Forumi Horizont Gjithsej 5 faqe: [1] 2 3 4 5 »
Trego 41 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Te reja nga kinematografia ! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17710)


Postuar nga AngelDevil datė 11 Mars 2010 - 10:14:

Te reja nga kinematografia !

Cmimet Oskar, triumfon "Hurt Locker" dhe Bigelou


LOS ANXHELOS- Nė Los Anxhelos tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, u ndanė cmimet mė tė rėndėsishme kinematografike, tė njohura si cmimet Oskar.Filmi pėr luftėn nė Irak, The Hurt Locker, triumfoi nė kėtė ceremoni tė madhe duke rrėmbyer gjashtė trofe, mes te cilave atė pėr filmin mė tė mirė tė vitit dhe regjinė mė tė mirė.

Me kėtė fitore nė ceremoninė nė Hollivud, regjisorja Ketrin Bigelou, u bė femra e parė nė historinė 82 vjeēare tė kėtij manifestimi, qė e mori ēmimin Oskar si regjisorja mė e mirė.

Prej ēmimeve tė tjera, Xhef Brixhis e mori Oskarin pėr rolin mė tė mirė tė meshkujve nė filmin “Crazy Heart”, ndėrsa Sandra Bullok, u shpall mė e mira ndėr aktore, pėr rolin e saj nė filmin “The Blinde Side”.

Kjo ceremoni madhėshtore la nė hije filmin tredimensional tė Xhejms Kamerun, Avatar, i cili mori vetėm 3 cmime Oskar, qė tė treja pėr teknikėn e pėrdorur nė film. Pavaresisht cmimeve Oskar qe fitoi, filmi “The Hurt Locker” ka arritur tė sigurojė nė shitjen e biletave nėpėr kinematė botėrore vetėm 15 milionė dollarė.

http://bw.balkanweb.com/kultur%C3%A...gelou-7712.html


Postuar nga SmoKer datė 11 Mars 2010 - 18:03:

Re: Te reja nga kinematografia !

Citim:
Po citoj ato qė tha AngelDevil
Cmimet Oskar, triumfon "Hurt Locker" dhe Bigelou


LOS ANXHELOS- Nė Los Anxhelos tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, u ndanė cmimet mė tė rėndėsishme kinematografike, tė njohura si cmimet Oskar.Filmi pėr luftėn nė Irak, The Hurt Locker, triumfoi nė kėtė ceremoni tė madhe duke rrėmbyer gjashtė trofe, mes te cilave atė pėr filmin mė tė mirė tė vitit dhe regjinė mė tė mirė.

Me kėtė fitore nė ceremoninė nė Hollivud, regjisorja Ketrin Bigelou, u bė femra e parė nė historinė 82 vjeēare tė kėtij manifestimi, qė e mori ēmimin Oskar si regjisorja mė e mirė.

Prej ēmimeve tė tjera, Xhef Brixhis e mori Oskarin pėr rolin mė tė mirė tė meshkujve nė filmin “Crazy Heart”, ndėrsa Sandra Bullok, u shpall mė e mira ndėr aktore, pėr rolin e saj nė filmin “The Blinde Side”.

Kjo ceremoni madhėshtore la nė hije filmin tredimensional tė Xhejms Kamerun, Avatar, i cili mori vetėm 3 cmime Oskar, qė tė treja pėr teknikėn e pėrdorur nė film. Pavaresisht cmimeve Oskar qe fitoi, filmi “The Hurt Locker” ka arritur tė sigurojė nė shitjen e biletave nėpėr kinematė botėrore vetėm 15 milionė dollarė.

http://bw.balkanweb.com/kultur%C3%A...gelou-7712.html



Zhgenjen Avatar


Postuar nga AngelDevil datė 11 Mars 2010 - 18:41:

Re: Re: Te reja nga kinematografia !

Citim:
Po citoj ato qė tha SmoKer`


Zhgenjen Avatar



yesss normal ca mendoje ti ... film animation qe e perralla me patriotizmin amerikan


Postuar nga Roi datė 11 Mars 2010 - 22:32:

Re: Re: Re: Te reja nga kinematografia !

