Forumi Horizont Gjithsej 3 faqe: « 1 2 [3]
Trego 29 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Obama dhe sherbimi shendetsor ne USA (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17237)


Postuar nga shelgu datė 21 Janar 2010 - 01:29:

Pse shoqeria amerikane tmerrohet nga elementet sociale brenda saj?

Ne USA ka nje mishmash kulturash qe krijojne tensione teper te fuqishme sociale.
Kinezi urren koreanin; koreani japonezin. Ky i fundit nuk i sheh dot me sy ruset. Ruset duan qe te hane te gjalle polaket, keta duan te therin gjermanet.
Shqiptaret urrejne greket aq shume sa per inat bejne dashuri edhe me arabet. Greket duan t'i shohin te gjithe turqit te varur, por edhe italianet se ua kane inatin qe ne luften e dyte boterore. Italianet permjerin tek dera e cifutit se ishin keta qe varen Krishtin ne . Ppor edhe cifutet nga ana e tyre urrejne tere boten, vecanerisht araber, megjithse i kane kusherinj, qe nga Abrahami. Kjo nuk ka rendesi. Rendesi ka qe te urresh dike. Amerikanet irlandeze urrejne ata angleze. Keta te fundit urrejne francezet. Bobo sa i urrejne francezet, te thuash qe nga Franca ka ardhur e kejqa e kesaj bote.

Amerikanet, po mos me lini te gaboj, rreth 80% e tyre identifikojne socializmin me Hitlerin. Ketu nuk e kam fjalen per socializmin e Veros, por per ate te vertetin te themi socializmin Suedez.

Socializmi francez? Ai eshte me i poshtri ne bote, barabar me terrorizmin, nje term ky i shpikur keto kohet e fundit.

Pra duke qene para nje kaosi te tille, njeriu i shkrete lidhet me KOMUNITETIN. Kete fjale tani e mesova tamam tamam. Comunity, demek ajo qe zezaku duhet te rrije me zezak, cifuti me cifut etje tj.
percarje e mirefillte.
Ore qo percarja mos sjell nanje gje tjeter? Kotka si thote at shoq ?
Ta thom une qe sjell.

E qo goja qe s'me rri rehat. E shava dhe Fajen andej nga tema tjeter.


Postuar nga ~Enigme~ datė 07 Prill 2010 - 17:16:

Po ma ben me sy koha jashte e prandaj thjesht i kaperceva mesazhet do i kthehem nje dite tjeter kesaj teme.

Lajmet e fundit jane se disa shtete kane hedhur ne gjyq -
Citoj "Ligji i ri shkel lirine e banoreve te shteteve per te patur zgjedhien per veten e tyre nese do te kene sigurim shendetesor. Si dhe se shtetet jane viktima te nje kontrolli federal nga udheheqesit ne Uashington.


Postuar nga Morfine datė 07 Prill 2010 - 18:21:

Nese Obama arrin te beje reformen e sherbimit shendetesor ne Usa, gje qe eshte shume e veshtire, per mua do mbetet pergjithmone ne historine e saj.

Te shtunen isha ne kinema, dhe pashe nje film qe kishte dale ne salle ne fund te marsit. quhej " I dashur Xhon" Filmi fliste per nje histori dashurie. Ajo qe me beri shume pershtypje gjate fillmit, ishte pjesa kur dy te dashuruarit rigjenden dhe tregojne peripecite e tyre. Ne kete fragment te filmit, personazhja i qahet ish te dashurit se familja e saj kishte shitur shtepine, dhe ishin rrenuar ekonomikisht sepse bashkeshorti i saj kishte nje "lymphome" ( me falni nuk e di si shkruhet shqip)
Nje moment hapa syte!!!
Si eshte e mundur qe nje njeri ne mes te Amerikes ne nje gjendje relativisht te mire ekonomike i duhet te shesi shtepine, sepse zbulon kete diagnostike...?! Kjo e deklaruar hapur ne nje film qe del ne vitet 2010.
Nje europian perendimor qe shikon kete fragment, ka te drejte te shokohet, dhe te mos e vleresoj sistemin shendetsor ne Amerike.

Uroj vertet shume qe mentaliteti Amerikan te ndryshoj, dhe jo vetem ne kete drejtim.
Me pare kam enderruar te shkoja ne Amerike. Kurse tani mendoj se kam qene me shume fat qe jam ketu ku jam, gjithmone ne lidhje me shendetin.


Postuar nga shelgu datė 07 Prill 2010 - 18:24:

Citim:
Po citoj ato qė tha ~Enigme~
Po ma ben me sy koha jashte e prandaj thjesht i kaperceva mesazhet do i kthehem nje dite tjeter kesaj teme.

Lajmet e fundit jane se disa shtete kane hedhur ne gjyq -
Citoj "Ligji i ri shkel lirine e banoreve te shteteve per te patur zgjedhien per veten e tyre nese do te kene sigurim shendetesor. Si dhe se shtetet jane viktima te nje kontrolli federal nga udheheqesit ne Uashington.



