Forumi Horizont Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 59 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Foto nga Shqiperia dhe shqiptaret (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=198)
-- Skrapar / Kanionet / Shpella e Pirogoshit, etj... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16881)


Postuar nga Gjergj Kastrioti datė 01 Mars 2009 - 17:32:

Skrapar / Kanionet / Shpella e Pirogoshit, etj...

Ne fakt, pamjet qe do te postoje nuk eshte se kane shume nevoje per komente; por nje prezantim te shkurter do mundohem te jap.
Si fillim po postoj disa foto nga kanionet e lumit Osum, ne rrethin e Skraparit.
Ato shtrihen ne pjesen jugore te qytetit te Corovodes dhe jane kanionet me te thella ne gadishullin e Ballkanit.

Eshte nje potencial shume i madh turistik, por qe nuk ka pasur ende ndonje projekt te madh per te rivleresuar kete mrekulli te natyres...


Postuar nga ColdFire datė 01 Mars 2009 - 17:35:

oh WOW...speechless..


Postuar nga Gjergj Kastrioti datė 01 Mars 2009 - 17:42:

Kaiak


Postuar nga Gjergj Kastrioti datė 01 Mars 2009 - 17:44:

.


Postuar nga Gjergj Kastrioti datė 01 Mars 2009 - 17:53:

O malet e Shqiperise, dhe ju lisat e gjate, fushat e gjera me lule q'u kam ndermend dite e nate...



Kjo foto eshte ne pjesen lindore te Kanioneve.


Postuar nga Gjergj Kastrioti datė 01 Mars 2009 - 17:56:


Postuar nga ColdFire datė 01 Mars 2009 - 17:57:

Citim:
Po citoj ato qė tha Gjergj Kastrioti
O malet e Shqiperise, dhe ju lisat e gjate, fushat e gjera me lule q'u kam ndermend dite e nate...



Kjo foto eshte ne pjesen lindore te Kanioneve.



shplodhese...mmmmm

p.s. Gjergj mua keto me duken kodra :p :p


Postuar nga Gjergj Kastrioti datė 01 Mars 2009 - 18:00:

...


Postuar nga ColdFire datė 01 Mars 2009 - 18:09:

ehe ..
Jane foto magjepse..faleminderit shume qe i solle


Postuar nga Gjergj Kastrioti datė 01 Mars 2009 - 18:15:

Citim:
Po citoj ato qė tha Donika Arianiti


shplodhese...mmmmm

p.s. Gjergj mua keto me duken kodra :p :p




Shume e drejte kodra jane, ndersa ky eshte mali i Tomorrit, foto eshte bere nga Bogova, nje komune e Skraparit, e njohur per ujevaren e saj... shume te bukur, dhe meqe ra fjala: videoklipi i patriotes tende Donike, Cimica i Aurela Gaces eshte realizuar pikerisht ne ate ujevare.


Te pelqen mali!? :p


Postuar nga ColdFire datė 01 Mars 2009 - 18:18:

JA BABA TOMORRI

p.s. Aurela eshte vajze me shije ore djale...di ku ti beje videot..qe te terheq dhe ne te tjeret...

shuuuuume bukur


Postuar nga Gjergj Kastrioti datė 01 Mars 2009 - 18:26:

Citim:
Po citoj ato qė tha Donika Arianiti
JA BABA TOMORRI

p.s. Aurela eshte vajze me shije ore djale...di ku ti beje videot..qe te terheq dhe ne te tjeret...

shuuuuume bukur




Nuk po i zvogeloj proporcionet e fotos se meparshme... edhe pse mund te duket pak keq ne raport me te tjerat... por sikurse thua edhe ti, madheshtia e malit ia vlen nje fotografi kaq "madheshtore"
Ja nje tjeter nga mali i Tomorrit.


Postuar nga Piktor datė 01 Mars 2009 - 18:29:

Ej ej ej.
Se me kujtuat me te vertete ate filmin me Skenderbeun ju kur i thoshte Donika shife Gjergj sa e bukur eshte Shqiperia.
Hahahha nejse shaka.

Gjergj me te vertete ke bere nje pune te bukur me keto fotot.
Te lumshin duart.


Postuar nga Gjergj Kastrioti datė 01 Mars 2009 - 18:30:

Ujevara e Bogoves, nga uji i se ciles perdorin Skrapari e Berati!!!
Por edhe ku ka bere videoklipin Aurela! :p

Kjo foto eshte e bere nga une!


Postuar nga lezhjani-82 datė 01 Mars 2009 - 18:30:

Gjergji shum e bukur kjo tema, bravo!


Postuar nga Eria datė 01 Mars 2009 - 18:37:

Citim:
Po citoj ato qė tha Gjergj Kastrioti



madheshtia e malit eshte e drejte me madheshtine e malit.

Ja nje tjeter nga mali i Tomorrit.



Madheshtia me madhesine doje te thoje ...apo jo ??

Hihihii..

Fotot shume te bukura...Shqiperia aq e vogel me mrekulli te medha

Kjo kenga shkon me fotot
http://www.youtube.com/watch?v=34jK7zsag44


Postuar nga Gjergj Kastrioti datė 01 Mars 2009 - 18:38:

Ajo ėshtė shpella mė e gjatė nė Shqipėri. Megjithatė gjatėsia e saj ėshtė matur deri nė atė vend qė ka shkuar ekspedita e fundit, pasi dhe ata nuk arritėn dot qė ti gjenin fundin. Suat Braēellari, zv. president i shoqatės Didaktike shkencore Speleologjike shqiptare, ka kryer eksplorime nė kėtė shpellė si me grupin speleologjik tė zonės ashtu edhe nė bashkėpunim me tė huaj, por fundi i shpellės nuk ėshtė gjetur. Sipas gojėdhėnave tė zonės, kjo shpellė ka dalje nė Pogradec.

Duke lėnė mėnjanė gojėdhėnat, njė gjė ėshtė e sigurt, qė sipas shenjave dhe lėvizjes sė korenteve tė brendshme tė ajrit kjo shpellė ka me siguri njė dalje.

Deri tani folėm pėr Shpellėn e Pirrogoshit, e cila ndodhet vetėm 3 km nė VL tė qytetit tė Ēorovodės, nė faqen veriore tė kanionit madhėshtor tė Gradecit me gjatėsi 3.5 km dhe thellėsi maksimale mbi 350 m.

Shpella e Pirogoshit ka njė hyrje tė gjerė 12 m dhe me lartėsi 4-5 m. Gjatėsia e eksploruar deri mė tani nga grupi speleologjik i Skraparit me tre speleologė francezė tė shoqatės sė Grenablit nė 1993 ėshtė 1853 m.