Citim:
Po citoj ato qė tha AngelDevil


yesss normal ca mendoje ti ... film animation qe e perralla me patriotizmin amerikan



Normale qe do zhgenjente pasi per te marre Oscar nuk vleresohesh vetem per cilesine e imagjit dhe efektet speciale !! Tema e filmit nuk ishte tamam mbi patiotizmin amerikan,por gjithsesi teper banale si teme e histori...tamam perralle per femije !!

Vertet qe pati nje fare evolimi te teknologjise tek filmi Avatar,por prape nuk eshte se solli ndonje ndryshim si kalimi nga filmi bardhezi ne ate me ngjyra !!
Plus qe kam pershtypjen se pas atij megavleresimi qe i ben para vitesh nje filmi te ngjashem, The Lord of the Rings me plot 11 Oscar (vertet skandaloze !!! ),tani juria ka filluar te jete disi me duarshtrenguar kundrejt filmave te tille...dhe me te drejte do thoja !!


Postuar nga AngelDevil datė 30 Mars 2010 - 10:39:

Egjipt, filmi izraelit pėrjashtohet nga festivali

Mosmarrėveshjet dhe tensionet nė Lindjen e Mesme, nuk ngelen as jashtė artit.

Qėndra Franceze e Kajros ka pėrjashtuar filmin me metrazh tė shkurtėr tė njė regjisoreje izraelie pėr festivalin vendas tė muajit prill. Vendimi ėshtė marrė pas kontestimit tė vazhdueshėm tė njė anėtari jurie, i cili u justifikua duke thėnė se regjisorja ėshtė izraelite.

Filmi me metrazh tė shkurtėr titullohet “Gati perfekt” dhe drejtohet nga Keren Ben Rafael. Ky film ėshtė realizuar nė periudhėn qė regjisorja studionte nė Femis, shkolla mė e rėndėsishme e kinemasė nė Paris.


Postuar nga shelgu datė 30 Mars 2010 - 13:36:

Po ki filmi me Krishtin cili eshte me qe i nxjerrka tere homo?


Postuar nga lule datė 25 Nëntor 2010 - 21:15:

Uma Thurman: Ju dukem njė shtėpiake e dėshpėruar?!

Pėr pak kohė Uma Thurman isha zhdukur nga ekrani pėr t’iu dedikuar fėmijėve. Tani ka vendosur tė kthehet me dy filma dhe njė premtim: “Sė shpejti do tė dalė ‘Kill Bill 3’. Unė dhe Quentin po punojmė pėr ju”

Lidhja plot ulje-ngritje me francezin Arpad Busson tani duket sikur ėshtė nė fazėn mė tė mirė tė saj. Madje, duket se janė rikthyer edhe kohėt kur shėtisnin tė pėrqafuar rrugėve tė Nju Jorkut. Uma bukuroshe, qė i mbushi 40 vjeē nė prill e qė pėr pak kohė ishte zhdukur nga radarėt e Hollivudit, ėshtė rikthyer sėrish. Pėr tė, nėnat qė punojnė mund tė krahasohen me superheronjtė. Uma Thurman ka dy fėmijė, Maya (12 vjeēe) dhe Levon (8). Ėshtė divorcuar nga babai i tyre, Ethan Hawke dhe pėr mėmėsinė xhiroi filmin “Motherhood”, qė nuk shkoi shumė mirė. U konsiderua si njė nga dėshtimet mė tė mėdha hollivudiane, madje kur doli nė Angli, gazeta “Guardian” shkroi: “Vetėm 88 sterlina fitim nė javėn e parė tė shfaqjes sė filmit nė kinema”. Edhe me filmin qė e pasoi nuk pati ndonjė fat tė madh: edhe pse ishte prodhuar qė nė vitin 2008, filmi “The accidental husband” ka dalė vetėm tani nė kinema pėr shkak tė falimentimit tė kompanisė qė kishte marrė pėrsipėr shpėrndarjen e tij. Ndėrkohė, Uma ka xhiruar “Bel Ami”, me subjekt tė marrė nga romani i Gi de Mopasan, ndėrsa mė vonė mendohet tė dalė “Kill Bill 3”, pėr tė cilin ėshtė duke punuar me Quentin Tarantinon. Nė mitologjinė hindu, Uma ėshtė maja e Ganeshit, zotit qė dhuron prosperitet dhe paqe.

