn tė ketė mendimet e saj dhe institucionet e saj. Megjithatė, ndėrkohė qė BE-ja pėrpiqet ta reklamojė modelin e saj nė nivel ndėrkombėtar, konflikti me Shtetet e Bashkuara ėshtė i pashmangshėm. Ky ndryshim mendimesh ėshtė njė nga arsyet kryesore tė pėrplasjeve tė Shteteve tė Bashkuara me Evropėn rreth ēėshtjeve institucionale gjatė viteve tė fundit, veēanėrisht nė lidhje me Gjykatėn Penale Ndėrkombėtare dhe nė pėrgjithėsi pėr rolin e duhur tė ligjit ndėrkombėtar.


Nga pikėpamja amerikane, dhe qėndrimi i administratės sė presidentit Bush dhe Klinton, Gjykata Penale Ndėrkombėtare ushtron pushtet tė pakontrolluar. Pavarėsisht se pėrkrahėsit e kėsaj gjykate thonė se parimet themelore (siē pėrcaktohen nė Statutin e Romės pėr Gjykatėn Penale Ndėrkombėtare) janė pranuar nga komuniteti ndėrkombėtar, duke pėrfshirė edhe Shtetet e Bashkuara, kjo gjykatė mbetet revolucionare. Ajo pėrfaqėson institucionin e parė ndėrkombėtar tė qeverisė qė gėzon edhe pushtetin pėr tė interpretuar aspektet kritikė tė sė drejtės ndėrkombėtare (duke pėrfshirė ligjet qė rregullojnė pėrdorimin e forcės ushtarake), dhe zbatimin e pikėpamjeve tė saj nėpėrmjet ndjekjeve penale tė individėve tė ndryshėm .

Parimi i "plotėsimit", sipas sė cilit Gjykata Penale Ndėrkombėtare duhet tė ushtrojė jurisdiksionin e saj kur gjykatat kombėtare nuk veprojnė nė njė rast tė caktuar nuk e ndryshon vlerėsimin themelor tė pushtetit tė kėsaj gjykate. Zbatimi i parimit tė plotėsimit ėshtė plotėsisht nė juridiksionin e Gjykatės Penale Ndėrkombėtare, meqenėse gjykatėsit e kėsaj gjykate duhet tė vendosin pėr ēdo rast nėse shtetet nė fjalė nuk kanė qenė tė gatshme apo tė paafta tė hetojnė akuzat qė janė brenda kompetencave tė gjykatės. Kėt'u pėrfshihen krimet e luftės, krimet kundėr njerėzimit, akuzat pėr genocid dhe ndonjėherė edhe "agresionin." Sipas Statutit tė Romės, nė kėto raste qendrojnė pėrkufizimet dhe interpretimet e Gjykatės Penale Ndėrkombėtare, dhe jo mendimet e njė shteti anėtar. (Mbetet ende pėr t'u parė nėse pėrpjekjet e disa shteteve anėtare tė kėsaj gjykate, si Australia, tė vėnė kushte pėr miratimin e gjykatės nėse ajo pranon mendimet e tyre pėr kėrkesa tė rėndėsishme ligjore.)


Mveshja e njė pushteti kaq tė rėndėsishėm nė njė organ mbi-kombėtar shkaktoi shumė mė pak shqetėsime nė Evropė sesa nė Shtetet e Bashkuara. Siē u tha edhe mė lart, Evropa ėshtė mė e gatshme tė mbėshtetet nė qėllimet e mira tė zyrtarėve dhe specialistėve, dhe njė nga pėrgjigjet mė tė zakonshme qė i ėshtė dhėnė amerikanėve pėr pretendimet pėr pushtetin e pakontrolluar tė gjykatės ka qenė se gjykata do tė kontrollojė veten meqenėse aty punojnė profesionistė tė stėrvitur mirė. Po ashtu, ratifikimi i Statutit tė Romės ėshtė kėrkesė e detyrueshme pėr cilindo shtet qė do tė bėhet anėtar i BE-sė, dhe "universalizmi" i gjykatės ėshtė bėrė njė pjesė e rėndėsishme pėrbėrėse e politikės sė jashtme tė BE-sė. Rezultati i kėsaj ishte Lufta e vogėl e Ftohtė mes Washingtonit dhe Brukselit.

Shtetet e Bashkuara e kanė refuzuar Statutin e Romės dhe kanė tėrhequr nėnshkrimin e tyre. Pėrveē kėsaj, SHBA ka kėrkuar marrėveshje dypalėshe tė pavarura nga shtetet anėtare dhe jo-anėtare tė Gjykatės Penale Ndėrkombėtare pėr tė garantuar qė amerikanėt tė mos i dorėzohen gjykatės derisa Shtetet e Bashkuara tė japin miratimin e tyre pėr jurisdiksionin e Gjykatės Penale Ndėrkombėtare. Nga ana e saj, BE-ja i ka kundėrshtuar marrėveshje tė tilla si "Neni 98" pavarėsisht se ata nuk krijojnė paprekshmėrinė e Shteteve tė Bashkuara, meqenėse ajo vazhdon t'u nėnshtrohet detyrimeve ligjore ndėrkombėtare qė kanė ekzistuar mė parė dhe ka financuar grupe nė Shtetet e Bashkuara tė cilėt janė tė pėrkushtuar tė ndryshojnė politikėn amerikane nė lidhje me kėtė ēėshtje. Kjo mund tė pėrshkruhet vetėm si njė akt jomiqėsor, dhe pėrpjekje pėr tė ndėrhyrė nė politikėn e brendshme tė njė demokracie simotėr.