Shpella ka dy degėzime kryesore dhe degėzimi qė ndjek drejtimin nga lindja ėshtė me gjatėsi 380 m, ndėrsa tjetri vazhdon edhe mė tej.

Korridori VP ka njė pjerrėsi tė lehtė. Fundi i tij ėshtė 40 m mė poshtė se niveli i hyrjes. Korridori i dytė ėshėt 80 m nėn nivelin e hyrjes.

Shpella ėshtė pėrgjithėsisht lehtėsisht e kalueshme, jo vetėm pėr speleologėt, por edhe pėr vizitorėt e zakonshėm. Nė brendėsi tė saj gjenden stalaktite e stalakmite. Gjithashtu ka vende, ku terreni ėshtė i mbuluar nga shtresa tė tėra mikro-organizmash, tė cilėt tė krijojnė idenė se shpella ėshtė e mbuluar nga njė “tapet” i ngurtė e i bardhė. Kėto si dhe shumė bukuri tė tjera natyrore janė ato qė kjo shpellė ende e paeksploruar plotėsisht tė ofron. Pavarėsisht se, deri tani ajo ėshtė mė e gjata nė Shqipėri, nėse eksplorohet plotėsisht dhe nėse zėrat nė lidhje me tė janė tė saktė, atėherė kjo shpellė mund tė rezultojė si njė nga mė tė rėndėsishmet e rajonit tonė. Ajo mund dhe duhet tė bėhet efiēiente. Megjithatė, vizitorėt nė kėto anė nuk tėrhiqen vetėm nga bukuritė natyrore tė shpellave e shkėmbinjve, por edhe nga njė shkak tjetėr, legjendat nė lidhje me florinj e pasuri tė fshehura nė shpellat e shumta, tė cilat jo tė gjitha janė tė eksploruara pėr shkak tė natyrės shumė tė ashpėr shkėmbore.

Njė nga dėmet mė tė mėdha qė kėta kėrkues tė papunė e tė palodhur kanė bėrė ėshtė edhe shkatėrrimi nė 1997 i hyrjes sė shpellės sė Pirrogoshit.

Janė shkatėrruar shumė stalaktite qė ndodheshin nė hyrje tė shpellės, thjesht pėr “qejf” dhe pėr tė parė nėse ka pasur tė fshehur ndonjė send me vlerė.


Postuar nga Gjergj Kastrioti datė 01 Mars 2009 - 18:43:

Ura e Kasabashit u ndėrtua nė vitin 1640 nga kryearkitekti i Perandorisė Osmane, arkitekt Kasemi. Emri i tij i gjatė ishte Reis Mimar Kasemi dhe origjinėn e kishte nga Gramshi i Tomorricės.

Ura e Kasabashit mund tė quhet me tė drejtė njė monument kulture me vlera tė rralla arkitekturore. Ura ėshtė 26 metra e gjatė, 3 metra e gjerė dhe harku i madh i saj ėshtė 12 metra. Sot kjo urė ruhet nė gjėndje tė mirė dhe vazhdon tė funksionojė si nyjė kryesore lidhėse midis zonave tė krahinės. Ura e Kasabashit dhe ajo e Sharovės janė ndėrtuar mbi dy degė tė lumit Osum. Ato ndodhen rreth 1 km larg qytetit tė Ēorovodės, pėrkatėsisht nė veri dhe nė jug tė tij. Specialistėt mendojnė se ato janė ndėrtuar rreth shekullit XVI - XVII.



ps: Faleminderit per komplimentat, por ne fakt fotot nuk jane te miat, e vetmja foto qe kam publikuar ketu eshte ajo e Ujevares, ndersa te tjerat i ka bere Ardian Naco.


Postuar nga Gjergj Kastrioti datė 01 Mars 2009 - 18:48:

Relievi malor dhe pėrbėrja gjeologjike prej shkėmbinjsh gėrqerorė, ka krijuar njė peisazh natyror tepėr interesant duke i falur kėshtu njė potencial turistik tė lakmueshėm. Nė Skrapar ėshtė mjaft i pėrhapur karsti, sidomos nė vargun
Tomorr-Kulmak-Mican. Nė kėtė zonė janė disa shpella interesante, horizontale e vertikale si: Shpella e Zaloshnjės, Gropės sė Cicojkave, Shpella e ariut dhe ajo e Pirogoshit, ku kjo e fundit ėshtė njė pasuri turistike me vlera shumė tė mėdha.


Postuar nga Gjergj Kastrioti datė 01 Mars 2009 - 18:54:

Ēorovoda

Ajo ėshtė vendosur midis dy lumenjve. Rrallė ndodh qė dy lumenjtė, pasi kanė ecur me kilometra tė tėrė tė vetmuar mes malesh tė lartė, tė bashkohen nė fund tė kėmbėve tė Ēorovodės dhe tė dy “miqtė” e vjetėr nisin rrugėn e pėrbashkėt drejt detit, duke lėnė pas Ēorovodėn e maleve, por edhe tė halleve, ndėrsa valėt e Osumit thurin kėngėn “O ju malet me dėborė, pse s’qani hallet e mia”. Nė tė dy anėt varen rrėpira valė-valė, ndėrsa shkėmbinjtė e thepisur lotojnė ujė. Degėt e lisave, ngarkuar me hardhi, pėrbėjnė dekorin e saj, ndėrsa rrapet shekullore me ujin e ftohtė tė Varishtit dhe tė Guhakut i freskojnė njerėzit e kėtij qyteti pėr tė harruar tė nxehtin e kėtij qershori. Pėrpara qytetit qėndron kalaja, njė mrekulli e vėrtetė, njė monument i pashpallur i natyrės sė Skraparit. Malet e kodrat zbresin butė-butė drejt Ēorovodės sė qetė. Njė fotograf i huaj u magjeps nga kanionet, “vodhi” pamjet etyre dhe i reklamoi diku gjetkė. corovoda-osumi.jpgDuke shkruar kėto radhė mė vijnė ndėrmend njė poezi e Dritėroit tė madh ku thotė se shpesh kalojmė pranė bukurisė si udhėtarė, pa e vėnė re se na buzėqesh madhėshtia.
Dikur Ēorovoda ishte njė vend i preferuar. Sėra e lartė e qytetarisė vinte kėtu pėr tė thithur ajrin e pastėr tė maleve apo pėr tė pirė njė gotė ujė tė ftohtė qė tė shton oreksin. Pa pėrmendur kėtu rakinė dhe rehaninė, pije karakteristike skraparase. Por gjithė historia e saj duket se ka vlera deri nė vitin 1990.

