Forumi Horizont Gjithsej 5 faqe: « 1 [2] 3 4 5 »
Trego 5 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mediat Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=129)
-- Lum ne qe e kemi (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16843)


Postuar nga Tulipani datė 13 Shkurt 2009 - 11:40:

"Amerika e ndarė mė dysh pėr mbajtjen e liderit nė Uashington"

Zėdhėnėsi i PDP-sė deklaron:
"Megjithėse ka ikur tashmė nga USA-ja, televizionet mė nė zė, vazhdojnė tė transmetojnė non stop pamje nga vizita dhe nga fjalimi qė Ai mbajti nė aeroport para se te ikte. I mėrzitur nga Maliqi i Irakut, detaje nga sherri, me tė cilin i dhamė dje, Berisha i tha Tom Ridg-it qė t'i mblidhte tė gjithė udhėheqėsit bashkė, sepse do t'u mbante njė fjalim, pasi pėr arsye kohe, nuk kishte mundėsi t'i priste njė mė njė. Ai i tha Mediut, gjithashtu, se ata duhet tė mbanin shėnime gjatė fjalės sė tij. Mes ovacionesh tė shumta, Berisha mori fjalėn:
- "Tė dashur liderė nga vende tė ndryshme tė Botės. Me aq sa pata mundėsi ua bėra tė ditur edhe amerikaneve, se kėta, kėshtu si e kanė nisur, nuk i kanė punėt mirė fare. Sepse kėtu, si e dini tė gjithė ju, presidentėt pasi mbarojnė mandatin, venė e rrinė nė ferma. Ndaj i ka marrė me bythė ekonomia kėta. Jo, jo, po, po... Se ua them unė juve. Se ai qė i thotė vetes lider, nuk duhet tė shqitet nga karrigia dhe politika, pa i dalė edhe shpirti. Kurse kėta, sa marrin vesh qė kanė humbur, struken e nuk ndihen, sikur i ka zėnė flama, nė vend qė ta ndezin vendin tym e flakė, e t'i mbajnė njerėzit nė gatishmėri. Ndaj, pėr t'u ngritur pak moralin, unė u fala disa nga videot me aktivitetet e mia kur kam qenė nė pushtet, nė opozitė e nė pushtet pėrsėri. Asnjėri nga kėta udhėheqėsit kėtu nuk kuptonte dot se kur kisha qenė nė pushtet dhe kur nė opozitė, kėtyre u dukej sikur unė isha nė pushtet gjithmonė. Ja pra, vėllezėr tė nderuar liderė, ju duhet ta dini se detyra jonė ėshtė tė jetojmė ēdo ditė sikur jemi nė krye, edhe kur bota na ka vėnė pėrfund, sepse kėshtu mbahet morali lart dhe situata nė gatishmėri numėr njė... Mė ndigjoni mue, kėta e njohin rezultatin e zgjedhjeve si pa tė keq, nė vend qė mos tė lėnė dy gurė bashkė pėr t'i nxjerrė ujė tė zi, deri sa tė dalė ai qė ka noēkėn mė tė madhe nė krye..
Kjo metodė e tė bėrit politikė, do e ēojė Amerikėn nė atė ditė qė tė gjithėve do na vijė keq, ndaj unė, pėr veten time, u dola borxhit e u thashė mu nė sy ē'kisha pėr t'u thėnė. Vetė MEKEIN-i ma pranoi me gojėn e tij qė, po tė kishte bėrė si bėj unė, sot do tė ishte nė Shtėpinė e Bardhė e jo duke ngrėnė pilaf pa bėrxollė, rrugėve tė senatit... Ja ku jeni ju tė gjithė kėtu pėrpara meje.. JU qė bėni zgjedhje tė lira e tė ndershme. Hė, e patė?? A ua vari njeri..?? A u thirri njeri nė takime t'u merrte ndonjė kėshillė..? Hė, pėrgjigjuni, mos mė rrini si guhak..