Tek filmi “The accidental husband” jeni aktore, por edhe producente. Ėshtė e vėrtetė se prej kohėsh donit tė xhironit njė komedi romantike, por askush nuk ua vinte veshin?

Nė botėn e shou biznesit ėshtė e vėshtirė tė eksplorosh gjini tė reja. Pėr aq kohė sa nuk ke bėrė ndonjė komedi qė tė ketė pasur sukses, ėshtė frikė tė guxosh me idenė se do t’i bėsh tė tjerėt tė qeshin. Pėr kėtė arsye Quentin Tarantino ėshtė kaq i veēantė: ai sheh pėrtej asaj qė duket, duke tė ofruar surpriza tė kėndshme. Pėr dhjetė vjet kam xhiruar filma dramatik, derisa propozova vetė diēka.

Nė film ju interpretoni njė prezantuese radiofonike qė jep kėshilla dashurie dhe pėlqehet shumė nga audienca. Njė herė patėt thėnė: “Mė mirė tė rrish me njė njeri qė tė tradhton se sa me dikė qė nuk nxjerr qimen nga qulli”. Do ta jepnit njė kėshillė tė tillė nė jetėn reale?

Ema, gruaja qė unė interpretoj, ėshtė si njė lloj guruje qė e dėgjojnė tė gjithė. Por, vėrtet ka diēka tė vėrtetė tek ajo qė kam thėnė, ndaj mendoj se do ta kėshilloja edhe nė jetėn reale.

Nuk ėshtė hera e parė qė vendosni tė jeni producente e njė filmi...

Jo, e kisha bėrė edhe mė parė me filmin “Hysterical Blindness”, pasi u dashurova me skenarin. Kjo ėshtė hera e dytė qė mė ndodh. Mė bėnė pėr vete dy autorė tė rinj dhe tė shkėlqyer, Mimi Hare dhe Claire Naylor. Ishte viti 1998 kur i takova dhe u kėrkova qė ta zhvillonin historinė nė njė mėnyrė tjetėr. Pas shumė vitesh punė ja arritėm qėllimin, por pa regjisorin Griffin Dunne nuk do tė kishim bėrė asgjė. Dhe, ja ku arritėm nė realizimin e njė filmi tė bukur dhe me njė kastė aktorėsh fantastikė.
Mes tyre ėshtė edhe Isabella Rossellini. E njihnit mė parė?

Nuk e kisha pasur fatin tė punoja me tė. Ėshtė njė nder pėr mua. Kam gjithė jetėn qė e adhuroj. Kur hyn nė skenė ndryshon rrjedhėn e gjėrave. Ėshtė e mrekullueshme. Por, filmi ka edhe dy aktorė tė tjerė tė mėdhenj si Colin Firth e Sam Shepard.

Pėr njė periudhė kohe vendosėt tė punonit shumė pak. Ēfarė e ndezi dėshirėn pėr t’u kthyer nė sheshin e xhirimeve?

Tė qėndruarit nė shtėpi me fėmijėt mė dha njė gėzim tė madh. Madje, nė njė farė pike mendova tė hiqja dorė fare. Por puna ime, pėrveēse kėnaqėsisė mė dhuron edhe lumturi. Kėshtu luftova pėr tė mos u shkėputur nga kinemaja, pėr t’u marrė me biznes dhe pėr t’u kujdesur pėr fėmijėt. I bėra tė gjitha bashkė.

Cila ju duk gjėja mė e vėshtirė pėr t’u bėrė gjatė kohės qė qėndruat nė shtėpi?

Lavatriēja qė mė lodhte shumė me gjithė ato opsione larjeje qė ka. Nuk e kisha pėrdorur kurrė mė parė. Pastaj pata edhe probleme me gjumin.

Nuk ju zė gjumi?

Pas shtatzėnisė sė parė nuk kam fjetur mirė. Mungesa e gjumit ėshtė njė torturė. Kur mendoj se sa shumė flija mė parė, mė vjen pak keq.

Ēfarė fėmije keni qenė?

Normal. Jo me ndonjė zgjuarsi tė rrallė, shumė e gjatė dhe pak e ēuditshme.

Po tani?

E gjatė, bionde, me sy blu, e shėndoshė nė disa pjesė tė trupit dhe e dobėt tek disa tė tjera.