Heshtje qė flet

Ēorovoda, duke freskuar kėmbėt nė ujėrat e Osumit dhe duke mbėshtetur kokėn nė supin e maleve, duket se ka rėnė nė gjendje kome. Dikur qyteti i punės dhe i krenarisė, sot hesht. Ėshtė njė heshtje e dhimbshme qė e thyejnė vetėm thashethemet e kafeneve, kafeja dhe gota e rakisė janė e vetmja mėnyrė pėr tė ngrysur ditėt. Kur Ēorovoda kishte 10 mijė banorė, nė zyrėn e punės nuk regjistrohej as dhe njė i papunė, ndėrsa sot qė s’kanė mbetur pesė mijė banorė, numėrohen tre mijė tė papunė, dhe ky numėr shtohet pėrditė si rezultat i reformave qė po kryhen, si nė arsim, polici e gjetkė.

corovoda-osumi2.jpgNė zyrėn e pėrkrahjes sociale me keqardhje na thonė se janė 450 familje qė trajtohen me pėrkrahje, tė cilėt marrin 60 pėr qind tė asaj shume qė i takon njė familje me 6 frymė. Nė vend qė tė marrin 46 mijė lekė tė vjetra, marrin vetėm 27 mijė lekė tė vjetra. Kjo ėshtė njė tallje pėr ata njerėz qė tė kanė votuar. Ish-ndėrmarrjet kanė mbetur si relikte muzeale, kurse disa firma, nėse do t’i quajmė tė tilla, 6-mujori i kėtij viti u mbyll, dhe ato s’duken qė tė kenė bėrė njė lopatė llaē gjėkundi. Ēorovodasit, tashmė tė gėnjyer nga tė dy krahėt e politikės, s’kanė ku e qajnė hallin dhe kanė filluar tė flasin me veten. Tė vjen keq pėr kėta njerėz qė janė tretur njė jetė tė tėrė si hekurishtet e makinave nė themelet, dikur tė ngritura me gjakun dhe djersėn e tyre. Pėr kėta njerėz, qė thithin “helmin e kohės”, ėndrra pėr pak jetė mė tė mirė mbetet vetėm njė vegim. Demokracia pėr ta ėshtė ėndėrr, kurse braktisja dhe absurditeti mbeten ēėshtje tė ditės nė bisedat e tyre. Ėshtė krijuar njė mozaik i trishtuar dhe tepėr i dhimbshėm! Dhe askush kėtu nuk guxon t’i zgjojnė njerėzit e t’u prishin gjumin e tejzgjatur. Ndėrsa demokratėt, qė kanė pushtetin, bėjnė gjumin letargjik. Pėrshėndesim disa herė nė ditė njerėzit e kėtij qyteti, herė-herė ata kalonin pa vėmendje, dhe kjo ka njė shpjegim: Tė tėrė pa punė, dhe i papuni i kėtij qyteti shėtit si te Migjeni. “Ndalet para njė lokali…Mendohet…Nuk guxon…” dhe ky ėshtė pjesėtar i armatės sė tre mijė tė papunėve qė bėn “homazhe” dyqaneve plot e pėrplot. Ndėrsa shitėsi Agim Tusha tė tregon listėn e veresies. Dhe nė dyert e dyqaneve, njėsive tregtare ata hyjnė e dalin kokė ulur, pse jo, nė tė shumtėn e rasteve dhe tė pėrlotur. Mė tej Migjenin e gjen dhe nė sytė e fėmijėve, qė nė kėtė vapė s’provojnė dot njė akullore, kurse fėmijėt e ministrave apo deputetėve janė me varėse floriri, me celularė dhe makina luksoze.
Bravo Yzedin Naēos, po ringre fabrikėn e rrushit, funksionimi i kėsaj fabrike pritet tė punėsojė disa njerėz. Skraparlliut i hanė duart pėr punė. Ai nuk pranon lėmoshė, dhe Ēorovoda mbetet e pastėr nga dinjiteti. Askush nuk “lyp”.
Historia e njėrit nga ata…
corovoda1.jpg Tė mbledhur nė sheshin kryesor pėrpara bashkisė, qytetarė tė papunė vazhdimisht vėrshojnė nga ajo derė, nė pritje tė ndonjė sinjali pozitiv. Ata flasin me zė tė lartė njėri me tjetrin pa radhė, kush e kush tė tregojė hallet, mungesėn e shumta nė shtėpi, luftėn e pėrditshme pėr mbijetesėn. Ka shumė lodhje nė fytyrat e tyre, por ka dhe shumė vendosmėri pėr tė shprehur atė qė ndiejnė. Dikush vė nė pėrgjegjėsi qeverinė pėr katastrofėn ekonomike dhe pėr fondet ende tė palėvruara. Ndėrsa Virgjili e ndėrton historinė e tij nė bejte, aq sa ne s’arrijmė tė dallonim dot tė vėrtetat e sajimeve. “I ka tė gjitha tė vėrteta”, na thotė njė burrė i vjetėr. “Kėta, thotė Virgjili tė kėrkojnė votėn, qė tė bėjnė gropėn, tė lėnė tė varfėr kastile, qė ta marrin lehtė votėn. Se fukaranė e thyen kollaj”.
Ironia qė pėrdor e bėn dhe mė tė dhimbshėm portretin e Virgjilit, qė edhe pse s’ėshtė shumė i vjetėr, hallet dhe fukarallėku e kanė ēuar pėr fund. Kur e pyet pėr ndonjė gjė, ai thur vargje dhe qesh me fatin e tij. “Unė,-thotė ai, kam trup e kėtė xhup, kam njė grua dhe fėmijėt, i papunė familjarisht qysh nė vitin 1992. osumi-corovoda.jpgAi tregon se s’ka mundur tė operojė djalin, pasi i humbi shikimin nga tė dy sytė. Dhe mjeku rus, qė e mori pėrsipėr operimin e tij kėtu, nė Tiranė, kėrkoi njė vlerė prej pesė milionė lekėsh tė vjetra. Nuk ishin shumė pėr hallin qė kishte, por ai s’kishte as edhe njė kacidhe. Por ka njerėz humanė, shėrbesat e djalit ia bėnė tė tjerėt. Dhe ai u ėshtė mirėnjohės. “Pėr mua, tė rrojė Nesim Spahiu, thotė Vigjili, me njė krenari tė vrarė tė dukshme nė fytyrė. Mos mė shikoni ashtu, shton ai, nuk jam mė burrė, mė ēburrėroi shteti, ai mė ka marrė edhe fytyrėn. S’ėshtė kjo ēehreja qė ka pasur Virgjil Koprėncka”.
Fukarallėku duket se ėshtė ulur kėmbėkryq nė Ēorovodėn e bukur dhe tė freskėt, fshehur pas maleve tė larta, aq pas, sa politika nuk e sheh dot, ose e sheh, por bėn sikur s’e sheh kėtė perlė mes malesh dhe hallesh.


Postuar nga Gjergj Kastrioti datė 01 Mars 2009 - 18:59:

Sheshi qendror i qytetit te Corovodes.

