Forumi Horizont Gjithsej 89 faqe: « E parė ... « 69 70 71 72 73 74 75 76 77 [78] 79 80 81 82 83 84 85 86 87 » ... E fundit »
Trego 89 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e librit (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=107)
-- Shkelqim Cela: meditime moderne (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17531)


Postuar nga Katilesha datė 21 Qershor 2011 - 08:15:

Kjo e fundit me ka pelqyer shume...

____Nuk ėshtė bėma jote


Nuk kam mė fjalė pėr ty,
nuk ėshtė bėma jote, ta dish, ti s’bėre asgjė,
vetėm mė shkunde njė degė kumbulle pa vetėdije
si zogu kur kujtohet qė ėshtė vjeshtė dhe befas rreh ajrin,
fruti i paarrirė i majės, i arrirė,
ra mbi tokėn time zhurmė-shurdhėt, s’guxova
ta shoh nė ish prishur sa, ika larg
pėrgjatė bregut plot me guacka e mendova
se ē’tmerr ėshtė anėdeti pėr molusqet,
mė zi se njė fushė paslufte plot skelete
pėr njeriun, kapakė tė hapur si dėshtime
mė mbanin dikur mishin e fjalėve pėr ty, s’ėshtė faji im, ta dish,
ti s’je mė mendim, truri s’tė prodhon, tė pėrmban,
dhe malli u bė njė kripė e ēuditshme
qė shijen ia harron duk’ e pėlqyer,
nuk e ndjej dot si zogu mrekullinė e fluturimit
skifterit tek rreh t’i shpėtojė, s’mė bren mė malli
pasi mė merr ndėrkaq kur mė je pranė,
jam ujė, je gushė e mjellmės, rrėshqas mbi ty
si lot mbi mollėz tė pamundėsisė, megjithėse mbi njė megjithėse –
lumturia molepsur me domosdoshmėri – s’do isha unė po t’mos ishe ti,
siguri e tė pamundurės, nuk qeshė pėrgatitur
pėr tė tillė rastėsi qė gjithnjė ajme vetėkuptohet,
ti ishe vėrtet njė nė njėmijė,
por gjithė veē teje rezultojnė kaq tė pamundura pas festės tani
sa mė heqin dhe tė drejtėn tė quhem fatlum.

Shkelqim Cela


  Gjithsej 89 faqe: « E parė ... « 69 70 71 72 73 74 75 76 77 [78] 79 80 81 82 83 84 85 86 87 » ... E fundit »
Trego 89 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.