Zakonisht ju pėlqen t’i xhironi filmat afėr shtėpisė dhe tė mos udhėtoni jashtė?

Fatkeqėsisht, ne aktorėt jetojmė kėshtu. Jemi mėsuar tė mos jemi nė shtėpi, madje shpesh shtėpia jonė na duket vend i huaj. Jemi mėsuar nėpėr hotele. E urrej faktin qė mė duhet tė largohem ndonjėherė pėr muaj me radhė pa parė fėmijėt.

Si janė raportet tani me ish-burrin tuaj Ethan Hawke?

Pavarėsisht gjėrave qė kanė ndodhur mes nesh, unė do ta dua gjithmonė. Ėshtė babai i fėmijėve tė mi.

Edhe sa do tė duhet tė presim pėr t’ju parė tek “Kill Bill 3”?

Pėr kėtė nuk dua tė them asgjė. Po ju them vetėm se kam folur me Quentin Tarantinon dhe ai ka me tė vėrtetė ide shumė interesante.

(Shqip)


Postuar nga Fajtori datė 30 Nëntor 2010 - 01:56:

Vetevritet Mario Monicelli ne moshen 95 vjeēare.

Regjizori qe konsiderohet babai i neorealizmit italian, Mario Monicelli, eshte hedhur sot nga dritarja e nje spitali ne Rome. Ai kishte nje tumor ne fazen terminale per te cilin gjendej shtruar ne spital.

Monicelli eshte regjizori i fundit i mbetur gjalle nga kasta e vjeter. Me mendje te kthjellet dhe duke u tallur me servilizmat qe i benin artistet e tjere ai jepte intervista ndonjehere per disa dokumentare. Filmi i tij "I soliti ignoti" (1958) konsiderohet shpesh hapja zyrtare e epokes se neorealizmit, pra asaj periudhe kur kinematografia filloi te tregonte pjese nga jeta reale, larg dramave teorike te tipit shekspirian. Kjo kinematografi beri qe avash-avash Italia te ngjitej ne podiumin e artit boteror atehere kur studiot e Hollywoodit ishin ne krize me filma te tejkaluar dhe seknare teatrale (vitet '60).

Nje fragment nga "I soliti ignoti":


Nqs jeni kurioze si lindte ideja e nje filmi (italisht):
http://www.youtube.com/watch?v=B-5WwrFF65U&

Ndersa kjo interviste u dha ne Mars te ketij viti (gjithmone italisht):


Lista e plote e filmave te Monicellit:
http://www.imdb.com/name/nm0598102/


P.s. Diku nje teme tjeter flitej per vetevrasjen dhe u konsiderua si dobesi, deri edhe injorance. Mario Monicelli u vetevra. Ishte nje profesionist i zoti dhe njeri i forte. Menyren si do vdiste e zgjodhi vete. Edhe njehere del qarte se nga anon injoranca ne gjykimin "injorant" te njerezve te medhenj qe zgjedhin menyren e vdekjes.


Postuar nga lule datė 30 Nëntor 2010 - 22:07:

Gérard Depardieu

“Besoj te dashuria edhe pse nuk ėshtė e pėrjetshme”
Gérard Depardieu mund tė cilėsohet si njė “mit” plot kontradikta. Ka xhiruar kryevepra, por edhe filma “pa asnjė vlerė”, siē thotė ai vetė. Filozofia e yllit tė kinemasė franceze ėshtė: Ha, pi, dashuro. Pėr mė tepėr, e pranon se nuk qėndron dot pa grua