E si mund te mos i kushtohej edhe ne qytetin e Corovodes rendesi e vecante deshmoreve.


Postuar nga Gjergj Kastrioti datė 01 Mars 2009 - 19:03:

Lulishtja.


Postuar nga Lela_Dr datė 01 Mars 2009 - 19:05:

Bogova

Gjergji me lejo dhe mua te te vendos nje foto TENDEN


Postuar nga Gjergj Kastrioti datė 01 Mars 2009 - 19:08:

Rrugica nga "Sorkadhet" (Cezme shume interesante, nje skulpture sorkadhesh) per te gjimnazi.


ps: eeeeeeeeeh... sa here e benim kete rruge!
Apo jo oliinter, edhe ti besoj...!? Po ku je njehere se ke humbur fare!


Postuar nga Ari. datė 01 Mars 2009 - 19:10:

Re: Sheshi qendror i qytetit te Corovodes.

Citim:
Po citoj ato qė tha Gjergj Kastrioti
E si mund te mos i kushtohej edhe ne qytetin e Corovodes rendesi e vecante deshmoreve.


e vetmia foto qe me pelqeu shume

ky eshte nje nga lapidaret me te medhenj te evropes

vetem mos na sill gjith shtepit e banorve te corovodes gjergj!!!!

ahaahhhaah


Postuar nga Gjergj Kastrioti datė 01 Mars 2009 - 19:14:

Re: Bogova

Citim:
Po citoj ato qė tha Lela_Dr
Gjergji me lejo dhe mua te te vendos nje foto TENDEN


hahahahaaaaaaaaa sa e papare je! E kisha harruar qe t'a kisha kaluar kete foto

thnx


Sa per ilustrim :p kjo foto qe ka publikuar Lela eshte bere ne Bogove... nuk eshte se tregon shume, pervecse ujit te kristalte qe buron nga mali i Tomorrit!



_____________________________________


Lela, dhe te tjere... po ju prezantoj me gjimnazin tiiiiiiiiiiiiiim

Eshte nje foto jo e bere mire... por kete kam tani per tani!


Postuar nga Lela_Dr datė 01 Mars 2009 - 19:16:

Shume interesante shkolla.
Sa per fotot, po deshe te vej edhe te tjera :p


Postuar nga Gjergj Kastrioti datė 01 Mars 2009 - 19:22:

Re: Re: Sheshi qendror i qytetit te Corovodes.

Citim:
Po citoj ato qė tha Ari.


e vetmia foto qe me pelqeu shume

ky eshte nje nga lapidaret me te medhenj te evropes

vetem mos na sill gjith shtepit e banorve te corovodes gjergj!!!!

ahaahhhaah




Ja ky... Po kush tha njehere qe eshte nje nga lapidaret me te medhenj te Europes!? :p

Ari, po ne fakt Corovoda nuk eshte shume e njohur dhe besoj se jane me interes edhe foto ne pamje te pare pa ndonje specificitet te madh.

Gjithsesi kjo ketu me larte besoj se ka interes per nje pjese dhe me kete po e mbyll per sot.

Materiali eshte ne anglisht, nuk po kam kohe t'a perkthej tani, por ndoshta neser do t'a perkthej.


In some parts of the hill, to surround it completely, was made use of the rocky ground. This technique is more visible on the northeast side of the hill, where the steep ground protects the hill, avoiding the necessity to build a bailey in this part. From the preliminary survey of the hill, it is a little bit difficult to notice the number of the fortification watchtowers, however on the northeast side are preserved the traces of a rectangular environment, whose size and position give the idea that probably we have to do with a tower. On the northeast side of the hill, was identified a pile of fallen stones, giving the idea of a living house or probably of a ruined tower. The same structure is seen even on the southwest side of the hill, where the preserved traces of the wall, show that maybe we have to do with another tower or ruined house (Fig)
On the surrounded area of the hill pottery fragments of auburn colour have been found, dominating those with rake decoration and small circles. However defining the dating period of this fortification, requires archaeological excavations as well as a comparative study of the superficial findings.
This fortification is not included in the list of the monuments of culture under the supervision of the state. For the first time, in this survey has been designed the complete plan of the fortification, were taken photos and defined the coordination with GPS.


Postuar nga Gjergj Kastrioti datė 01 Mars 2009 - 19:25:

Citim:
Po citoj ato qė tha Lela_Dr
Shume interesante shkolla.
Sa per fotot, po deshe te vej edhe te tjera :p




Vazhdo vazhdo, se une per sot po e mbyll.

Tung njerez.


Postuar nga Lela_Dr datė 01 Mars 2009 - 19:31:

Rikujtoj se keto foto jane te shkrepura nga Gjergji

Bogova


Postuar nga Lela_Dr datė 01 Mars 2009 - 19:33:

Bogova


Postuar nga Lela_Dr datė 01 Mars 2009 - 19:39:

1


Postuar nga shelgu datė 01 Mars 2009 - 20:25:

Citim:
Po citoj ato qė tha Lela_Dr
1


Edhe kjo zhaba nga Skrapari eshte me Lela?

Utime Gjergj per fotot e bukura.

Skrapari ben edhe raki te mire ore si e paske harruar?


Postuar nga Gjergj Kastrioti datė 02 Mars 2009 - 11:31:

Meqe na kujtoi rakine cedrusi i njohur ndryshe edhe si qederi...

Po postojme disa foto te bombes alkolike qe mban emrin "Raki" dhe ajo qe behet ne Skrapar eshte padyshim me e mira ne Shqiperi.



Ka edhe vere:



Shesh i Zi eshte varietet i kuq i rrushit shesh. Gjenden nje seri klonesh te ketij varieteti . Ne kemi perzgjedhur me kujdes fidanin me te mire per kultivimin e tij ne vreshte duke siguruar keshtu nje vere me shije unikale .