- Joo, Joooooooooooo, - dėgjohen duartrokitje tė nxehta dhe ulėrima nga salla...Tė gjithė pohojnė me kokė dhe shikojnė me zili nga lideri se sa i ngjiste fjala.
Sapo doli me zor tė madh prej aty, administrata e Obamės i ofroi liderit avionin special tė Presidentit, qė ta ēonte Saliun nė Tiranė, vetėm se i thanė qė ta mbushte vetė me karburant, se nuk kishin si t'i justifikonin shpenzimet.
- Mbushja sarbatorin plot, - i thotė Berisha Mediut, - dhe lėri ndonjė bakshish pilotit..
- Pa merak, - i thotė Mediu, - po kur tė kthehet i hedhim nga ajo D2-shi i Ballshit.
- Jo, jo - i thotė lideri, - se do na ngelet nė ajėr e hajt ta rimorkiosh kėtė...
- E mirė, - bie dakord Mediu, - e mbushim nė Itali tek Silvua.
Kėshtu, lideri ynė e la Kontinentin Amerikan duke lėnė mbas dhimbje e lot, e njerėz qė ulėrinin: "mos ik", "mos ik". Analistė tė ndryshėm, nė intervista e kanė cilėsuar kėtė vizitė si ngjarjen mė tė madhe nė Amerike pas vrasjes sė Kenedit. Disa nga rrjetet mė prestigjioze televizive kanė shprehur habinė se si Amerika e la tė ikte dhe t'i shpėtonte njė rast i tillė i artė pėr ta mbajtur Berishėn kėtu, nė USA. Opinioni publik ėshtė ndarė nė dy pjesė: Nė ata qė mendojnė se lideri ynė duhej tė mbahej nė USA qysh kėto ditė, dhe ata qė mendojnė se ai duhet lėnė t'i japė dorėn e fundit demokracisė nė Shqipėri, Ballkan dhe Europė dhe pastaj Amerika e ka nė dorė ta marrė kur tė dojė. Por, gazetat e mėdha amerikane, janė shprehur nė editorialet e tyre se ky variant i dytė mbart disa rreziqe. Disa parashikojnė se, nėse USA-ja nuk e merr Berishėn qė nė kėto momente kur Shqipėria ėshtė ende e dobėt, nė njė periudhė tjetėr, mendohet se marrja e tij do tė shkaktojė konfliktin mė tė ashpėr tė 100 viteve tė fundit, dhe mund tė ketė mė shumė viktima se lufta pėr kapjen e Bin Ladenit. Shėrbimet sekrete tė Amerikės mendojnė se deri atėherė, Lazarati do tė jetė bėrė shtet mė vete dhe Berisha mund tė fshihet atje, nėse nuk do tė dojė qė tė vijė nė Amerikė. Ndaj po i bėhet presion administratės Obama, qė zgjidhja duhet gjetur shpejt.
Rrjeti i njohur televiziv NBC, i ofroi liderit edhe njė kontratė shumėmilionėshe pėr tė bėrė njė spektakėl televiziv, tė titulluar "Amerikan idol (idhulli amerikan) pėr politikanėt e rinj". Berisha tė zgjidhte ēdo vit njė politikan tė ardhshėm tė ri, pėrmes njė konkursi mbarėplanetar, duke i sjellė gjak tė ri politikės sė plakur amerikane.
Por, Berisha nuk u ktheu pėrgjigje. Ata i thanė se ēekun e ke me njė njėsh dhe se zerot t'i vendoste vetė.. Aty ndėrhyri Mediu dhe i tha liderit t'i bėnte zerot e vockla, qė tė nxinte sa mė shumė. Gojėt e liga thonė se lideri vendos zerot dhe Fatmiri i bėn majėn lapsit.
Kaq pėr sot. Do t'ju mbajmė tė informuar. Zėdhėnėsi Dogbani


satire marre nga Shekulli


  Gjithsej 5 faqe: « 1 [2] 3 4 5 »
Trego 5 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.