Bertrand Blier, njė nga regjisorėt e parė me tė cilėt ka punuar, e kujton si “njė tip i rrezikshėm. Mė duhej ta ndiqja natėn, sepse shkonte me qėllim nė zonat mė tė rrezikshme, nė kėrkim tė telasheve”. Pėr 40 vjet dhe me qindra filma nė karrierėn e tij (mesatarisht tre nė vit, edhe pse kėto kohėt e fundit i ka rralluar paska, pasi merret me verėrat dhe restorantet), Gérard Depardieu nuk duket se ka ndryshuar shumė. Pak i zhgėnjyer me kinemanė dhe i tronditur nga vdekja absurde e djalit, Guillaume (nė tetor tė vitit 2008, nė moshėn 38 vjeē pėr shkak tė njė pulmoniti), por megjithatė i dashuruar me jetėn. Nė jetėn e tij nuk mund tė mos pėrmendim pesė bypass-et nė zemėr, aksidentet me motor pėr shkak tė njė shpejtėsie pesė herė mbi normat e lejuara, kryevepra, shumė filma qė ai i quan tė pavlerė, dy prostitutat legjendare me tė cilat shkoi pėr tė jetuar nė moshėn 12-vjeēare dhe dashurinė pėr Carole Bouquet. Nė dhjetor do tė mbushė 62 vjeē, ndėrsa djali i tij mė i vogėl, Jean, do tė mbushė 4. Pinjolli i fundit Depardieu erdhi nė jetė nga lidhja me aktoren franko-kamboxhiane Hélčne Bizot. Por edhe ajo histori ka pėrfunduar dhe tashmė nė krah tė tij ėshtė shkrimtarja Clementine Igou, 25 vjet mė e re se ai. Ndėrkaq t’i qėndrosh nga pas ėshtė pothuajse e pamundur: mė mirė tė pėrqendrohesh te filmat e tij. Sapo kanė dalė “Mammuth” (ku interpreton njė punėtor ndėrtimi tė dalė nė pension dhe flokėt e gjata deri nė bel) dhe “Potiche” ku interpreton njė deputet komunist tė dashuruar me menaxheren Catherine Deneuve).

Zoti Depardieu, kohėt e fundit keni thėnė: “E vetmja gjė qė mė intereson janė personat me tė cilėt punoj, as rolet dhe asgjė tjetėr”. Vlen vetėm pėr filmat apo edhe pėr zanatet e tjera?

Vlen pėr gjithēka. Ndoshta kinemaja ka vdekur, por unė nuk kam ndryshuar, jam i njėjti qė kur isha 3 vjeē. Bėj ēdo lloj filmash, por vetėm me njerėzit qė njoh dhe qė dua.

Vėrtet jeni i bindur se kinemaja ka vdekur, apo ėshtė vetėm njė batutė?

Varet se ēfarė kupton me kinemanė. Sot, e gjithė paraja ėshtė pėrqendruar te televizioni dhe filmat amerikanė qė nuk vlejnė fare. Po shohim gjithmonė e mė pak filma tė bukur dhe kinematė qė mbushen vetėm me fėmijė. Tani 30-vjeēarėt preferojnė tė qėndrojnė mė shumė nė shtėpi pėrpara televizorit.

Ju nėse nuk bėni filma, i pėrkushtoheni verės?

Kam qė prej vitit 1989 qė merrem me verėra. Kam fabrika nė Argjentinė, Marok, Algjeri, Spanjė, Itali dhe sigurisht nė Francė. Vera ka shpirt, njėlloj si njerėzit, ka tė bėjė me miqėsinė dhe ndarjen e kėnaqėsive tė thjeshta. Dhe nė fakt unė preferoj ta kaloj kohėn nė fshat me fshatarėt dhe njė gotė vere pėrpara se sa nė sheshin e xhirimeve me aktorėt.

Ėshtė e vėrtetė qė tani pini mė pak?

Nė fakt, kur jam i stresuar, pi shumė shishe nė ditė.

Po kur jeni i qetė?

Mundohem t’i, reduktoj edhe pse nuk e kam tė lehtė. Unė tek kjo tokė jam shumė i lumtur, ndaj kjo mė shtyn tė pi shumė.

Te “Mammuth” keni shtuar shumė nė peshė. Nuk ndryshuat stil jetese pas bypass-it tė pestė?

Kur zemra ka probleme, ndihesh gjithmonė i lodhur, njėsoj si pleqtė. Kam lėnė duhanin dhe pėrpiqem tė ha mė pak, por e kam tė vėshtirė. Edhe pse e dinė tė gjithė qė mua mė pėlqen shumė tė gatuaj. Mbetem pa fjalė kur shoh se si fėmijėt e sotėm nuk dinė asgjė rreth natyrės dhe jetės qė na rrethon.

Ndonjė kujtim tė lidhur me ushqimin, kur ishit fėmijė?

Kur nuk kishim para, shpesh mamaja mė dėrgonte mua te kasapi. Ishte pak e sikletshme kur ai mė thoshte “I thuaj babit tė vijė tė mė paguajė”.