Rrushi, "Babai" i verės, mbreti i tavolinės Ėshtė fryti qė na "dhuron" verėn, pijen mė fisnike qė na shoqėron nė ēdo festė, ngjarje tė rėndėsishme apo thjesht nė ditėt e zakonshme tė jetės. Me origjinė tė panjohur, shkrimet dhe legjendat e vjetra tregojnė se rrushi kultivohej kryesisht nė njė zonė tė madhe mes Evropės, Afrikės sė Veriut dhe Azisė, rreth 8000 vjet mė parė. Vendlindja e tij evropiane ėshtė Franca, ku bimėt e hardhisė u sollėn nga fenikasit nė vitin 600 para Krishtit, ndėrsa romakėt e sollėn nė Gjermani nė shekullin e fundit pas Krishtit. Nė kontinentin aziatik, e sidomos nė Kinė, rrushi dhe pijet e prodhuara prej tij, mbėrritėn falė tregtisė nga Arabia nė shekullin e dytė p.e.s. Aktualisht, prodhimi botėror i rrushit qė pėrdoret si fryt tavoline i kalon 70 milionė kuintalė nė vit, ndėrsa Italia mban vendin e parė me mė shumė se 15 milionė tė tillė. 75.866 mijė kilometra katrorė e tė gjithė botės i ėshtė dedikuar kultivimit tė kėtij fryti magjik. Po sipas tė dhėnave, rreth 71 pėr qind e prodhimit botėror tė tij pėrdoret pėr bėrjen e verės, 27 pėr qind pėr pėrdorimin si fryt tavoline dhe 2 pėr qind pėr t‘u tharė. Po ashtu, njė pjesė e mirė e tij shkon pėr prodhimin e lėngut, i cili pėrdoret si ėmbėlsues pėr produktet qė pėrmbajnė etiketat "pa sheqer tė shtuar" apo "100 pėr qind natyral". Nga ana tjetėr, ėshtė pėr t‘u theksuar fakti se zonat qė i dedikohen rrushit pėr prodhimin e verės po rriten me rreth 2 pėr qind nė vit. I cilėsuar si mbreti i tavolinės, varietetet e ndryshme tė tij ngjajnė shumė pak me njėri-tjetrin. Rrushi ka veti tė mira ushqimore e dietike. Kokrrat e tij pėrmbajnė sasi tė konsiderueshme sheqeri, qė shkon deri nė 25%, acide organike, kripėra tė kalciumit, tė hekurit, vitaminė B dhe C, lėndė tanike etj. Por rrushi ose lėngu i tij pėrdoret gjerėsisht edhe pėr qėllime terapeutike. Ai kėshillohet tė pėrdoret nga ata qė vuajnė nga gurėt nė veshka, nga nefritet, ata qė kanė gurė nė mėlēi, probleme me fshikėzėn e urinės, apo tek njerėzit qė vuajnė nga tensioni i lartė i gjakut. Ka efektshmėri tė lartė edhe tek tė sėmurėt nga pleurititi, bronkiti kronik, nė rastet me astma bronkiale tė formės sė lehtė e tė mesme, si dhe nė sėmundjet e mushkėrive. Njė bistak mesatar rrushi ėshtė i barasvlefshėm me dy gota uji meqenėse rreth 80 pėr qind e tij pėrbėhet nga uji, njė mėnyrė shumė natyrore, pėr tė larguar helmet nga veshkat, pėr tė mbajtur gjakun tė pastėr dhe pėr tė luftuar grumbullimin e likuideve, qė njė nga shkaktarėt kryesorė tė celulitit. Kėshillohet tė hahet me gjithė lėkurė, pasi ėshtė shumė e pasur me fibra dhe ndihmon nė pastrimin e zorrėve. Jo mė kot thonė se aty ky hyjnė frutat, nuk hyn mjeku. I vetmi pėrjashtim ėshtė se nuk rekomandohet tė pėrdoret nga diabetikėt, sepse pėrmban shumė sheqer. Aq shumė veti pozitive ka ai, sa qė kohėt e fundit dietologėt e kanė cilėsuar si bazėn e ampelo-terapisė, ose kurės me bazė rrushin, qė konsiston nė reduktimin progresiv tė tė gjitha ushqimeve, deri sa arrihet vetėm nė ngrėnien e tij deri nė dy kilogramė nė ditė. Njė kėshillė vėrtet e vlefshme pėr tė gjithė ata qė duan tė bien nga pesha. Nė tė vėrtetė, kjo ėshtė edhe njė nga dietat mė tė pėrdorshme nga yjet e famshėm tė Hollivudit. Por pėrveē vetive tė shumta distike dhe terapeutike, ėshtė shumė i njohur pėrdorimi i tij edhe nė kuzhinė, nga pėrgatitja tradicionale e marmelatave, lėngjeve, reēelrave, kompostove e deri tek pėrdorimet mė origjinale dhe moderne, si shoqėruesi mė i mirė mishit tė bardhė apo peshkut. Shefat e rinj tė kuzhinės thonė se ata qė nuk e kanė provuar ēokollatėn e shkrirė tė pėrzier me lėng dhe kokrra tė thata rrushi, nuk e dinė ēdo tė thotė tė shijosh njė ushqim apo tė falėnderosh natyrėn pėr dhurata kaq tė arta. Pastruese: Njė bistak mesatar rrushi ėshtė i barasvlefshėm me dy gota uji, meqenėse rreth 80 pėr qind e tij ėshtė ujė. Nė kėtė mėnyrė, largon helmet nga veshkat, mban gjakun tė pastėr nėse hahet me gjithė lėkurė, e cila ėshtė shumė e pasur me fibra, ndihmon nė pastrimin e zorrėve. Energjike: E gjithė merita qėndron nė pėrqendrimin e sheqernave qė janė njė ndihmesė e madhe pėr tė bėrė tė ndihen energjik tė gjithė ata qė merren me aktivitete sportive Antistres: Meqenėse pėrmban metatoninė, njė hormon i rėndėsishėm pėr tė rregulluar ciklet gjumė-zgjim, konsumi i tij garanton njė fjetje tė qetė nė darkė vitaminė C Forcon kockat dhe muret e kapilarėve, sistemin imunitar, aktivizon mekanizmat kundėr radikaleve tė lira. Gjithashtu, ai pėrmban edhe antocianinė, kurecinė qė kanė veti antioksiduese dhe antibakteriale dhe ndikon nė rritjen e kolesterolit "tė mirė" nė gjak , 75.866 mijė kilometra katrorė e tė gjithė botės i ėshtė dedikuar kultivimit tė kėtij fryti magjik. Po sipas tė dhėnave tė kėsaj organizate, rreth 71 pėr qind e prodhimit botėror tė tij pėrdoret pėr bėrjen e