Forumi Horizont Gjithsej 6 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 »
Trego 6 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Historia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=15)
-- E vėrteta mbi Maqedoninė antike (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18153)


Postuar nga RIP Gibbs datė 07 Dhjetor 2010 - 11:51:

Sa i pėrket gjuhės maqedone Otfried Muller nė veprėn e tij ,Ueber die Wohnsitz, die Abstammung
und die altere Geschicht des Makedonischen Volkes” (1825), thotė:
"maqedonasit nė vend qė tė flasin si grekėt e tjerė, shkronjave: f, h, th u thonė b, g, d ashtu si popujt
barbarė, fqinjėt e maqedonasve, e sidomos ilirianėt”.
Historia e lashtė e Maqedonisė antike ėshtė pak e njohur.
Megjithatė, veprat e pakta tė shkruara burimore, si edhe materialet e gjetura arkeologjike na japin
dėshmi e mundėsi pėr tė gjykuar pėr historinė e Maqedonisė sė lashtė.
Historia e Maqedonisė antike kryesisht ndahet nė dy periudha:
a. periudha legjendare (qė mbėshtetet kryesisht nė tė dhėnat gojore (deri nė vitin 500 p.e.s.),
b. periudha historike fillimi i shek. V p.e.s. - ( deri nė vitin 148 p.e.s.).
Rrėnjėt e popullit tė lashtė maqedonas, zėnė fill nė fillim tė mijėvjeqarit tė parė p.e.s., por ende janė
tė mbuluara me misteriozitetin e parahistorisė. Pėr fat tė mirė shumė shkrimtarė tė antikitetit i kanė
shėnuar ose evidentuar gojėdhėnat, mitet dhe legjendat, qė megjithėse janė pak narrative
(pėrshkruese), o pak a shumė me karakter mitik (legjendar), megjithatė ato na japin tė dhėna tepėr
me rėndėsi pėr errėsirėn parahistorike maqedonase.
Sipas gojėdhėnės, Eponimi - udhėheqėsi fisnor i maqedonasve tė lashtė ėshtė Maqedoni.
Pėr origjinėn e tij, burimet ofrojnė versione me bollėk e tė llojllojshme si: Heroi mitik (legjendar),
themeluesi i Maqedonisė ishte bir i Perėndisė sė Zeusit tė fuqishėm (mendimit, trurit), zotit suprem
tė tė gjithė hyjnive dhe perėndeshės sė kohės, Hronosit.
Legjenda thotė se:
nėna e tij ka qenė Tija, e cila ishte e bija e Denkalionit dhe Pirit.
Kėta tė dy (Denkalioni dhe Piri), i lindėn Amfiktion, Helenin dhe Magnetin.
Edhe Maqedoni ka pasur dy djemė:
Pierin dhe Emat - in, heronjt eponim tė dy krahinave nė Maqedoninė antike, Pieria dhe Ematia.
Sipas njė legjende tė dytė:
Maqedoni, ka qenė biri i Perėndisė sė Egjyptit, Ozirisit, ndėrsa pėr vėlla ka pasur Anubisin.
Atributi karakteristik i Maqedonit ka qenė Ujku, ndėrkaq i vėllai i tij Anubisi ka pasur Qenin.
Ozirisi, ia lėshoi pushtetin e Egjyptit Izidės, duke u nisur pėr pushtime tė reja, i shoqėruar nga dy
djemtė e tij, Maqedonin e Anubisin.
Nė Thraki, Ozirisi arriti tė vras mbretin Likurg, tė cilin e zėvendėsoi me tė birin Makedonin, i cili u
bė mbret i kėsaj treve.
Vendi ku sundonte i biri i Ozirisit u quajt MAQEDONI.
Sipas njė legjende tjetėr Maqedoni ishte njėri prej 50 bijėve tė mbretit Liakon, qė sundonte nė
krahinėn e Arkadis[ (Peleponezit).
Legjenda e katėrt thotė se Maqedoni ishte njėri prej bijėve tė Eol - it, eponim i heroit tė Eolėve,
ndėrsa vėllezėr tė tij ishin:
Pieri, Magneti, etj.