Ish-gruaja juaj, aktorja Élisabeth Guignot, thotė se ju jeni i fiksuar pas punės. Jeni dakord?

Po, kam nevojė tė merrem vazhdimisht me aktivitete.

Keni bėrė filma tė jashtėzakonshėm, por edhe nga ata komercialėt pa vlerė?

Shpesh ndjek miqtė, energjinė, atė qė mė thotė instinkti. Jeta ėshtė shumė e shkurtėr dhe e brishtė. Cigaret, jeta dashuria... me pak fjalė ka gjėra mė tė rėndėsishme se njė film apo jo?

Si pėr shembull gratė?

Mbi tė gjitha gratė. Kam mėsuar shumė nga gratė dhe tė dashurat e mia, por mė shumė kam mėsuar duke lexuar Virginia Woolf e Anaļs Nin se sa Ernest Hemingway. E dhuroj Scott Fitzgerald, por shkrimtaret janė tė preferuarat e mia. Nė kėtė moment, pėr shembull, mė pėlqen shumė Marie Ndiaye (me origjinė senegaleze. Nė Francė ėshtė shumė e njohur se ka fituar ēmimin “Goncourt”. Gratė mė kanė bėrė tė jem i durueshėm dhe tė pres se ēdo tė ndodhė me qetėsi.

Ndoshta, pėr kėtė arsye, keni pasur shumė gra nė jetėn tuaj. I dashkeni shumė...

E vėrtetė, besoj te dashuria, por jo tek ajo e pėrjetshmja. Kam njohur njerėz qė kanė qėndruar bashkė gjithė jetėn, por vetėm sepse duhej. Pėrkundrazi, pėr tė mirėn e fėmijėve, duhej tė ishin divorcuar. Pėr sa mė pėrket mua, kam pasur shoqe tė mrekullueshme nė krah, qė edhe kur jemi ndarė, miqėsia ka mbetur.

Sigurisht tė ndahesh kushton shumė, por i urrej konfliktet dhe gjithmonė dua t’i shmang, pavarėsisht kostos.

Nė njė intervistė, keni thėnė se nuk keni mė ambicie? Pėrse

Nė tė vėrtetė nuk i kam pasur kurrė: jetoj tė tashmen, jam kureshtar pėr tė tjerėt, kėshtu kam qenė qė fėmijė. Jam aktor, jo se mė intereson tė jem i famshėm, por thjesht sepse ėshtė njė zanat qė mė jep mundėsinė tė njoh shumė njerėz dhe tė mėsoj gjėra tė reja. Nėse duhet tė interpretoj njė mjek, pėr shembull, frekuentoj mjekė tė tjerė dhe shkoj nė spital pėr tė asistuar nė ndonjė operacion. Mėson gjėra tė reja apo jo?

Pėr sa i pėrket operacioneve, ju keni bėrė shumė?

Po, nė zemėr dhe shumė tė tjerė, pasi jam rrėzuar me motor. Thuhet se jeta ėshtė plot pengesa dhe duhet energji pėr t’i kaluar. Unė mendoj se i kam, edhe pse shpesh bėhem pesimist.

Shkruani libra me receta, prodhoni verė, hapni restorante. Kjo mund tė quhet punė?

Mua mė pėlqen ta ndaj ushqimin me tė tjerėt dhe tė ushqej njerėzit. Tė gatuash pėr tė tjerėt ka lidhje me dashurinė. Ato qė bėj, mė japin energji dhe mė bėjnė tė jem nė kontakt me njerėzit qė kanė tė njėjtin pasion me mua.

(Shqip)


Postuar nga AngelDevil datė 30 Nëntor 2010 - 22:12:

Vdes aktori komik Leslie Nielsen

Aktori komik Leslie Nielsen, detektivi i famshėm i serialit tė filmave ‘The Naked Gun’, ndėrroi jetė dje nė Florida nė moshėn 84-vjeēare, pėr shkak tė komplikacionit tė pneumonisė.


Edhe pse famėn e fitoi me rolin e detektivit Frank Drebin nė sagėn e filmave komikė ‘The Naked Gun’, Nielsen ka njė karrierė 60-vjeēare nė kinematografi.


R.I.P Leslie Nielsen


  Gjithsej 5 faqe: [1] 2 3 4 5 »
Trego 41 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.