verės Dietik Kohėt e fundit dietologėt e kanė cilėsuar si bazėn e ampelo-terapisė, ose kurės me bazė rrushin, qė konsiston nė reduktimin progresiv tė tė gjitha ushqimeve, deri sa arrihet vetėm nė ngrėnien e tij deri nė dy kilogramė nė ditė Maska Pėr njė fytyrė qė shkėlqen Qė nė kohėt e lashta, ky fryt njihej pėr cilėsitė depurative, ndaj tashmė industritė e mėdha tė kozmetikės e kanė zbuluar qė pėrbėrėsit e tij aktivė kanė njė fuqi tė madhe antioksiduese. Ai ėshtė jashtėzakonisht i mirė pėr tė hidratuar, ushqyer dhe bonifikuar lėkurėn dhe ndihmon nė parandalimin e plakjes sė saj. Kėshtu pėr tė pasur njė fytyrė mė tė shndritshme dhe mė tė pastėr, kėshilla ėshtė shumė e thjeshtė. Lėngu i pėrftuar nga shtrydhja e njė bistaku rrushi lihet tė fermentohet pėr disa orė, pastaj vendoset nė lėkurė, duke shmangur pjesėn rreth syve. Pasi lihet tė veprojė pėr 20 minuta, shpėlahet me ujė tė bollshėm. Efekti? Pastrues dhe regjenerues. Sepse njė pėrgatitje e tillė ėshtė edhe kundėr rrudhave, duke e bėrė lėkurėn tė duket mė e pastėr dhe mė e shėndetshme se kurrė. Vera, uthulla dhe rakia "Bijėzat" fisnike tė rrushit Rakia ėshtė njė pije alkoolike qė krijohet nga fermentimi dhe distilimi i rrushit. Ajo njihet ndryshe edhe si pija tradicionale turke dhe njė nga pijet mė tė dashura pėr tavolinat e shqiptarėve. Mendohet se ajo erdhi nė Shqipėri nga turqit, gjatė pushtimit otoman tė vendit, rreth fundit tė shekullit tė 18-tė. Ndėr mė tė mirat janė ato tė Skraparit dhe Pėrmetit. Mėnyra mė e mirė pėr ta shijuar atė janė gotat e vogla prej qelqi dhe sigurisht njė pjatė e madhe me meze pėrpara. Rakia e fortė e rrushit, nė kushte shtėpiake, mund tė zėvendėsojė edhe alkoolin. Ajo pėrdoret pėr shpėlarjen dhe dezinfektimin e plagėve, pėr fėrkime tė ndryshme nė kurriz dhe nė gjoks nė raste ftohjesh, si nxitėse tė sistemit tė tretjes, pėr hapjen e oreksit dhe pėr tė shtuar nxehtėsinė e trupit gjatė dimrit. Uthulla Pėrftohet falė bakterit tė uthullės, qė nė prani tė oksigjenit e shndėrron metanolin nė acid acetik. Mund tė jetė me ngjyrė tė bardhė apo tė kuqe dhe aciditeti i saj shkon deri nė 60 gramė pėr njė litėr. Historia e saj daton mijėvjeēarė mė parė, megjithatė tė dhėna tė sakta nuk ka ende. Pėrmendet edhe nė Bibėl, ndėrsa mendohet se dėshmia mė e hershme pėr ekzistencėn e saj ka qenė njė vazo egjiptiane, qė ėshtė gjetur rreth 10000 vjet mė parė, nė varrin e njė faraoni. Nė fillim njihej vetėm uthulla qė bėhej nga vera, por filloi tė pėrdorej gjerėsisht edhe ajo e mollės. Vera Nuk ka verė pa rrush, ndėrkohė ne mund tė themi se nuk ka njeri qė nuk ka dėgjuar pėr vetitė ēudibėrėse tė saj. Pothuajse pjesė e ēdo studimi qė nga e kaluara, tė gjithė e dimė se njė gotė verė nė ditė ndihmon nė parandalimin infarktit dhe shumė sėmundjeve tė zemrės ndėrkohė qė jo pa tė drejtė e kanė cilėsuar si eliksir i jetėgjatėsisė. Shkencėtarėt kudo nė botė thonė se kanė gjetur arsyen pėrse vera e kuqe parandalon rrezikun e sėmundjeve tė zemrės dhe sipas tyre i gjithė sekreti qėndron tek njė substancė kimike qė parandalon bllokimin e enėve tė gjakut, shkaktarėt kryesorė tė kėtyre sėmundjeve. Sipas tyre, janė pikėrisht substancat e quajtura si polifenole qė gjenden nė lėkurėn e rrushit tė zi dhe tė kuq dhe rrjedhimisht edhe tek vera, qė i japin asaj vetitė magjike. Vera prodhohej rreth 7000 vjet pėrpara nė Iranin e sotshėm, dhe ėshtė njė nga herėt e para ku procesi i fermentimit ka filluar tė pėrdorej. Evidenca mė e hershme mbi verėn ėshtė e vitit 5400 para lindjes sė Krishtit. Verėrat e rralla, tė vjetra dhe tė mira janė ushqimi mė i shtrenjtė qė shpesh shitet pėr mijėra dollarė shishja. A e dini se pėrse numri i njerėzve tė sėmurė nga zemra nė Francė ėshtė mė i vogėl se nė Shtetet e Bashkuara, edhe pse ndėr ushqimet mė tė pėrdorura janė gjalpi, djathi dhe tė tjera me pėrmbajtje tė lartė kolesteroli? Sepse pija mė e pėrdorur nė Francė ėshtė vera e kuqe. Pjesa mė e madhe e verės ekskluzive vjen nga Franca dhe Italia, ndėrkohė qė atyre qė u kushtohet mė shumė rėndėsi janė "Bordeoux" dhe Port. Ndėr prodhuesit mė tė mėdhenj tė verės nė botė janė Franca, Italia, Spanja dhe SHBA-tė qė janė njėkohėsisht edhe rajonet ku zonat e kultivimit tė rrushit janė jashtėzakonisht tė mėdha. Aktualisht terapia me bazė verėn ėshtė njė nga tendencat mė tė pėrhapura nė modėn e kurave tė mirėqenies dhe estetikės. Ajo ka lindur nė Francė, rreth 10 vjet mė parė, nė Bordo, me nismėn e Mathilde Cathiard, vajza e pronarit tė kantinės sė njohur tė verėrave "Chateaux Smith Haut-Lafitte" Vetite Kokrrat e tij pėrmbajnė sasi tė konsiderueshme sheqeri, qė shkon deri nė 25%, acide organike, kripėra tė kalciumit, tė hekurit, vitaminė B dhe C, lėndė tanike etj. Por rrushi ose lėngu i tij pėrdoret gjerėsisht edhe pėr qėllime terapeutike.Nje nga fabrikat me te mira ne vendin tone eshte ajo e Skraparit