Kuptohet, se nė kėto raste duhet tė jemi tepėr tė kujesshėm nė orvetjet pėr tė interpretuar gojėdhėnat
e legjendat e lashta, edhe pse pėrvoja na ka mėsuar se secila prej tyre, pėrmbanė njė fije shkėndije tė
vėrtetė. Domethėnia linguistike e emrit Maqedon ėshtė si vijon:
Emri Maqedoni rrjedh nga Makednos, qė e hasim pėr herė tė parė te Homeri, me kuptimin: ,,shtrat i
mirė” ose ,,tridhje, i lartė ose i ngushtė”.
Kėto fjalė e kanė tė njejtėn rrėnjė me fjalėn ,,makro” ose i lartė.
Shtesa Maked - onia ėshtė sufiks me prejardhje ilire ose thrako - frige, qė e definon tėrė emrin
Maqedoni, qė do tė thotė: "tokė e lartė".
Me njė fjalė, emri Maqedoni do tė thotė: vend i lartė, kodrinor - malor, e cila kishte tė bėjė,
parasėgjithash, nė njė rajon tė Maqedonisė sė Epėrme nė rajonin e Orstidės (Kosturit), prej nga nis
dinastia e parė mbretėrore maqedonase e Argeadėve, e cila kohė pas kohe i ka zgjeruar territoret me
pushtime tė tjera. Nė bazė tė analizave paleo - linguistike, madje edhe tė burimeve historike,
legjendave tė lartėshėnuara, gojėdhėnave dhe gėrmimeve arkeologjike, studiuesit seriozė, qė nuk
janė tė paktė, qė merren me gjenezėn e popullit tė lashtė maqedonas kanė ardhur nė disa teza.
Studiuesja, Barbara Jelavich (,,Historia e Ballkanit”, V I,Tiranė 1999, f. 20) do tė shprehet:
"rrėnjėt etnike tė maqedonasve tė lashtė qenė sipas tė gjitha gjasave ilire, megjithėse nė atė kohė
shtresa e lartė kishte rėnė nėn ndikimin e kulturės greke”.
Albanologu shqiptar, prof. Eqerem Ēabej (,,Studimet gjuhėsore”, III,Tiranė, 1976, f. 52) thekson:
,,Prandaj nė Ballkanin e vjetėr mė shumė se me kufi gjuhėsorė, kemi tė bėjmė me kufi kulturash.
Duke shiquar ēėshtjen nė dritėn e kėtij realiteti, do tė pėrfundojmė se krahas me dy gjuhėt klasike tė
Gadishullit u mbajtėn gjallė, sidomos nėpėr krahinat malore, elementi autokton edhe nė shekujt e
mė pastajmė".
Kėtė gjė e vėnė re qė nė shek. XIX, historiani i madh Teodor Momzeni, nė veprėn kapitale
,,Historia e Romės” (f. 185), nė mes tjerash shton se:
,,viset ballkanike qė nė kohėn romake krahinat e brendshme tė maqedonisė krahas greqishtes dhe
latinishtes, duhet tė jetė e ruajtur edhe gjuha e popullit, ilirishtja”.
Studjuesit, Todi Dhamo dhe Faik Lama, njohės dhe ekspertė tė historisė sė antikitetit Ballkanik, nė
veprėn ,,Historia e Kohės sė Vjetėr” (V. II, Tiranė 1992, f.128), nė mes tjerash do tė shprehen:
"popullsia e maqedonisė qė pėrbėhej nga fise ilire, thrakase dhe nga disa fise tė afėrm me grekėt,
banorėt e Maqedonisė flisnin njė gjuhė tė afėrt me greqishten, por megjithatė tė pakuptimshme me
grekėt..."
Studiuesi arbėresh nga Zara, Aleksandėr Stipēeviq, nė veprėn ,,Ilirėt” nė faqen 39 do tė shprehet se:
" nė viset e brendshme jetojnė njė varg fisesh, disa prej tė cilėve na janė fare mirė tė njohura nga
burimet historike dhe epigrafike.
