Forumi Horizont Gjithsej 178 faqe: « E parė ... « 37 38 39 40 41 42 43 44 45 [46] 47 48 49 50 51 52 53 54 55 » ... E fundit »
Trego 178 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Aktualitete mbi emigracionin. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17517)


Postuar nga arturm datė 19 Dhjetor 2009 - 20:41:

Fajtor


 Ne pergjigjen tende ndaj “provokimeve” te mia u devijove pyetjeve dhe u pergjigje tjeter per tjeter. Une nuk flisja per bursat e studenteve te huaj (edhe pse do ishte nje diskutim interesant edhe ky aspekt, natyrisht i pare nga kendveshtrimi i krizes), por flisja per taksat universitare qe paguan ti.


Thenia jote “taksat e paguar ne nje fare menyre kthehen mbrapsh” eshte e drejte por perdoret nga ty ne menyre te pavend. Pse?


Shprehja e sakte do ishte: “taksat e paguara nga sistemi  KONTRIBUTIV, kthehen mbrapsh me ane te sistemit ASISTENCIAL”. Kjo do te thote qe nqs nje punetor paguan taksa, ato i “rikthehen” atij ne forme sherbimesh asistenciale (JOPRODHUESE) sic jane shkollimi i femijeve, sherbimi sanitar, pensionist, etj.


Tani dihet qe me 1000-1500 euro ne muaj qe paguan nje student (ndoshta edhe dicka me shume, ne baze te te ardhurave) NUK PAGUHEN PROFESORET/UNIVERSITETET/SHKOLLAT/KOPSHTET ITALIANE. Dmth keto jane pak a shume “taksa” simbolike (ne nje fare menyre) sepse sistemi shkollor italian paguhet nga shteti, dmth nga taksat qe paguajne PRODHUESIT E MIREQENIES, pra prinderit e ketyre studenteve.


Tani TI (dhe ketu qendron provokimi) student i huaj (dmth as ti as prindrit/familjaret e tu nuk kane kontribuar ne prodhimin e MIREQENIES ne Itali) shkon ne shkolle dhe paguan 1000-1500 euro ne muaj dhe na vjen ketu e na thua qe ti po paguan shkollen me “taksat e tua”?


Duke perdorur arsyetimin tend ne kete post, une duhet ta mbeshtes ndonje ide te ndonje politikani vendor legist qe mund te dali e te thote “kemi krize, prandaj studentet e huaj OSE TE VENE NE UNIVERSITETE PRIVATE ITALIANE (nqs kane para) OSE TE KTHEHEN NE UNIVERSITETET E VENDEVE TE TYRE (nqs nuk kane para)?


JO mor cun se une nuk mbeshtes populisma te tille qe shtyjne ne nje lufte midis te varferve, per ne rradhe te pare sepse nuk me duket e drejte.


Per me teper, gjithmone si nje JOKONTRIBUES ne ekonomine italiane ke guximin dhe me quan mua, QE PERKUNDRAZI KAM 20 VJET QE PUNOJ DHE PAGUAJ RREGULLISHT TAKSA NE ITALI, “parazit” apo “dhi e zgjebosur me bishtin perpjete”!!! Pse? Sepse (ashtu sic doje te beje ti per ligjin e Prodit) protestoj kunder dickaje qe sipas meje eshte padrejtesi?  Sepse protestoj kunder nje force politike e cila po sillet si Kadri Rroshi tek filmi qe thoshte “ti, ti, ti dhe ti ne mense, JU TE TJERET NGROHUNI NE DIELL”?


Miku im!


Deri sa e thote Lega Nord kete gje une mund edhe ta pertyp, por kur me vjen e ma mbeshtet (natyrisht in buonafede, sepse ti e ke pare qe une nuk quaj tradhetar asnje shqiptar) nje bashathetari im, dhe per me teper tek i cili une pres qe te behet ajka e vendit tim (sepse prandaj po studion) kjo, me ler te ta perseris , eshte e turpshme.


Shenim: Per informacion tendin personal, une i kam zgjidhur problemet e mia me keto tematika sepse ne shtepine time te gjithe kane pashaporte italiane, por nqs indinjohem dhe protestoj e bej sepse nuk dua qe ata qe vijne pas meje te vuajne te njejtat diskriminime  qe kam vuajtur edhe une.

NA U DESHEN KRAHE PUNE, NA ERDHEN NJEREZ eshte nje thenie e vjeter per emigrimin e Max Frisch, dhe do ishte mire qe politika italiane te reflektonte ndaj kesaj thenieje


  Gjithsej 178 faqe: « E parė ... « 37 38 39 40 41 42 43 44 45 [46] 47 48 49 50 51 52 53 54 55 » ... E fundit »
Trego 178 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.