Ekziston tendenca nė Evropė dhe nė disa qarqe amerikane pėr t'i konsideruar ndarjet themelore rreth ēėshtjes sė gjykatės, si dhe luftėn e Irakut nė vitin 2003 dhe ēėshtje tė tjera mė tė vogla, si rezultat i politikave dhe personalitetit tė presidentit Bush. Por, nė fakt, qėndrimet thelbėsisht tė ndryshme ndaj ligjit dhe institucioneve ndėrkombėtare kanė filluar qė para zgjedhjes sė presidentit Bush nė vitin 2000. Pėr shembull, presidenti Klinton ishte i pari qė e hodhi poshtė traktatin e Gjykatės Penale Ndėrkombėtare, duke i rekomanduar pasardhėsit tė tij tė mos e paraqesė kėtė ēėshtje nė senat pėr shkak tė tė metave themelore tė gjykatės. Po ashtu, nė vitin 1999, kur administrata e presidentit Klinton ishte e vendosur tė pėrdorte forcat e NATO-s kundėr Jugosllavisė sė Slobodan Millosheviēit pėr Kosovėn, kundėrshtimet e bazuara ligjore tė evorpianėve u refuzuan nga sekretarja e shtetit Madeleine Albright. Siē u njoftua nga zėdhėnėsi i zonjės Albright nė Departamentin e Shtetit, James Rubin, kur zyrtarėt birtanikė vunė re se juristėt e tyre po kundėrshtonin pėrdorimin e forcės ushtarake kundėr Beogradit, ajo u pėrgjigj thjesht"gjej jursitė tė tjerė".

Ajo qė shtrohet kėt'u nuk ėshtė ēėshtja e stileve tė ndryshme, por mėnyrat e ndryshme si e shohin botėn. Ata qė besojnė se ndryshimi i udhėheqjes nė Washington do t'i ndryshojė gjėrat thelbėsisht nė marrėdhėniet evropiano-amerikane, do tė zhgėnjehen me siguri. Politikanėt nga dy anėt e Atlantikut do tė ishte mė mirė ta pranonin kėtė si fakt dhe pavarėsisht nga kjo tė shqyrtonin mėnyrat se si Evropa dhe Amerika mund tė punojnė sė bashku drejt objektivave tė tjera qė kanė tė pėrbashkėta.


Ibrahim Feimi
ibrahimfeimi@hotmail.com


Postuar nga shelgu datė 14 Janar 2009 - 13:00:

Shume e bukur analiza e ketyre dy kontinenteve.

Ka nje dicka qe duhet marre parasysh dhe qe shpjegon gjithe keto ndryshime qe ka demokracia amerikane nga ajo europiane.

USA duke qene e perbere dhe e formuar nga emigrante, ka perfeksionuar legjislacionin e pranimit dhe absorbimit te emigranteve, zaten keta jane edhe ushqimi kryesor i ketij shteti. Europa kete legjislacion e ka shume me te kujdesshem. Kjo per arsyen e thjeshte se ne Europe kemi te bejme me Shtete-kombe te unifikuara. Futja e emigranteve brenda nje shteti europian do te prishte shume balanca, edhe pse logjika ekonomike ka nevoje per ta, edhe pse logjika sociale ka nevoje per ta. Emigracioni eshte bere problem i mirefillte tek disa shtete europiane. Psh, ne greqi ka rreth 2 milion emigrante. Ne France rreth 6 milion. Pra per nje Greqi prej 12 milionesh kjo shifer eshte rreth 18%. Imagjino Shqiperine prej 3.5 milionesh dhe brenda saj 600 000 le te themi kurde apo afrikane. Reagimi i popullsise vebdase do te ishte i menjehershem, sigurisht ne drejtimin negativ.


Ka edhe gjera te tjera qe mund te shihen ne menyre me fleksibel dhe po ashtu shpjegojne ndryshimet e medha midis Europes dhe USA.

Ketu mund te renditen: historia dhe tradita e qeverrisjes, larmia sociale dhe mbi te gjitha kompaktesia e kombit dhe ndjenja kombetare. Sa per ket ete fundit.

Njerzit shkojne ne USA per te pasur nje mundesi pasurimi te shpejte. Ne kete menyre ata edhe integrohen me kombin amerikan. Ne Europe eshte ndryshe.

Nje francesi i dhemb Franca shume me teper se sa nje amerikani te shkuar atje nga Shqiperia(Nuk po permend shtetas amerikane nga Pakistani, Somalia, apo Kina, sepse megjithese dyshoj shume sa e duan ata USA-n, nuk kam siguri per te folur.


 
Trego 2 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.