Duke shkuar nga jugu kah veriu i hasim sė pari Maqedonėt, pėr karakterin etnik tė tė cilėve ėshtė
diskutuar shumė nė shkencė.
Grekėt, deri nė shek. VI-V p.e.s. i rradhisnin nė mesin e popujve barbarė".
Nė vitin 1854, albanologu i famshėm gjerman Hahni, qė me tė drejtė shikohet si themeluesi i
shkencave albanistike, i formulon kėto teza:
Epirotėt dhe Maqedonėt edhe nė kohėn e Strabonit ishin jogrekė ose barbarė,
Epirotėt, Maqedonėt dhe Ilirėt janė farefis nė mes tyre,
Ka shumė shenja qė shqiptarėt e maqedonėt pėrbėjnė thelbin e fisit tireno - pellazgjik, skajet e
mėtutjeshme tė tė cilit nė Itali e nė Thraki hyjnė brenda nė histori,
Ilirishtja, ėshtė gjuhė pellazgjike nė njė kuptim mė tė gjėrė.
Me kėto teza albanologu gjerman Hahn, te ilirėt, si paraardhės tė shqiptarėve, pėrfshinė edhe
Epirotėt e Maqedonėt e lashtė, pra tė gjithė kėta popuj i bėnė tė ardhur nga pellazgėt.
Teza e afėrsisė sė Epirotėve, Ilirėve dhe Maqedonasve ėshtė sot njė mendim i pranuar pothuajse
gjithkund, sepse edhe ato pak dėshmi qė kanė ngelur nga gjuhėt e kėtyre popujve, flasin qartė pėr
njė afėrsi tė tillė. (Prof. E. Ēabej, Studime gjuhėsore, III, f. 43 - 44).
Nė fillim tė shek. XX Mis Edit Durham, nė ,,Brenga Ballkanike” (Tiranė, 1998, f. 7 - 8) do tė
shkruante: "dihet se Gadishulli Ballkanik nė krye ėshtė banuar nga fise ilire, trake e maqedonase,
popuj barbarė, pra jogrekė.Ishin njė mori fisesh tė egra nga prijėsit e tyre qė duhet tė kenė qenė
mjaft tė afėrt si racė.
Trajta e gjuhėve tė tyre nuk njihet.
Herodoti thotė se:
" nė qoftė se trakasit do tė kishin qenė nėn sundimin e njė personi tė vetėm ose tė bashkuar me njėri
- tjetrin, pėr mendimin tim, do tė ishin tė pathyeshėm. por, kjo ishte e pamundur.
Dhe ai, (Herodoti ka plotėsisht tė drejtė nė vlerėsimin qė u bėnė kėtyre popujve.
Filipi II i Maqedonisė i shkriu kėto fise tė egra nė njė fuqi tė vetme, ndėrsa trakėt, maqedonėt e
ilirėt u bėnė themel i ushtrisė ngadhnjimtare tė Aleksandrit tė Madh. Ballkani ėshtė vendi ,,i
perandorive tė njė njeriu”, perandori tė cilat rrojnė sa ėshtė gjallė njeriu qė e kanė nė krye. Vetė
perandoria e Aleksandrit nuk e pati jetėn e gjatė, pasi vdes nė vitin 323 p.e.s. Megjithėse ka kaluar
njė kohė e gjatė ende ėshtė i gjallė nė mesin e njerėzve, gjaku i tė parėve u vlon nė deje.
Besoj se tashmė nuk vihet nė dyshim fakti se shqiptarėt e sotėm janė pasardhėsit e drejtėpėrdrejtė tė
atij populli tė egėr e primitiv tė Ballkanit. Aleksandri i Madh ishte maqedonas dhe Olimpia, nėna e
tij ishte princeshė Epirote, pra s’ka dyshim se Aleksandri ishte shqiptar. Deri kėtu jemi nė rregull,
por gjithnjė ėshtė thėnė se nga i ati kishte prejardhje greke, vėrtetė tė largėt, por qė grekėt e kanė


  Gjithsej 6 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 »
Trego 6 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.