Forumi Horizont Gjithsej 40 faqe: « E parė ... « 29 30 31 32 33 34 35 36 37 [38] 39 40 »
Trego 40 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqėrore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Jeni zhgenjyer ndonjehere ne jete?! Dhe nga kush jeni zhgenjyer? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18170)


Postuar nga robert datė 28 Dhjetor 2014 - 10:46:

Ndėrsa Altini vazhdonte.
“…Po, ky kolektiv ka kurajon ta shohė nė sy tė metėn,
vėshtirsinė, apo edhe justifikimin. Dhe kjo bėn pjesė
nė tė pėrgjithshmen e kėtij kolektivi, qė din t‘u japė
zgjidhje problemeve, vėshtirėsive e punės. Kjo ėshtė
ajo qė e dallon ...“
E tėrci e vėrci. E more Altin, i paske mėsuar tė veēantėn e tė pėrgjithshmen. Ndaj vazhdonke mė poshtė me lavdėrime pėr kėtė kolektiv luftarak. Ja, paske diēka edhe pėr mė tė riun e ofiēinės, Sajmirin, qė ka dy muaj qė ka filluar punė tek ne, dhe ėshtė gjithė energji, siē thua. Posi, prit sa tė kthehem unė, se ia tregoj unė energjitė atij Sajmir-lagėsit, qė s’le njeri pa lagur me zorrėn e ujit. Ia tregoj unė kur ta zhvesh fare, siē ia bėra herėn e fundit, ku e bėra qull sa doli me brekė derisa iu thanė rrobat e lagura. Kėsaj radhe do ta bėj tė zhvishet krejt lakuriq. Lėre, po dhe ty Altin gazetari do tė bėj tė zhvishesh, po tė vish nė kohėn qė do tė jem unė aty. Horr!… Jo, jo, horra ishin shokėt e mi tė punės. Ky Altini duhej tė ishte horr-horri! Po, po, hipokrit ishte, ndryshe nuk do shkruante kėto broēkulla. Pėr kėtė ish pėrpjekur ky karrierist! Pėr gėnjeshtra me bisht, qė s’i hante as bufi!? Veē nė mos e takofsha! Ah, …
Nji ta tėrhequr gazetėn dhe e grisa copa-copa, pa e mbaruar sė lexuari deri nė fund. I grisa rezultatet dhe emrat e shokėve tė mi tė punės. I bėra ēik-ēik preokupimet e horrave dhe qorrave tė ofiēinės. I grimcova fjalitė dhe tė gjitha fjalėt e Altinit. Tė gjithė shkrimin ia hodha nė plehra. Gjellėn e mbetur nė pjatė e lashė aty. Oreksi mė ishte ndėrprerė. S’mė shtyhej mė lugė poshtė. Gjithshka mė ishte neveritur. Dy gėzimet e njėpasnjė-shme mė kishin torvullosur e ma kishin hequr oreksin. Gjithshka mė dukej e shplarė. Nuk arrija ta kuptoja, se si mund tė shkruahej aq dallkaukshe, pėr kolektivin tonė dallkauk! Pėrse nuk jepeshin disa fjalė mbi realitetin tonė prej horrash!? Rrofshin horrat, thashė, dhe poshtė horr-horrat!..


***


  Gjithsej 40 faqe: « E parė ... « 29 30 31 32 33 34 35 36 37 [38] 39 40 »
Trego 40 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.