Postuar nga Gjergj Kastrioti datė 02 Mars 2009 - 11:34:

Pamje nga kantina "NACO"







Postuar nga shelgu datė 02 Mars 2009 - 12:28:

Po kjo Qorovoda qenka gogja qytet more!


Postuar nga Gjergj Kastrioti datė 02 Mars 2009 - 16:21:

Materiali anglisht
In some parts of the hill, to surround it completely, was made use of the rocky ground. This technique is more visible on the northeast side of the hill, where the steep ground protects the hill, avoiding the necessity to build a bailey in this part. From the preliminary survey of the hill, it is a little bit difficult to notice the number of the fortification watchtowers, however on the northeast side are preserved the traces of a rectangular environment, whose size and position give the idea that probably we have to do with a tower. On the northeast side of the hill, was identified a pile of fallen stones, giving the idea of a living house or probably of a ruined tower. The same structure is seen even on the southwest side of the hill, where the preserved traces of the wall, show that maybe we have to do with another tower or ruined house (Fig)
On the surrounded area of the hill pottery fragments of auburn colour have been found, dominating those with rake decoration and small circles. However defining the dating period of this fortification, requires archaeological excavations as well as a comparative study of the superficial findings.
This fortification is not included in the list of the monuments of culture under the supervision of the state. For the first time, in this survey has been designed the complete plan of the fortification, were taken photos and defined the coordination with GPS.






Materiali i perkthyer ne shqip

Ne disa pjese te kodres, per te rrethuar krejtesisht ate, jane perdorur gure. Kjo metode eshte me e dukshme ne veri-lindje te kodres, ku pjerresia e terrenit mbron kodren, duke shmangur nevojen per te ndertuar nje mur rrethues ne kete pjese. Nga vrojtimi paraprak i kodres, eshte pak i veshtire dallimi i numrit te sakte te kullave te vrojtimit, megjithate ne anen verilindore jane ruajtur gjurmet e nje mjedisi drejtkendor, madhesia dhe pozita e te cilit japin idene se ndoshta kemi te bejme me nje kulle. Ne verilindje te kodres, u identifikua nje grumbull guresh, duke dhene idene e nje shtepie ose te nje kulle te shkaterruar. E njejta strukture eshte pare edhe ne anen jug-perendimore te kodres, ku gjurmet e ruajtura te murit, tregojne se ndoshta kemi te bejme me nje tjeter kulle ose nje shtepi te shkaterruar.
Ne fushen e rrethuar te kodres jane gjetur fragmente qeramike ne ngjyre te kuqerremte, nder te cilat dominojne ato me dekorim ne forme kreheri dhe me rrathe te vegjel. Megjithate percaktimi i periudhes se kesaj fortifikate,kerkon studime e germime arkeologjike si dhe nje studim krahasues te gjetjeve siperfaqesore.
Kjo fortifikate nuk eshte perfshire ne listen e monumenteve te kultures nen mbikqyrjen e shtetit. Per here te pare, ne kete studim eshte hartuar nje planimetri e plote e fortifikates, jane marre fotot si dhe jane percaktuar koordinatat GPS.


Postuar nga shelgu datė 02 Mars 2009 - 17:19:

Pra Skrapari paska pasur edhe kulle, ose kala ndoshta. Do te ishte shume interesante qe te dimin se ciles periudhe i perkiste dhe perse ishte ndertuar kjo kulle. Kemi te bejme me nje kulle-shtepi, apo me nje kulle per qellime ustarake?

Ajo ura e Gradecit shume e bukur


Postuar nga Gjergj Kastrioti datė 02 Mars 2009 - 17:32:

Citim:
Po citoj ato qė tha cedrus
Pra Skrapari paska pasur edhe kulle, ose kala ndoshta. Do te ishte shume interesante qe te dimin se ciles periudhe i perkiste dhe perse ishte ndertuar kjo kulle. Kemi te bejme me nje kulle-shtepi, apo me nje kulle per qellime ustarake?

Ajo ura e Gradecit shume e bukur



Po po, gjurmet e para te qendrave te banuara gjenden ne fshatin Gjerbes, kushdo qe ka shkuar ne piken e "Kulmakut" ne Tomorr duhet te kete kaluar nga ky fshat.

Drejt me te thene, nuk kam informacion te sakte nese kane qene ekskluzivisht banesa apo fortifikime ushtarake... nqs do beja nje hamendesim do te thoja qe jane te dy tipet e ndertesave. Duke pasur parasysh qe keto rrenoja gjenden ne maja kodrash mund te kemi te bejme me "logjiken e Olimpit" ... nje qytet ne koder i rrethuar...



Ura e Gradecit??? Doje te thoje e Kasabashit?
Nuk eshte shume larg nga qyteti... Per ata qe e nohin Corovoden, kjo ure ndodhet gati... 1km nga qyteti, ne zonen ku Enver Hoxha ndertoi edhe disa vila ku vinin e pushonin udheheqesit asokohe... perballe eshte nje koder shume e bukur me pisha!
Eshte ura e Kasabashit... ne fakt eshte shume e bukur dhe e rralle, jo vetem per ato ane por per mbare Shqiperine... eshte ndertuar nga nje nder kokat me te medha te arkitektures shqiptare por jo vetem. Ka qene arkitekt Kasemi ai qe e ka projektuar dhe... ndertuar kete ure, i cili ka sherbyer ne Perandorine Osmane si Krye-arkitekt!!!

Pastaj kemi edhe uren e Mesit ne Shkoder apo kete te Tabakeve ne Tirane... por nuk e di se cila eshte me e vjetra...!


Postuar nga shelgu datė 02 Mars 2009 - 17:32:

Disa foto qe gjeta nga Skrapari


Postuar nga shelgu datė 02 Mars 2009 - 17:34:

Ja dhe nje tjeter nga Qorovoda, si qoban me duket ky burazeri


Postuar nga shelgu datė 02 Mars 2009 - 17:35:

Shiko sa i ushqyer mire qe eshte qy skraparlliu


Postuar nga Gjergj Kastrioti datė 02 Mars 2009 - 17:47:

Citim:
Po citoj ato qė tha cedrus
Ja dhe nje tjeter nga Qorovoda, si qoban me duket ky burazeri



Qeder... leri ironite e cinizmat...!!! Ai cobani qe thua ti eshte ARTIST I POPULLIT!!! Keshtu qe... duket qe vetem google-i nuk te mjaftoka per te postuar ketu!


Hapėsira e kėngės skraparase ,ėshtė e pamjaftueshme pėr zėrin e Demir Zykos. Kėnga e tij buēet qė nga Mali i Tomorrit deri "Pėrtej Urės sė Qabesė". Zėri i tij oshėtin luginės sė Tomorricės e deri nė kalanė e Gjirokastrės. Ky ishte Demir Zyko epitetet pėr tė cilin kanė pak tingull, kanė zė, kanė kėngė brenda tyre. E kanė quajtur plak tė kėngės, e kanė quajtur bilbil tė Tomorrit e kanė vlerėsuar "Artist tė Popullit" qė nė vitin 1979. E ka pėrjetėsuar kėnga Xha Demirin.


