Forumi Horizont Gjithsej 77 faqe: « E parė ... « 64 65 66 67 68 69 70 71 72 [73] 74 75 76 77 »
Trego 77 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Sherbimi mjeksor ne Shqiperi (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17818)


Postuar nga NS-6 datė 21 Shtator 2015 - 20:39:

Spitalet shteterore dihet ne cfare gjendje jane por nuk mendoj qe privati do ishte zgjidhje per cdo gje! Politikat shendetsore duhet te jene te tilla qe te mbajne nje balance ndermjet shteterorit dhe privatit. Ne shume vende, politikat shendetsore qe ndjek nje qeveri jane themelore per rezultatet e zgjedhjeve qe do te kete!

Ne Shqiperi duket qarte qe ekziston nje disbalance ndermjet shteterorit dhe privatit ku politika e ministrise anon ne drejtim te privatit duke lene pak shance zgjedhje! Eshte e vertete qe buxheti i shtetit nuk lejon shume gjera qe privati do ti plotesonte menjehere por shoh pak te arsyeshme nje sere masash qe jane marre. Mund te permend ketu ceshtjen e dializes dhe te nderhyrjeve kardiake ku privati i kryen (me pak perjashtime) dhe shteti i rimburson! Nuk e kuptoj dot logjiken e kesaj gjeje ne nje kohe kur shteti leshon gjithe ato para per nje sherbim qe mund ta krijonte vete neper te gjithe spitalet dhe ndoshta kosto do te ishte me e ulet! Natyrisht, interesat qe luhen ne mes jane te larta, deri tek monopolizimet e sherbimeve qe te bejne te kuptosh se pse ceshtja ne shteteror nuk ecen perpara! Sepse privati leviz nje sasi te tille parash qe mund te ndikoje cilendo tender qe mund te behet per nje sherbim!

Kjo tendence nuk ka ndermend te ndryshoje sepse monopolizimi po shtrihet edhe drejt laboratoreve dhe sherbimeve te tjera mjekesore.

Nuk besoj ne konceptin e mjekesise falas sepse nuk mund te ekzistoje nje koncept i tille sepse eshte i paaplikueshem. Deri diku eshte si ideologjia e socializmit qe ne teori eshte shume e mire por ne praktike nuk sjell rezultatet qe shpresohen!

Mosmirembajtja e dickaje shteterore vjen per faj si te njeres pale ashtu edhe te tjetres. Me ka qelluar te shkoj tek materniteti i ri ne Tirane (thjesht per te marre nje shembull) ku stolat qe jane ne hyrje te reparteve jane shkulur nga hekurat! Tani, po me stolat ca patet? Muret te shkruajtura, gjurme kepucesh deri ne lartesine e gjoksit ne mur sikur ca faji te kishte...kjo tregon nje nivel te ulet qytetarie (dicka qe e konsideroj po aq te ulet sa edhe emertimi i fushates se bashkise se Tiranes me emertimin "Lufte Zhulit"...teorikisht aty ku ai vend duhet te behet shembull per te tjere). Kjo tregon dicka qe zor se mund ta ndryshosh ose nese duhet, vertete qe duhet me i rene me sopate sepse shqiptari nuk njeh rruge te mesme! Nderkohe ne spitale te tjera, vendosen roje per te ruajtur ambiente: domethene harxhohet lek shtese per te mirembajtur dicka qe duhet te na vije natyrale ta bejme sepse eshte dicka qe po e perdorim!

Kur sheh keto gjera, habitesh se nga dolen gjith keto katal ne kaq pak kohe! Kupton qe shqiptarin po nuk e sundove me dhune, nuk e menaxhon dot ndryshe. Nuk mund ta lesh te lire sepse nuk e kupton lirine sic duhet por tenton ta dhunoje ate liri! Dhe arrin deri ne piken qe pranon nismat "Lufte Zhulit", "Burg kush shurron poshte ures tek Lana" etj etj. Ketu konceptet nuk mund ti lesh kohe te evoluojne dhe te zhvillohen por duhet ti imponosh me dhune dhe ne menyre te menjehershme sepse perndryshe nuk behen!

Mendon qe dukem sikur jame bere me ja mbath serish pas gjithe ketyre gjerave? Personalisht jam tip optimist dhe jam prej atyre qe mendoj qe nese do te deshironte nje shtet te vendoste rregull e ben edhe brenda nje periudhe te shkurter por duhet te jene te bindur ato qe na qeverisin! E kote te fshihemi akoma pas tranzicionit...tranzicionin duhet ta konsiderojme te mbyllur me ikjen e Sales nga politika, pa anuar nga asnje krah se kush do vinte ose do vije me pas! U bene 25 vjet tranzicion po ketu po shkon ne vend numero. Disa gjera nuk duhet ti diskutonim fare sot dhe duhet ti konsideronim te mbaruara prej kohesh!


  Gjithsej 77 faqe: « E parė ... « 64 65 66 67 68 69 70 71 72 [73] 74 75 76 77 »
Trego 77 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.