Forumi Horizont Gjithsej 8 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 »
Trego 8 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Perdorimi i disa Medikamenteve (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17755)


Postuar nga Morfine datė 01 Prill 2010 - 19:03:

Efektet anesore dhe rreziqet e Asperines*

Aspirina, nėse pėrdoret pėr njė kohė tė gjatė shkakton rrjedhje nė sasi tė vogėl tė gjakut qė rezulton nė defiēit tė hekurit dhe nė formimin e ulēerave gastrike.
Ndėrlikimet mund tė mėnjanohen duke pėrdorur aspirinė tė veshur me lėndė tė posaēme, tė cilat nuk treten deri sa tė arrijnė nė zorrė. Pėr tė zbehur kėto efekte shpesh shtohen komponime suplementare me natyrė bazike ose tampone, apo edhe medikamente tė tjera shoqėruese mbrojtėse tė stomakut dhe inhibitorė tė pompės protonike ose frenues tė ngjashėm tė sekretimit klorhidrik. Pėr shkak tė efekteve anti koaguluese, aspirina
kundėr-indikohet nė rastet e dėmtimeve hemorragjike ose nė operacione. Aspirina nuk i jepet fėmijėve me linė e dhenve ose me grip sepse rrit rrezikun e shfaqjes sė Sindromit Rey, sėmundje e trurit dhe e organeve tė abdomenit. Si rregull, gratė shtatėzėna duhet tė mėnjanojnė marrjen e aspirinės. Njė numėr i madh komplikimesh gjatė shtatzanisė lidhen me kėtė medikament, duke pėrfshirė dėshtimin dhe efekte tė padėshiruara nė zhvillimin e fetusit. Nė disa raste, gjithsesi, mjeku mund tė pėrshkruaj doza tė ulta tė aspirinės pėr tė ndihmuar nė trajtimin e disa gjėndjeve patologjike tė nėnės. Asimilimi i dozave shumė tė larta tė aspirinės
mund tė shkaktoj helmim. Simptomat pėrfshijnė frymėmarrje tė shpejtė, tė vjella, sjellje tė ēuditshme dhe nė raste mė tė rėnda, koma. Nevojitet kujdes mjekėsor i menjėhershėm. Aspirina dikur ishte shkaku mė i zakonshėm i helmimit tek fėmijėt. Prezantimi i paketave rezistent ndaj fėmijėve ka dhėnė rezultat nė uljen e incidencės sė helmimit, por si ēdo medikament tjetėr, duhet tė mbahet larg kėtyre tė fundit.


  Gjithsej 8 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 »
Trego 8 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.