Po te degjosh republikanet keshtu eshte.
Por, ligji eshte nje siteze logjike e disa mendjeve qe megjithse "jane" mendjet me te ndritura te kombit, mbrojne interesat e nje shtrese te caktuar.

Ligji nuk detyron njeri nese ai zgjedh qe te mos kete sherbim siguracioni shendetsor, pra nuk eshte si ne rastin e siguracionit te makines,

por ligji detyron punedhenesin qe t'ju beje puntoreve te tij nje te tille.

Ka pra nje ndryshim te madh.


Postuar nga ~Enigme~ datė 08 Prill 2010 - 17:04:

E s'diskutohet dhe nuk e hedh poshte ate qe thua por do shtoja se kundershtimi qe fola me siper (ne prespektiven e qeveritareve) vjen dhe nga ana ekonomike ne nivelin shteteror. Dalin ca koka dhe hedhin ne gjyq ligjin e ri. Pse? Sepse me kete metode psh numri i mareseve te programit medicaid shtohet. Vetem tani ne disa shtete psh ky program ha 1/4 e buxhetit. Tashi i mbetet shtetit o te zgjedhe o te mos zgjedhe kete program po s'e zgjodhi i bie te lere gjithe ate popullsi te pasiguruar. Po e zgjodhi kur dikur ky program ishte federal shtetet i bien ta administratojne e dalin shpenzimet nga buxheti i tyre. Shpate me 2 presa me nje fjale.


Postuar nga shelgu datė 08 Prill 2010 - 18:31:

Ajnou, ajnou, u r sceptical


Problemi i sherbimit shendetsor ne USA ka dy difekte te medha.
-shpenzimet e medha mjeksore (te tepruara)
-devijimi i shpenzimeve ne kanale qe nunk shkojne "per sherbimin vete".

E para ka te beje me nje sere problemesh.
-Cmimet e medikamenteve jane mbi vleren e tregut(si ne rastin e monopolit. medikament i prodhuar ne USA, nga firme amerikane, shitet ne kanada me gjysmen e cmimit te Amerikes. Ky eshte nje paradoks ne ligjet e tregut. Imagjino qe pjeshket e greqise te jene me gjysme cmimi ne Gjermani??? No sens.
-pagesat e mjekeve jane 19 deri 20 here me te larta se ne Europe.
-kryhen ekzaminime te nuk jane te nevojshme nga frika e hedhjes ne gjyq.
psh theu krahu burri i komshijes sime dhe doktori e dergoi per grafi, cat -scan dhe MRI. Kur grafia eshte e mjaftueshme. 20 $ dhe grric bycen.

E dyta. Shuma te medha qe arrijne deri ne 40% te te gjitha shpenzimeve kalojne ne shoqerite e siguracioneve. Po, thjesht per siguracione.
Nje drejtor siguracionesh paguhet rreth 400 here me shume se ne Itali.

400 here, jo 400%.
Nje qe di une merr 19 milion dollare rroge vjetore.

E imagjinon tyani se cfare rezerva ka per te bere nje mjeksi eficiente?

Por republikanet e kundershtoje kete ligj sepse e dine qe parate do te dalin pikerisht prej tyre. Keto shoqeri siguracionesh posedohen pikerisht prej tyre direkt ose indirekt. Po ashtu shoqerite farmaceutike, apo edhe institucionet legale, avokatet qe vjedhin ligjerisht sa mundin.


Postuar nga shelgu datė 08 Prill 2010 - 18:34:

Sigurisht qe ky e tepron ketu, por megjithate ka shume te verteta brenda


http://www.youtube.com/watch?v=IhydyxRjujU


Postuar nga ~Enigme~ datė 28 Prill 2010 - 16:59:

Do ishte mire sikur te kishim nje teme Shqiperia dhe sherbimi shendetesor. Jam kurioze te di me shume reth Shqiperise.


Postuar nga ~Enigme~ datė 18 Maj 2010 - 18:59:

Pervec shtimit te numrit te shteteve reth gjyqit kundra ligjit e moret vesh lajmin e krijimit te nje organizate nacionale me qellim te arrije implementin e ligjit te ri?
PhRMA dhuroi reth $100,000 ndersa Shoqata e Spitaleve Amerikane dha $50,000. Shefi i "Families USA" Ron Pollack ka qellim te krijoje nje koalicion midis prodhueseve te ilaceve, siguracioneve, spitaleve, shoqata mjekesore per t'i regjistruar te gjithe. Firma konsultore McKinsey & Co. po punon te formuloje planin e biznesit.

Hajde ju qe banoni ketej ne shba mblidhuni dhe na thoni c'a kini degjuar tjeter?


  Gjithsej 3 faqe: « 1 2 [3]
Trego 29 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.