Forumi Horizont Gjithsej 9 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 »
Trego 9 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ekonomia dhe Biznesi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=8)
-- BE, 1 miliard euro pėr vendet e Ballkanit (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17365)


Postuar nga AngelDevil datė 23 Tetor 2009 - 18:23:

BE, 1 miliard euro pėr vendet e Ballkanit

Komisioni Evropian, institucionet financiare ndėrkombėtare dhe vendet anėtare tė BE-sė kanė rėnė dakord pėr tė vėnė nė dispozicion 1 miliard euro pėr investime nė Ballkan.

Objektivi ėshtė koordinimi i burimeve tė ndryshme financiare, hua dhe grante, pėr projektet prioritare nė Shqipėri, Kosovė, Kroaci, Bosnje, Serbi, Maqedoni dhe Mal tė Zi.

Pėr t'u financuar nga ky fond, aplikuesit e vendeve tė rajonit duhet tė pėrpilojnė njė projekt i cili duhet tė marrė parasysh si nevojat e vendit, ashtu dhe prioritetet e BE-sė.

Fokusi kryesor ėshtė zhvillimi i infrastrukturės, ku pėrfshihen ndėrmarrjet e vogla e tė mesme, efikasiteti energjetik, sektori social dhe investimi.

Financimi konsiderohet pjesė e Strukturės sė Pėrbashkėt tė Grantit. BEI, BERZH dhe Banka e Kėshillit tė Evropės kanė premtuar tė japin 10 milionė euro secili pėr asistence teknike dhe pėrkrahje tė tjera, nė pėrputhje me procedurat e brendshme pėrkatėse.

Komisioni Europian deri me tani ka dhėnė rreth 110 milionė euro pėr mbėshtetje financiare tė projekteve tė infrastrukturės komunale dhe asistencės teknike dhe Banka e Kėshillit tė Evropės deklarohet pėr tė rritur kreditimin e saj nė rajon pėr projekte sociale.

Nė komunikatėn pėr shtyp, Komisioni Evropian shprehet se Marrėveshja do tė nėnshkruhet javėt e ardhshme. /Telegrafi/tch/


  Gjithsej 9 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 »
Trego 9 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.