Demiri e kėnga
Me kėngėtarin Demir Zyko, kėnga skraparase rilindi. Ndėrsa me kėngėn "Mbeēė more shokė mbeēė" ajo i kapėrceu kufijtė. Zėri i xha Demirit si njė plumb shpon masivin e kohės mė shumė se njė shekullor dhe shkon atje tek varri i zbuluar i nizamit nė Jemen. I kėndonte xha Demiri dhimbjes. Sepse donte ta zbuste. Xha Demiri udhėtonte shkrepave tė jetės me kėngėn qė nė moshėn 10-vjeēare. "Kur isha i vogėl nėnia qė nė mėngjes sa mė niste me bagėti mė porosiste: Kur tė dalėsh atje tė Shkėmbi i Tundur merrja njė herė tė keqen nėnia qė tė dėgjoj a je gjallė. E unė kėndoja sa shkundej fshati e tundej Tomorri! O ju malet me dėborė pse s'qani hallet e mia". Kėshtu tregonte Xha Demiri hapat e parė tė kėngės. Pastaj Demiri kėndonte nė ēdo gėzim tė bashkėfshatarėve tė tij. "Pėr herė tė parė jashtė rrethit kam kėnduar nė Pėrmet nė 1950. Nė njė stėrvitje ushtarake dy muajore", thotė xha Demiri. Mė pas nė Lezhė, Vlorė e tri herė nė festivalet folklorike tė Gjirokastrės. Kėshtu pėr 20 vjet me radhė Demir Zykua ka kėnduar nė skenėn shqiptare ndėrsa jehona e "oi"-sė sė tij ka kaptuar kontinentet dhe dėgjohet kudo ku ka shqiptarė. Ka kėnduar mbi 100 kėngė polifonike. Duke i dhėnė kėngės edhe shpirt edhe trup nėpėrmjet zėrit tė tij magjik. Xha Demiri i pėrkėdhėlte kėngėt, siē pėrkėdhel fėmija lodrat. Ai qante e qeshte me to, si tė ishin tė gjalla. Qante varfėrinė, kėndonte pėr ditė mė tė mira. Sepse jeta e tij s'ishte kėngė ndonėse kėndoi tėrė jetėn. Mbijetoi nė sajė tė kėngės. Vuajtjet i pėrcillte me kėngė, gėzimet me kėngė, hidhėrimet me "oi"-nė e kėngės. Sa donte kėngėn s'donte veten Xha Demiri. Ishte njeri me shpirt artisti.

Jeta
Demir Zykon ta kishte ėnda ta shikoje e ca mė shumė ta dėgjojė. Fjalė pak e kėngė shumė. Njė burrė trupgjatė, mustaqezi, ballėlartė, me fytyrė tė prerė burrėrore, veshur sipas traditės me kostum shajaku e feste pellushi tė zi. Me njė fizik prej atleti qė e trashėgoi deri nė vitet e fundit tė jetės. Demiri lindi nė 19 maj tė vitit 1911 nė njė familje tė varfėr nė Gjerbės tė Skraparit. I rritur pa "kėshillat e dashurinė e babait" Demiri u pėrball vetė me dallgėt e jetės. Shkolla e vetme e tij ishte jeta, megjithėse fėmijėve tė tij u thoshtė se "Pa shkollė je si qorri pa sy, je njė hiē". Gjithė jetėn e tij e kaloi nė fshatin e lindjes nė Gjerbės tė Skraparit, duke punuar nė bujqėsi. Por, profesioni i tij qe kėnga, tė cilėn nisi ta kėndonte qė nė moshėn 10-vjeēare. Nė moshėn 68-vjeēare, pikėrisht nė 4 korrik 1979, Kryetari i Kuvendit Popullor Haxhi Lleshi i ēon nė shtėpi titullin "Artist i Popullit". Pjesmarrės nė disa festivale kombėtare, Xha Demiri zuri miqėsi me shumė nga artistėt me famė tė shqipėrisė, me Pandi Raidhin, me Vaēe e Hysni Zelėn me Eli Farėn me Stavri Shkurtin, Laver Bariun e shumė tė tjerė, tė cilėt "rrėmbenin" nga arti i popullor i tij. Ndėrsa festivalin e vitit 1988 e ndoqi nga ekrani i televizionit pėr shkak tė gjendjes shėndetsore. Por zėrin nuk ia preku kurrė mosha. Rrugėn e gjatė tė kėngės e nisi nga malet duke iu lutur qė t'i qanin hallet dhe me kėngėn e Tomorrit mbylli sytė Xha Demiri. Nė muajėt mars-prill 1992 pak javė para se tė vdiste kėndoi gjysmėn e kėngės "O Tomorr o mal i lartė". Prandaj Tomorri ėshtė borxhli ndaj Xha Demirit. Megjithatė!
"Tė lumtė goja Xha Demir"


Postuar nga Gjergj Kastrioti datė 02 Mars 2009 - 17:51:

Rrenoja te cilat japin pershtypjen e nje rrethimi (muri rrethues) te qytetit, i gjendur pikerisht ne pjesen me te larte te kodres.


Postuar nga Gjergj Kastrioti datė 02 Mars 2009 - 17:53:

Kanionet

Madheshtore!


Postuar nga Gjergj Kastrioti datė 02 Mars 2009 - 17:55:

Banje e vjeter ne fshatin Slatinje.
Banjat jane tregues qyteterimi dhe te nje jete komunitare.


Postuar nga Gjergj Kastrioti datė 02 Mars 2009 - 17:56:

Burimi i Guakut.


Postuar nga shelgu datė 02 Mars 2009 - 17:58:

Ore po ai ishte Demir Zykua?

Shume i degjuar eshte vertet. Nuk bej ironi une or Gjergj, po si me krrabe m'u duk prandaj thashe.

Faleminderit per shpjegimin per uren.

Bo si jeni ju te Skraparit ore merrmi zjarr si eshka, megjithse Zogu me nje poste ju mbante

 


Postuar nga Gjergj Kastrioti datė 02 Mars 2009 - 18:00:

Gjurma e Abas Aliut, nje figure shume e njohur ne komunitetin Bektashi. Ky eshte pikerisht nje vend kulti, ku mendohet se ajo gjurma qe tregohet ne foto (mbi nje mase guri... shkemb) eshte e kembes se Abas Aliut.


Interesante e?


Postuar nga Gjergj Kastrioti datė 02 Mars 2009 - 18:03:

Citim:
Po citoj ato qė tha cedrus
Ore po ai ishte Demir Zykua?

Shume i degjuar eshte vertet. Nuk bej ironi une or Gjergj, po si me krrabe m'u duk prandaj thashe.

Faleminderit per shpjegimin per uren.

Bo si jeni ju te Skraparit ore merrmi zjarr si eshka, megjithse Zogu me nje poste ju mbante

 



Me thuaj se si duhet te mendoje une... qe nje i moshes tende ben sikur s'njeh Demir Zykon!?

Nuk ishte ironi!? ... Atehere te ka shpetuar pa thene per ate te "ushqyerin mire" qe ka qene edhe sportdashes i ngritjes se peshes...!?


  Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 59 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.