Forumi Horizont Gjithsej 178 faqe: « E parė ... « 15 16 17 18 19 20 21 22 23 [24] 25 26 27 28 29 30 31 32 33 » ... E fundit »
Trego 178 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Aktualitete mbi emigracionin. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17517)


Postuar nga Fajtori datė 14 Dhjetor 2009 - 22:35:

S'ka lidhje fare me ate qe kam shkruar (nese e lexove).


Tregova rastin konkret te industrise se divaneve, qe kinezet kane pushtuar brenda Italise, kane bere te falimentojne 50% e firmave italiane dhe jane dyfishuar per vete. Kjo NUK domethene se ēdo emigrant sjell krize. Por nuk mund te mohohet fakti qe ne ate rast eshte plotesisht e vertete thenia e Leges, qe te huajt "vjedhin" punen e italianeve. Firmat kineze kane vetem kineze, te cilet punojne si skllever, me gjysma kontratash dhe pa kushte.

Kinezet me te veten jane ne rregull, rrota e ekonomise shkon tek ai qe prodhon produktin me lire. Problemi i vetem eshte se kjo nuk perkon me standartet ligjore dhe kulturore te Italise. Ne dokumentar u pa qarte se kinezet punojne gjoja me kontrate part time. Nderkohe italiani nuk futet kurre ne ato kushte pune, pa ferie, pa tredicesima, pa leke semundje, etj. Nuk eshte fundi i nje firme, por i 50% te firmave me nga 30 vjet eksperience ne supe. Shkaterrimi i artizanatit italian ne nivele te tilla demton te ardhmen. Artizane qe nuk do trashegojne dijet e tyre dhe kineze qe neser do transferojne njohurite ne Kine per te spostuar perfundimisht biznesin.

Eh po, ne krize ecin me mire popujt pa pretendime, pa taksa, klandestine, gjysem skllever, si kinezet. Por Italia mban akoma rregullat sindikaliste per te patur nje sistem social. Ketu perplaset realiteti i krizes me lluksin e sistemit social. Dhe perderisa kjo beteje kryhet ne Itali, kinezet (te cilet kane firma vetem me kineze) demtojne rende sistemin social dhe i heqin punen italianeve.

Nderkohe, ajo qe pyeti arturm eshte tjeter gje. Ti je emigrant, te japin leje te punosh ne X shtet, shkon aty, punon nja dy vjet, pastaj fillon kriza dhe s'gjen pune. Shteti te ndihmon ca muaj dhe pastaj te heq ndihmen. Ku qendron problemi ketu? Presupozohet qe ke shkuar per pune, jo per te marre ndihma. Kur shkove e dije ēfare te pret, nje shtet qe s'te jep nenshtetesine pa 10 vjet, qe do nje vit per nje leje, por ku dokumentat i ben me kontrata fallco. Atehere pse pretendon te trajtojne si qytetar?


  Gjithsej 178 faqe: « E parė ... « 15 16 17 18 19 20 21 22 23 [24] 25 26 27 28 29 30 31 32 33 » ... E fundit »
Trego 178 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.